xv

1.6K 158 44
                                    

(pas 15 muajsh)

Vertitej ne kuzhinen e apartamentit te ri te Kristit, ate te cilit ai I referohej gjithnje si apartamenti I tyre. Plot here ne muajt e fundit Meglit I kishte kerkuar qe te transferohej per te jetuar aty, por ndonese kalonte pjesen me te madhe te neteve me te, ajo serisht s'kish hequr dore prej apartamentit te saj te vjeter.

'Paguan qera kot' shfrynte Kristi.'Kur tere gjerat e tua jane ketu, se kuptoj pse sduhet te jesh edhe ti'

'Do ta dorezoj muajin tjeter' i kish premtuar naten e mbremshme, e buzeqeshja e lumtur ne fytyren e Kristit ish shnderruar shpejte ne nje djallezore perpara se ta sulmonte me puthjet e tij kerkuese.

'S'do te te le te ikesh sonte, jo' I kish peshperitur asaj, tek e shtrengonte prane vetes nen carcafet e rremujshem perpara se te riniste ta puthte serisht e serisht.

'Ke stervitje' I peshperiste mes te qeshurash ajo, sepse te ish ne qender te vemendjes se tij I pelqente, shume.

'Ncuq, neser jo' e serisht zhytej ne lekuren e saj, per mos tu ngopur dot me aromen aq te embel te trupit te Meglit.

E I uritur per te ish zgjuar edhe ate mengjes, tek luante me trupin e zhveshur te Meglit qe flinte krah tij.

'krist' psheretiu ajo e pergjumur.

'Sht, rri e qete' I kerkoi tek vazhdoj ta adhuronte sic bente cdo mengjes kur zgjohej krah saj per te bere dashuri sa e sa here.

E ndoshta ishte e dyta here per ate te diele, kur ai shfryu I nervozuar

'Dreqin'

'C'ka?' pyeti Megli.

'S'ka gje. Me nje fjale ka dicka qe s'ka.' Beri nje lemsh fjalesh ai tek lemshezonte edhe floket e tij qe ishin zgjatur pakez, duke shkuar duart I nervozuar neper to.

'Prit ta gjej. Nga ajo gjeja?' Megli qeshi duke u mbeshtjelle me carcafin e bardhe.

'S'eshte turp ta thuash. Zot, me cmend fare. Kendej bertete emrin tim e ktej ke turp te thuaj prezervativ. Thuaje pas meje: Pre-zer-va-tiv.' Germezoi Kristi.

Ajo I gjuajti lehte e u terhoq prej tij, por Kristi e mbertheu serisht duke lidhur krahet rreth belit te saj hollak.

'Por fundja, s'kemi nevoje per to. Te premtoj qe do...' nisi ti fliste mes puthjesh qe I dhuronte qafes se saj.

'jo, jo, jo. Harroje' kundershtoi Megli.

'S'jam kalama, po me ofendon'

'Dhe une nuk dua kalamaj' shtremberoi fjaline ajo qe gjithnje insistonte te perdornin mbrojtje.

'S'do ishte keq ama' vazhdoi Kristi tek e puthte.

'Jemi te rinj' shkundte koken Megli qe s'dinte nese ai tallej apo jo.

'Por ama duhemi. Imagjino, disa kolopuca qe te ngjajne ty por jane gallate si une qe vrapojne neper shtepi. Ku ka me bukur?'

E tashme ajo ishte thuajse e sigurte qe Kristi tallej.

'Ka me keq ama. Ka kolopuca qe rrezohen dhe qajne dhe te lene pa gjume, dhe ka sende te thyera. Dhe e di cfare nuk ka ama? Nuk ka me nga ky aktiviteti qe ty te pelqen aq shume' dramatizoi Megli.

'Po mundohesh te mi nxjerresh prej qejfit, por une I dua gjithsesi. E di pse? Se do ishin tanet'

'Nuk do ndodhi' kete here ia doli te shkeputej prej kraheve te Kristit e te ngrihej, duke shtrenguar carcafin rreth vetes.

'Kur ta kam prishur ndonjehere une ty, megjithese, megjithesee...' beri ate fytyren prej filozofi dhe Megli e dinte qe ndonje koment pervers do te pasonte prandaj e nderpreu

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now