Ricordi

190 16 15
                                    

Isha ne shtepine e re.Ishte nje apartament dykatesh ne nje kompleks afer qendres se qytetit.Moblilimi nuk kishte mbaruar akoma,por te gjithe po ndihmonin nga pak.

Dhoma ime ishte e madhe.E ndaja bashke me Sofine.Vendosem ta lyenim ngjyra ngjyra,ndersa tavanin ta lyenim blu.

Dhoma e Eidenit ishte me e vogel se e jona ,po prapeseprap e rehateshme.Ishte e lyer me ngjyre gri dhe te verdhe.Dukej shume bosh krahasuar me tonen.

Ndersa Leo kishte nje dhome afer me tonen.Kishte ngjyre te kuqe,portokalli dhe blu.Figura makinash te pikturuar kudo dhe lodra pafund.

Dite per dite benim blerje per te kompletuar shtepine tone te re.Do jetoja me hallen qe ketej e tutje.Gjysherit do rrinin ca kohe dhe me pas do ktheheshin perseri ne fshat.

Kishin kaluar fiks nje muaj qe kur kisha dale nga spitali.Plaget ne fytyre ishin zhdukur paksa por ishin akoma atje.Ne trup ishin me te renda dhe do merrnin me shume kohe per tu sheruar.

Ne det shkoja pasdite vone,kur plazhet boshatiseshin dhe une mund te notoja e qete ne uje te kripur.

Isha vetem ne shtepi me Sofine kur ra zilja e shtepise.Ajo u ngrit dhe duke rregulluar flokun shkoi te dera dhe hapi deren.

Une isha shtrirre ne sallon dhe nuk mund ta shihja se kush ishte.Ndoshta halla ose Eideni.

Po luaja nje loje ne telefon kur dera u mbyll dhe dhe degjova zera te vinin nga ai drejtim.Ngrita koken dhe pashe Amelian.Mbante nje cante shpine ngjyre blu dhe kishte nje tufe me lule.

Shkelqyeshem!Tani do me filloj alergjia.

U ngrita ne kembe dhe buzeqesha.

C'duan keta njerez ketu?!

"Buongiorno!"

"Buongiorno!"

Zgjata doren ,por ne vend qe te bente te njeten gje me perqafoi.

Po cmendem une apo njerezit?!

U ul ne divan dhe me zgjati lulet.

"Nuk mund te vija duarbosh,keshtu te solla lule.Mora nga te gjitha pasi nuk e dija cila te pelqente."Floket e erret i vareshin deri ne bel.

"Do dicka per te pire?"

Pyeti Sofia.Mund ta shikoja qe ishte ne siklet.

"Fredo kapucino,me dy sheqer."

Nuk po fliste me njeri.Une me Sofine pame njera-tjetren ne sy.

"Per momentin nuk kemi.Nje gote kola,nese deshironi?"

"Ne rregull atehere."

U ngrita dhe duke terhequr Sofine shkuam ne kuzhine.

Atje ajo filloi te qeshte .Une mezi po e mbaja te qeshuren per vete.Kishim zene hunden dhe po qeshnim si derra.Mundem te pinim nga nje gllenke uje e te qetesoheshim ndersa une mbusha nje gote me kola per te.

Ra perseri dera.Kete here u nisa une per ta hapur.

Hapa deren dhe perpara me doli nje djale me floke te erret,pothuajse kafe dhe sy te kalter.

Shikoi njehere bernda duke zgjatur koken.Pastaj shikoi fytyren time.Syte iu ngulen aty per disa sekonda pastaj dha nje buzeqeshje.

"Me falni,ketu eshte Amelia Montesano?"

Italian.Po fillojne ta pelqejne shume vendin tone vitet e fundit.

"Kush e kerkon?"   Mos ndoshta futa hundet aty ku s'duhet?

"Jam i vellai."

Prandaj ngjanin aq shume.

I kerkova te priste  ndersa njoftova Amelian.

Beautiful LiarsWhere stories live. Discover now