Kapitulli 31

2.5K 215 159
                                    

Shfryva e merzitur dhe e shqetesuar. Ora ishte dy dhe Riani nuk ishte kthyer.

Perplasa kemben ne toke nga nervozia.

Hapa deren per te dale jashte. Nuk mund te rrija ashtu duke menduar se ndoshta atij mund t'i kishte ndodhur ndonje gje.

Ktheva koken dhe pashe ate qe po qendrote vetem disa hapa larg meje dhe ishte mbeshtetur te muri duke kryqezuar krahet.

-Rian.

U kthye nga une dhe tha ftohte:

-Po zonjushe, deshironi ndonje gje?

Mora fryme thelle.

-Mund te hysh brenda.

-Jo, nuk ka problem. Do qendroj jashte.

-Rian...

Nuk tha asgje. U kthye ne pozicionin qe kishte pak me pare dhe as qe po me shikonte.

Ula koken e inatosur me veten time qe shqetesohesha per te kur ai ma kthente ne ate menyre.

Hapa deren dhe hyra brenda.
U ula ne kolltuk dhe vendosa duart ne fytyre.
Nuk dua ta pranoj se ai ka te drejte.

***

Leviza dhe ndjeva nje dhimbje ne gjithe trupin. Leshova nje psheretime dhe hapa syte.

Gjumi me kishte zene ne kolltuk.

Menjehere mendja me shkoi te Riani dhe u ngrita.

Ferkova syte dhe hapa deren. Ai gjendej perseri jashte. Dukej se nuk kishte vene gjume ne sy. Ishte ulur te nje stol qe gjendej te kopshti dhe u ngrit kur me pa mua.

-Keni nevoje per ndonje gje?

"Po, kam nevoje per ty."

Mund t'ia thoja ato fjale, por nuk e bera. Nuk ndihesha gati per te kuptuar reagimin e tij ne qofte se une flisja.

-Jo, per asgje.

Ndenja rreth nje minute jashte dhe me pas hyra perseri brenda duke u ndjere komplet budallaqe.
Do ishte me mire sikur ai te ma lehtesonte disi kete situate.

***

Paketova rrobat ne valixhe dhe hapa deren.

Riani erdhi prane meje dhe m'i mori valixhet duke i vendosur ato ne makine.

Do te largoheshim.
Nuk mund te qendroja me teper atje.

Rruga per ne shtepi shkoi shume qete. Riani as qe foli fare. As une gjithashtu. Nuk dija cfare te thoja.

Ne oren njembedhjete arritem ne shtepi.

Shkova menjehere te dhoma ime dhe gjeja e pare qe doja te beja, ishte te flija gjume, te clodhesha.

Por edhe gjume nuk flija dot. Sa mbyllja syte, me shfaqej imazhi i Rianit para. Me perseriteshin si refren te gjitha fjalet qe me tha kur e akuzova se kishte shkuar ne shtrat me Ajlen.

Mora fryme e deshperuar. T'i kerkoja falje, as qe behej fjale.

U ngrita dhe shkova te dhoma e tij.

E hapa ngadale. Ai ishte duke fjetur.

Iu afrova dhe vendosa doren ne faqen e tij. Afrova ngadale fytyren time prane se tijes dhe mora fryme thelle. I lashe nje puthje ne cep te buzes. Levizi pak dhe nxitova te ikja. Nuk doja qe ai te me shihte.

***

Gjate nates nuk vura gjume ne sy dhe per kete arsye ne mengjes, kur pashe veten ne pasqyre, m'u duk sikur po shihja ndonje zombi.

Bera nje dush qe te qetesohesha dhe te merrja pak veten.

Gjate gjithe dites Riani vetem me injoronte. Perpiqesha t'i thosha ndonje fjale, por ai as qe me degjonte. Shume kokeforte! Nuk e dija se ishte kaq!

Shkova ne dhome e acaruar dhe nje mendim me erdhi ne koke.

Buzeqesha djallezisht.

Prania ime nuk i bente pershtypje. Atehere ngelet vetem qe te shohim ne qofte se i ben pershtypje prania e nje mashkulli tjeter prane meje!

Mora telefonin dhe kontrollova per numrin e nje shokut tim te ngushte qe kam pasur ne shkolle.

E gjeta dhe qesha e lumtur.

Zilja shkoi dhe ai e hapi menjehere.

-Dea?

-Po Mateo, Dea jam. Dora vete.

-Me kishte marre malli te te degjoja zerin. Ku ke qene moj Deushe? - tha ai duke qeshur.

-Mos u tall me mua, duhet te behemi pak serioze. Me duhet ndihma jote Mateo.

-Per cfare?

-Nuk dua te ta them ne telefon. Si thua sikur te takohemi? Je i lire?

-Po, jam. Do te te pres te vendi *******.

-Ne rregull. Per 15 minuta aty me ke. Por ta dish qe nuk do jem vetem.

Nuk e lashe te fliste, por ia mbylla telefonaten.

***

-Rian, dua te dal jashte. Eja.

-Sigurisht zonjushe.

Shfryva e inatosur dhe fillova te ecja.

Hipem ne makine, ia tregova adresen Rianit dhe pa folur, arritem te restoranti ku do takohesha me Mateon.

Kerkova me sy per te dhe e gjeta te ulur te nje kolltuk qe gjendej ne cep te atij restoranti.

U ktheva nga Riani i cili ishte duke pare drejt Mateos me sy te ftohte.

-Mund te presesh jashte. Kam nje bisede private per te bere.

Shtrengoi nofullat nga inati, nderkohe une u drejtova te Mateo dhe e perqafova duke qeshur.

-Tere keto kohe pa u pare!

-Po pra Dea. Je shume e poshter. Deshiron te me takosh vetem kur ke interesat e tua.

-Mire qe e mesove. T'u desh shume kohe?

Qeshi lehte.

-Leri keto shakate e tua tani. Dhe ben mire te me thuash se kush ishte ai djali qe ishte duke me pare sikur donte te me vriste.

-Ai eshte Rian. Truproja im.

-Vertet? Me la pershtpyjen si i dashuri yt.

Qesha lehte dhe hodha syte nga Riani.
Ishte mbeshtetur te makina dhe po na shikonte.

Hoqa menjehere shikimin nga ai.

-Nuk dua ta zgjas shume Mateo. Do te te them vetem se une dhe ai kemi pasur nje marredhenie, por tani jemi ndare. Dua ta rifitoj duke e bere xheloz. Jam e sigurt se ai do reagoje. Dhe per kete me duhesh ti.

U mendua pak.

-Dhe une cfare fitoj?

-Ti mund te fitosh vetem ndonje nga vajzat qe jane ne shtepi.

-Se mos jane rreth te 40 dhe me kenaqe pastaj, - tha ai serioz.

-Mos ki merak. Ke nje lule te sapocelur atje. 20 vjece.

I shkela syrin, ndersa ai qeshi i lumtur.

-Ne rregull, jam dakort.

Ia dhashe doren duke qeshur.

Te shohim se cfare do te besh Rian. Me ka ngelur merak te te shoh te plasesh nga xhelozia.

Truproja  Where stories live. Discover now