Ne fakt ,mesimi me zotin Uitmen ishte gjithmone interesant dhe nuk mund te rrije pa e ndjekur ndersa shpjegonte.Ama edhe vete zoti Uitmen kishte nje natyre interesante .Shumica e vajzave-kush fshehtas e kush haptazi-kishin rene ne dashuri me te . Madje edhe zonjusha Kaunter , mesuesja jone e gjeografise . Ajo skuqej e behej flake ne fytyre sa here qe zoti Uitmen I kalonte prane . Tani , te rrime shtrember e te flasim drejt: ai ishte edhe shume simpatik. Kete e pranonim te gjitha, me perjashtim te Leslit.Ajo thoshte se zoti Uitmen i dukej si ketrat e filmave vizatimore.
-Sa here me shikon me ata syte e tij te medhenj bojekafe,me vjen t’i hedh nje kokerr arre,-thoshte Lesli .
Dhe sikur kjo t emos mjaftonte , ajo nisi t’u therriste ‘zoti Uitmen’ ketrave qe vertiteshin neper park. Ky lloji virusi m’u ngjit dhe mua , sepse sa here qe shihja nje keter qe kalonte atypari thosha;
-Oh,shiko shiko nje Uitmen I vogel , topolak dhe I lezetshem!
Jam e sigurt qe per shkak te kesaj historie me ketra ,Lesli dhe une ishim te vetmet vajza ne klase qe nuk na kishte zene qymyri per zotin Uitmen.Une, c’eshte e verteta ,provova disa here ta shihja me tjeter sy (meqe djemte e klases sone ishin te gjithe qypa),por pa sukses:krahasimi me ketrin ishte rrenjosur thelle ne koken time dhe , ne keto kushte , s’kisha sit e bija ne dashuri me nje keter.
Sintia kishte hedhur ne qarkullim thashethemin se gjate periudhes qe studionte ne universitet , zoti Uitmen kishte punuar si model. Per ta deshmuar kete ,ajo kishte prere nje djalosh disi I ngjashem me zotin Uitmen , po shkumohej me nje xhel dushi.
Po pervec Sintias , askush nuk e besonte se djaloshi ne fotografi ishte Uitmeni yne. Per me teper qe ai kishte nje gropez ne mjeker,kurse zoti Uitmen jo.
Djemve te klases sone nuk u dukej kushedi se cfare zoti Uitmen. Gordon Geldermani , njehere , nuk e honepste dot. Dhe jo pa shkak. Para se ne shkollen tone te vinte zoti Uitmen,te gjitha vajzat e klases sime ishin dashuruar pas Gordonit.
Edhe une vete –me duhej ta pranoj – ndonese nuk isha vecse njembedhjete vjece atehere, nderkohe qe Gordoni ishte shume i pashem. Ndersa tani qe i ka mbushur te gjashtembedhjetat me duket i merzitshem. Per me teper qe prej dy vjetesh rri tere turinj . Per fat te keq ,perzierja e peshpesheve dhe e qendrimeve nuk e ndalonin ate te llomotiste dokrra ore e minute.
Sidomos me F-ne qe mori ne provimin e historise i hipen mizat keq. –Ky eshte diskriminim,zoti Uitmen. Une meritoja te pakten nje B . Ju nuk keni te drejte te me vini note te keqe vetem sepse jam djale.
Zoti Uitmen ia mori fleten e provimit nga dora dhe lexoi me ze te larte :‘Elizabeta e Pare ishte aq e shemtuar , sa nuk gjente dot burre. Prandaj te gjithe e quanin „virgjeresha e shemtuar „ .Tere klasa filloi te kukuriste .
-Cfare ka? Mire them ,ashtu ka qene ,apo jo ?-u mbrojt Gordoni.-Syte I ka pasur te dale ,buzet pete te holla dhe floket perhere te krehur me ate modelin e shpifur.
Te gjithe I kishim studiuar me themel portretet e Tudoreve ne Galerine Kombetare te Portretit dhe e dinim qe mbreteresha Elizabeta I e paraqitur ne ato piktura kishte pak fare ngjashmeri me Kejt Blanshetin. Mirepo ,se pari buzet e holla dhe hunda e madhe tregonin fisnikeria asokohe,se dyti,veshja e saj ishte e mrekullueshme dhe se treti,Elizabeta I vertet nuk ishte e martuar, por ama kishte shume partnere,nder te cilet edhe Ser…si e kish emrin ai? Ne film ,rolin e tij e lunate Kliv Ouen.
-Ajo njihet ne histori si mbreteresha virgjereshe ,- i tha Gordonit zoti Uitmen,-sepse….(ketu e nderpreu fjalen dhe veshtroi I shqetesuar Sharloten ) –Nuk je mire,Sharlote? Te dhemb koka?
Te gjithe u kthyen nga Sharlota ,e cila pombante koken me duar.
YOU ARE READING
E KUQE RUBINI
Roman pour AdolescentsGier e realizon më së miri qëllimin e saj...Lexuesi do të hamendësojë dhe do të presë me padurim rrjedhën e ngjarjeve në vëllimin e rradhës . I këndshëm dhe romantik, subjekti të mban pezull , rrjedh shpejt dhe është e pamundur të shkëputesh prej ti...