xxi

1.5K 150 58
                                    

'Nuk di me sec duhet te bej' pranoi per psikologen ate mengjes, ne takimin e tyre te rradhes. Deshte aq shume te fshihej prej saj e te qante, por nuk do ta bente sepse lotet I perkitnin te pashpreseve, dhe Megli refuzonte te pranonte qe per ta shpresa kish vdekur.

'Ndjej, ndjej qe cdo tentative e imja eshte e kote sepse nuk zgjon asnje reagim tek ai. Eshte si, si nje top qe perplaset ne nje mur per tu kthyer serisht ne duart e mia.' Vazhdoi te fliste. Mendonte sikur psikologia te mos qe aty, sepse keshtu e kish aq here me te thjeshte te shprehej.

'Ka qene I afert me ty?' pyeti tjetra, e Megli e pa me syte e medhenj e gjithnje te trishte se fundmi.

'Zor se flet' theksoi serisht, ndonese ia kish thene plot here.

'Fizikisht.' Sqaroi psikologia e Megli ndjeu te skuqej.

'Po' pranoi pa ndeshur shikimin e psikologes qe lexonte cdo manjerizem te saj.

'Dhe ishte si me pare?' vazhdoi te gerrmonte tjetra. Ngurroi perpara se ti pergjigjej. Ndihej e turperuar te pranonte perpara saj qe jo, qe asgje mes tyre nuk ish si me pare. Cdo gje ish me e ashper, me e eger. Cdo ndjenje e vdekur, sic ishin edhe syte e Kristit cdo mengjes. S'deshte ta pranonte sepse ndihej e piset, dhe e perdorur prej tij. Nje objekt ne duart e Kristit per te shfryre epshet e tij. Si pelqente ta pranonte sepse deri diku ndihej bashkefajtore, sepse ajo e lejonte, e lejonte qe ai ta prekte me duart qe me nuk e ledhatonin e ta puthte me buzet qe tashme e vritnin. E lejonte qe te derdhte brenda saj tere merine e tij ne ate akt qe me nuk mund te quhej 'te berit dashuri'. E lejonte, sepse vetem ne ato pak caste ndihej e dobishme, ndihej sikur ne syte e Kristit ish me shume se femra bezdisese qe sorrollatej ne shtepi pa nje qellim. Ne ato pak caste ajo ekzistonte per te – ne ato caste per te cilat ai kish nevoje per Meglin e ajo ishte aty per Kristit, gjithnje.

'Po' genjeu psikologen ndonese duhet te kish ditur me mire se ti shiste nje te pavertete gruas qe aq mire dinte te lexonte shprehite.

'Nuk mund te te ndihmoj nese me ofron nje version te tjetersuar e te zbukuruar te se vertetes' I kujtoi pas pak ajo e Megli per ndihmen e saj kish nevoje, sepse perndryshe ne ate beteje do te mbetej teresisht e vetme.

'Jo, nuk eshte si me pare. Eshte, eshte...' u percoll perpara se te peshperiste per te paren here ato fjale qe e hidheronin e lendonin zemren e saj qe kembengulte per te qene aty per Kristin 'Eshte si te isha cdo femer. Sikur ska asnje ndryshim per te ne jam une, Megli, apo nje prostitute, apo nje nga kurvat e rendomta te lokaleve qe duan vetem nje nate se...' ngurroi. 'Eshte si te kete nevoje per nje femer, e jo vecanerisht per mua' puliti syte qe I pervelonin prej loteve qe refuzonte te derdhte perpara saj.

'Por ti, si ndihesh ti?'

'Sikur keto jane te paktat caste qe disi ia dal ta ndihmoj, edhe pa ditur se ceshte ajo cka ai ekzaktesisht kerkon. Dhe shpresoj, se ne mos nje dite do te qendroje krah meje edhe pasi te mbaroje pune, dhe te me shtrengoje si me pare duke me lejuar nje shteg per te arritur serisht ne zemren e tij... Dhe prandaj, jam aty. Jam aty cdo here' uli syte e turperuar.

'Ke provuar ato qe thame? Ti rikrijosh situate te perjetuara me pare?'

'Po, por... nuk reagoi karshi tyre' peshperiti.

'Nuk reagoi aspak?' pyeti psikologia.

'Ish I nervozuar, por sepse ishte I dehur.'

'Cdo ndjenje eshte me mire se asgje. Edhe nervozizmi ne te tilla raste. Eshte nje mekanizem mbrojtes qe viktimat e stresit post traumatik I veshin vetes, per te mbajtur larg situate qe I asociojne me humbjet'

'Une nuk jam e humbur per te' kembenguli Megli.

'Por e ardhmja qe ai perfytyronte per ju te dy, ne syte e tij, eshte. Sic eshte e pakendshme cdo gje ne te shkuaren e lidhur pazgjidhshmerisht me futbollit, dhe ti ke qene edhe pjese e saj'

Tenebris (shqip)Where stories live. Discover now