1

191 24 57
                                    

Kthjelltesia e qiellit te atij mengjesi dhe rruget e ndertesat te qytetit qe levizin me shpejtesi,shikoheshin nga nje dritare e vogel te autobusit.
Objektet ,njerzit ,pemet qe largoheshin sa hape e mbylle syt sikur i shperqendronin mendjen.
Autobusi ishte i stermbushur ,por fatmirsisht ishte ulur .Po te qendroje ne kembe ,do te dilje nga aty me kembe te shkelura ,me rroba te rrudhosura e ne fund i djersitur.
Shikonte perreth ,diku shihte njerz qe bisedonin ,disa qeshnin ,disa degjonin muzike ,secili niste diten ne menyren e tij, dhe ne fund pa edhe dy shoke te tije,por zgjodhi te mos i pershendeste .
Mberritija ne stacion i duk me mjira kilometra larg ,pas shume veshtirsish dhe nga ajri i bllokuar ,doli dhe mori fryme.
Mori fryme ne ajrin e ndotur te Prishtines ,por iu duk shume me i mire se ai i autobusit,te perzier mes parfumit te lire dhe djerseve.
Era e lehte qe fryente mengjesin e prillit ledhatonte floket e tij ,e me pas shkaktonte disa drithma ftohje ne trup.
Shikimin mbante ne atletet e tij ,gjersa ngjitej rruges per ne fakultet.Mendimet i kishte te perzira dhe mendja e tij filozofike bente pyetje te panumerta ne çdo gje qe shihte.Ndaj edhe kishte zgjedhur nje drejtim prej filozofi.Nje adhurues i Sokratit e Platonit.
Nje student mesatar por mjaft i perkushtuar ,pasi qe iu deshte edhe te punonte .E çfare tjeter,perveç nje kamarieri ne lokalet e shumta te Prishtines!
Mandej keshtu ishte shumica ,per te mos thene te gjithe ,pasi diplomonin nuk kishin zgjidhje tjeter ,perveç se ta shpenzonin mundin e tyre kot ,ne plot 3-4 vite,dhe ate per cka?qe ne fund te te mesonin  berjes e kafese.
Keshtu jetonin te rinjet e nje shteti te korruptuar .Aty ku njeriu i cili ka bere mund nuk vlersohet ,kurse ai qe ka te afermit e tij ne pozita te larta shtetrore vlersohej ,pa mundim ,pa ore te tera mbi libra,pa nete te tera pagjume .
Te gjithe njerezit per nga natyr jane te barabarte,jane bere nga e njejta balte ,nga i njejti Punetor ,dhe megjithate njerzit perseri mashtrojne veten,sepse jane te njejte si princi si fashtari.
E ai,nuk dorzohej ,tek ai nuk vlente kjo pavarsisht se pikerisht e bente ate pune.E bente se i duhej!E bente per te emen e tij qe e priste ne shtepi ,per motren e tij qe vazhdonte mesimin ne gjimnaz.

Ne hyrje te oborrit te fakultetit takoi mikun e tij .Me te cilin ishte njoftuar qe ne vitin e pare te shkolles se mesme dhe mbanin miqesin edhe ne vitin e fundit te universitetit.
Fatmirsisht kishin zgjedhur rrugen e njejt dhe ne kete menyre nuk iu desh te ndahen.
Nisja e dites me te ,ia vlente sepse ai ishte nje nder personat qe te benin te qeshesh edhe kur nuk ndiheshe mire.

Pas nje bisede me te ,iu desh te hynin ne ligjerat.Dhe po ta shihje profesoreshen do te thoje se kishte per ti mbaruar fryma nga çasti ne çast.Shikimi i saj prej nje shtrige ,zeri i saj i besdishem te lodhnin ende pa u bere nje ore e gjysme.Por ishte i detyruar,perndryshe sdo te kishte mundesin te paraqitej ne provim.

Pas asaj lodhje qe i shkaktonte ajo ligjerate e bezdishme ,refuzoi mikun e tij qe i propozoi te dilnin.Ora kishte kaluar oren 14 dhe ai s'ishte ne gjendje te bente pak qejf nga ato budalliçet e shumta qe bente shoku i tij.
Pasi u pershendet me te ,mori rrugen per ne shtepi,shikimin hodhi perseri mbi atletet e tij sikur te ishte gjeja me interesante qe kishte pare.Me kufjet ne vesh kaloi oborrin e fakultetit dhe zgjodhi perseri te merrte urbanin.Perseri ,por kjo ishte zgjidhja qe i kanosej cdo dite.

Me te hyre ne oborrine shtepise ndjeu aromen e mir qe vinte nga kuzhina.Nje shtepi te vogel me nje kopsht te bukur ,per te cilin gjithmon kujdesej nena e tij.
Pershendeti nenen dhe me pas u drejtua kah kuzhina ku nuhati aromen e gjelles se preferuar.
Nje  shtepi modeste ,nje bisede e qete familjare ,nje gjelle qe me pak melmesa ishte e shijshme ,shtrati edhe pse jo i rehatshem bente gjume te qete ne te,dhe qe edhe paraja e fundit qe kishte shpenzonte ne diçka te mire ,e bente ndergjegjjen e tij te ishte shume rehat.

Pas mbarimit te darkes dhe pas disa oreve qe kaloi mbi kompjuter per te bere nje projekt qe nuk kishte shume kohe ,ora kishte shenuar 19 e 20.
Zbriti ne sallon ku gjithmon merrte bekim nga nena dhe nisej atje ku ishte i detyruar edhe pse deshira mungonte.
Para se te nisej mbi tavoline la disa para motres.

-Nuk kam nevoje ,kam edhe disa vella -degjoi motren ti thoshte.

-E di une kur eshte nevoja -i tha qetsisht dhe i shpuriti  floket e saja te arta.
Mbylli deren dhe doli serish per te vazhduar ne ate vend deri ne oret e para te mengjesit.
E ndodhte shpesh prej punes qe bente te merrte ofendime,ndodhte shpesh te gjindej ne situata kaosi.Por,ai ishte durueshem me te gjitha ngjarjet qe i rastisnin cdo dite .Durimi ,ishte pjesa e forte e karakterit te tij,e kjo i linte gjurme te mira ne relacionet e tij me njerzit,sepse te durosh do te thote te mos lendosh askend ,e me kete te mos lendosh as veten.
Duro nese do ta ndjesh veten te paster ndergjegjshmeritsht.

Okay ,e vendosa ta beje kete gabim😑kete gabim desha ta beja para disa diteve ,por ishte Watti ai qe fshiu ter pjesen e me ktheu frymzimin nen 0.As qe me kujtoheshin fjalet ae kisha shkruar dhe sot u mundovs ta krijoje perseri.
Nejse te them me shkurt ta le apo jo kete gabim?
Vendosni ju ,dhe ju lutem mos u tregoni te meshirshem ,thjesht shpreheni mendimin tuaj .☺😊

Artiolaaa 💕

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Sep 17, 2018 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

The Denial (Shqip)Where stories live. Discover now