Arritëm tek autobuzi dhe shof që ai hyn në autobus pas nesh. – Mos edhe këtu- thash me vete duke shfryrë. Lea u ul me anen dhe fatkeqësisht nuk kishte më vende bosh. Pas pak dy djem u ngritën dhe zbritën duke liruar dy vende, uh sa mir që ikën mendova, por u pendova sepse pran meje u ul ai, ufff a ka më keq?? Po sigurisht që kishte, ai filloi fliste por unë vendosa kufjet dhe e ngrita zërin e muzikës deri në fund, për të mos e dëgjuar. Kur arrita në stacion ai kishte zbritur,mbase nëndonjë stacion më përpara por unë nuk e kasha vënë re.
- Ajli , çke me rajanin që sillesh aq keq moj?
- Di un e kam shumë inat, nuk e di pse
- Ah moj motrushja ime sa e çmendur je
- Psee moj?
- Gjithë ai yll aty të flet me të mira, kurse ti ia kthen me inat
- Uhh nuk e shef ti, mos duhet të ndjehem e nderuar unë se më acaron nervat ai ?
- Hahahahahahaahahaha
- Çke që qesh moj?
- Epo kështu lindin dashuritë e mëdha motrushe duke acaruar njëri-tjetrin
- Ça thua moj shushk, ça dashurie , unë ate nuk e duroj dot ta kem afer, e kam si alergji
- Ëhë po po alergji e ëmbël ama
- Pffff o zot me kë merrem dhe unë
- Ika unë se arrita oj zhele
- Shyqyr se më çmende, pacim
- Pacim vajzë e acaruar
Hëngra darkë dhe u ngjita lart, hyra në dhomë, u shtriva në krevat dhe hyra në fb. Pash se "mister acaruesi" më kishte dërguar ftesë. Nuk do ja pranoja por u bëra kureshtare dhe I hodha një sy profilit të tij , në fakt nuk ishte dhe aq I shpifur por gjithsesi mbetej një debil acarues. Mbylla fb dhe bëra detyrat, sigurisht të vetmet që lash ishin ato të matematikës.
I mbarova detyrat dhe zbrita poshtë që të ndihmoja mamin për ndonjë punë shtëpie. Pasi mbarova ato erdhi darka , babi u kthye nga puna dhe u ulëm së bashku për të ngrënë.
Hëngra dhe po më flihej shumë gjum.
- Ma po iki unë natën
- Natën
- Natën ba
- Natën dhe mbulohu mirë se është ftohtë- eh babi gjithmonë me të njejtat gjëra
- Mir ba- putha vellain dhe ika
U zgjova çuditërisht sot u ngrita vet pa më ulëritur mami. Ishte herët, kreva rutinën e mëngjesit dhe thash të dilja. Shkova te Lea dhe e thirra , më pas u nisëm të dyja në 7:55 ishim në stacion.
Hipëm në autobus unë para ajo kaloi mbrapa. Te vendi I parë , të dyja sendiljet ishin bosh. U ula dhe u spostova tek sendilja nga dritarja , vura kufjet në vesh me volumin në maksimum dhe mbylla syt , pas nja dy stacionesh besoj , ndjej një dorë që më preku tek supi. Ngre kokën dhe shof që ishte Rajan acaruesi.
Hoqa kufjet dhe ai më tha:
- Mgjesi kukull- nuk I fola
- Pse nuk më flet moj?-ndërkoh ishte ulur pranë meje
- Më falni me mua e kishit?
- Po sigurisht që me ty
- Epo unë kam një emër dhe ai nuk është kukull
- As komplimenta nuk pranon ti?
- Jo- ia preva shkurt. E pash që u acarua shume
Autobuzi arriti po ai nuk po ngrihej dhe unë nuk kishia si të kaloja.
- A mund të ngrihesh?
- ....
- Hej dëgjon apo jo? – I thash dhe e preka te supi
- Ou me mua e kishit?
- Po a nuk e shikon që nuk ka njeri tjetër në autobus? Tani cohu se më duhet të kaloj.
- Nuk dua të ngrihem .
- Ore ti debil ngrihu se nuk dua të vonohem për fajin tënd.
- Në rregull do të largohem vetëm nëse më puth në faqe, tn po desht ne ndonjë vend tjetër ti unë nuk kam kundërshtime.
Në ëndrat e tua, mendova por nuk ja thash sepse atëherë nuk do të ngrihej kurrë.
- Hmm ok do të të puth, ama pasi të më hapësh rrugën
- U tha u bë- tha duke buzëqesur , I shkreti e mori seriozisht atë që I thash.
U ngrit nga sendilja dhemë la të kaloja ndërkoh ktheu kokën dhe po priste që ta puthja por .....
YOU ARE READING
HISTORI PA TITULL
RomanceHISTORI PA TITULL Unë jam vetëm një vajzë 16 vjeçare, nuk jam e bukur as e pasur , dhe as 1-she në mësime,ama përpiqem që të jem më mirë cdo ditë. Kam shumë synime për të ardhmen, dua të behm dikushi në jetë , dua të mbaroj shkollën, të arrij të s...