Kur ajo ra ne gjunje dhe filloi te qaje , ai veshtroi rreth e perqark. Ashtu sic e kishte marre me mend , kete ore ne park nuk kishte kembe njeriu . Vrapi kishte dale tashme nga moda , kurse per lypesit qe flinin neper stola , te mbuluar vetem me ndonje gazete, ishte teper e ftohte . E mbeshtolli me kujdes kronografin me nje cohe dhe e futi ne canten e shpines .
Ajo rrinte galiç prane nje peme , ne bregun verior te liqenit Serpentine ,mes nje qilimi lulesh irisi. Supet i dridheshin dhe denesat e saj ngjanin me renkimet e deshperuara te nje kafse te palgosur , dhe ai nuk po i duronte dot . Nga pervoja e dinte se ishte me mire ta linte rehat, ndaj iu ul prane ne barin e njomur nga vesa , ia nguli syte syprines se paqte si pasqyre te ujit dhe po priste . Po priste qe dhimbja e saj te fashitej disi , pasi t'i kalonte teresisht , me sa dukej nuk kishte gjasa . Edhe shpirti i tij ishte po aq i trazuar sa i saji , por ai perpiqej te mos e shfaqte . Qe asaj te mos i duhej te mbante edhe merakun e tij .
- Do jene shpikur valle , pecetat prej letre ? -rrufiti me ne fund hundet ajo, duke u kthyer e perlotur nga ai .
- Nuk e di , - por une mund te te jap nje shami hundesh prej cohe te cilesise se mire, madje edhe me monogram.
-G.M. Mos ja ke vjedhur gje Grejsit?
-Jo , ma ka dhene vete. Mund t'i shfrysh aty hundet sa te kesh qejf , princeshe .
Ajo rrudhi fytyren kur ia ktheu shamine.
- Ja , ta prisha fare. Me vjen keq ,- ra serish ne gjunje e zuri te qaje.
- Mos e thuaj ate fjale. Me kete mot, mjaft ta lesh ne diell dhe pastaj e perdor prape, - tha ai,- rendesi ka qe ti te pushosh se qari .
Sakq asaj iu rrembushen syte perseri.
- Nuk duhet ta kishim lene ne balte . Ajo ka nevoje per ne . Nuk e dime ne do te funksionoje marifeti yne , dhe s'kemi asnje mundesi per ta marre vesh.
Fjalet e saj e preken .
- Te vdekur do ta kishim ndihmuar me pak.
-Sikur te ishim fshehur te tere bashke , diku jashte shtetit , nen nje emer te rreme , gjersa ajo te ishte rritur pak...
- Ata do te na kishin gjetur kudo qe te shkonim ,- e nderpreu ai duke tundur koken,- e kemi thene nje mije here kete gje. Ne nuk e lame ne balte, por beme gjene me te mire per te : i mundesuam nje jete te sigurt. Te pakten per gjashtembedhjete vitet e ardhshme .Ajo heshti per nje cast . Diku ne largesi shkrofetiu nje kale dhe nga West Carriage Drive u degjuan zera , ndonese kishte rene nata.
-E di qe ti ke te drejte -, tha me ne fund ajo, -vetem se me dhemb shume kur mendoj se nuk do ta shohim me kurre ...- dhe fshiu me dore syte e perlotur .- Sidoqofte , nuk do te kemi kohe te merzitemi. Heret a vone , ata do te na gjejne , mbase edhe ketu, dhe do te na leshojne Rojet ne kurriz. Ai nuk do te heqe dore nga kronografi dhe planet e tij pa luftuar deri ne fund.
Ai vuri buzen ne gaz , sepse pikasi etjen per aventure ne syte e saj dhe e kuptoi qe , heperhe , kriza ishte kapercyer.-Mbase mund te tregohemi me dinake se ai , tekefundit , ajo placka tjeter nuk do te funksionoje. Atehere ai do te bllokohet ne vend.
- Sa mire do te qe. Gjithsesi, ne jemi te vetmit qe mund ta ndalim ate.
-Pikerisht per kete arsye them se kemi bere ate qe duhej ,- tha ai dhe u ngrit duke shkundur xhinset nga lemishtet. - Eja tani! Ky bar i mallkuar esht i lagur dhe ti duhet ta ruash veten.Ajo nuk e kundershtoi kur ai e ngriti dhe e puthi.
- Cfare do te bejme tani ? Do gjejme ndonje vend per te fshehur kornografin? - e pyeti ajo duke veshtruar e medyshur uren qe ndante HYDE PARK-un nga Kensigton Gardens-i.
- Ne rregull ,por me pare duhet te bastisim kasafortat e Rojeve , qe te sigurojme parate. Pastaj mund te marrim trenin per ne Southampton. "Titaniku " niset sot prej andej. Eshte udhetimi i tij i pare.Ajo qeshi.
-Keshtu mendon se do t'ia hedhim paq ? Gjithsesi nuk kam ndonje kundershtim .Ai u ndje aq i lumtur qe ajo po qeshte serish , sa e puthi rishtas .
-Ne fakt , po mendoja ... Ti e di qe ne det te hapur kapiteni i anijes ka tagrin te lidhe martesa , apo jo princeshe ?
- Po me kerkon te martohemi bashke ? Ne bordin e "Titanikut"? Je ne terezi?
- Do te ishte shume romantike.
- Po te mos llogarisim ajsbergun
- Ajo mbeshteti koken ne gjoksin e tij dhe e ngjeshi fytyren pas xhaketes. -Te dua shume , - pershperiti.
- Deshiron te behesh gruaja ime?
- Po, - iu gjegj ajo, pa e levizur koken,- por me kusht qe te ndalemi ne Qweenstown, te pakten.
- Gati ler aventuren tjeter , princeshe?
-Gati , kur te duash ti,- iu gjegj bute ajo .
YOU ARE READING
E KUQE RUBINI
Teen FictionGier e realizon më së miri qëllimin e saj...Lexuesi do të hamendësojë dhe do të presë me padurim rrjedhën e ngjarjeve në vëllimin e rradhës . I këndshëm dhe romantik, subjekti të mban pezull , rrjedh shpejt dhe është e pamundur të shkëputesh prej ti...