Kapitulli 24

2.7K 218 164
                                    

Buzeqesha kur degjova fjalet e fundit te dilnin nga goja e tij. Ia vendosa duart ne qafe dhe e perqafova fort.

-Nuk eshte faji yt, - i thashe fare prane veshit. -Edhe une si ti do veproja ne te njejten situate.

Me afroi prane vetes dhe mori fryme i lehtesuar. Me duhet ta pranoj se me pelqejne jashte mase perqafimet e tij!

Pas nje jave.

Epo, nje jave kaloi dhe mund them se ndihem me mire fale Rianit dhe mbeshtetjes se tij. Me ka ndenjur prane ne cdo moment. Me nje fjale e ka mbajtur premtimin e tij.

Dhe une kam filluar te ngacmoj serish. Jo aq sa dikur, por perseri e ngacmoj. Me kishte marre malli ta acaroja, ta beja te me shihte me cudi per fjalet qe thosha, te qeshte me gjithe zemer, madje me kishte marre malli edhe per flirtet e tij. E cuditshme.

Do vazhdoja te mendoja akoma ne qofte se nuk do ishte per babin, i cili me shkeputi nga ajo qe isha duke bere.

-Dea, dua te te them dicka, - tha ai.

-Po, sigurisht. Cfare?

-Si thua sikur te shkosh me Rianin ne nje vend tjeter? Do te te benin mire pak pushime. Jo vetem ty, edhe Rianit.

-Ne fakt eshte ide shume e mire. Kam nevoje per pak pushime.

-Nisuni qe sot, ne dreke.

-Ne dreke?!

-Po, nuk e ke problem apo jo?

-Jo, jo. Nuk e kam problem fare.

-Bukur!

***

-Rian, une dhashe miratimin tim, por nuk te pyeta ty ne qofte se ke deshire te besh pak pushime.

-Cudi! Cfare ndodhi me Dean e meparshme qe nuk i interesonte fare per te tjeret dhe donte vetem te kenaqej?

-Ka ikur per pushime, - thashe duke buzeqeshur.

-Dhe kur kthehet?

-Ne qofte se Riani behet djale i mire, pushimet e saj do zgjasin, pastaj ne qofte se behet djale i keq, kthehet brenda castit.

-Merret me mend.

I nxorra gjuhen, pastaj paketuam rrobat ne dy valixhe. Ose me mire te them se Riani e beri ate gje. Une e detyrova ne njefare menyre.

U drejtuam te makina.

-Sa ore zgjat udhetimi?

-Gjashte ose shtate ore maksimumi.

-Une nderkohe do jem duke fjetur. Ti me zgjo vetem kur te ndalosh te ndonje vend per ushqim.

-Vetem tek ushqimi e ke mendjen! Po une cfare te bej gjate rruges?

-Do ngasesh makinen ndoshta?

-Vertet?! Nuk e dija!

Qesha dhe u rehatova te sedilja brenda makines.

***

Ishte e pamundur te flija.

Riani kishte vendosur muzike dhe ia kishte ngritur volumin ne maksimum.
E ula, ndersa ai e ngriti prape.
E ula dhe nuk po e lejoja ate qe t'ia ngrinte zerin.

-Dea, hiqi duart.

-Jo, hiqi ti duart se ti preva!

-Ma mbushe mendjen ketu!

-Riannn... Do te te pickoj.

Nuk i lashe kohe te kthente pergjigje, pasi e pickova vertet.

E hoqi doren menjehere.

-Auchhhh. Dea!

-Te paralajmerova. S'kam faj. Dhe shiko para. Je duke ngare makinen, nuk do doja te pesonim ndonje aksident tani.

Shkundi koken, por ne vend qe te ishte i inatosur, ai ishte duke qeshur.

-Naten tani Rian! Do fle une.

-Eshte dreke Dea. Nuk thuhet naten.

-S'ka gje. Prape naten!

Mbylla syte dhe qesha lehte.

***

Ndjeva nje prekje ne sup dhe hapa syte.

-Cfare ndodhi?

-Eja. Arritem.

-Arritem?! Po ushqim pse nuk hengrem? Pse nuk me zgjove?

-E ku zgjoheshe ti? Edhe tani madje kane kaluar pese minuta qe kur po perpiqesha te te zgjoja. Isha gati te te merrja ne krahe.

-Dhe pse nuk me more? Do ishte romantike!

-Do vish tani apo te shkoj vete? Jam i lodhur, kam nevoje per gjume.

-Edhe une gjithashtu. Kam shume nevoje per gjume.

Me shikoi i habitur.

-Cfare ka tani? Pse me sheh ashtu?

-Te flihet prape?

-Po sigurisht, nuk fjeta shume.

-Gjashte ore gjume jane shume pak ne fakt.

-Po te qendroj une zgjuar, do qendrosh edhe ti.

-Nderrova mendje. Me mire te flesh Dea. Me mire.

***

Riani hapi deren e shtepise dhe hyme brenda. Ishte nje shtepi qe babi e kishte blere pak kohe me pare vetem per mua.

-Ku do flesh ti?

-Ne kuzhine, - tha duke qeshur ironikisht.

-Mos more, thashe mos do flije ne ballkon.

-Jo jo, lere fare, e kam ndare mendjen qe do fle ne tualet.

-Mos bej shaka. Te dy e dime shume mire qe ti do flesh ne tarrace.

-Ahhh Dea! Si nuk pushove njehere se foluri!

-E ti si nuk u mesove nje here me mua! Me ke edhe te dashur per me teper!

-Qe ta dish ti, te dashuruarit bejne shume gjera, apo jo? - tha duke me shkelur syrin.

S'eshte ndonje gje e veshtire per te kuptuar se cfare bejne te dashuruarit.
Por puna eshte se ne nuk jemi tamam te tille.
Ose me mire te themi se nuk jemi fare te tille.
Po, kjo shkon me shume.

Truproja  Where stories live. Discover now