Gli addii

131 11 2
                                    

Asgje s'ishte aq e lehte sa dukej.Kur u ktheva ne shtepi Sofia me priti me shpate ne dore.Kur i thashe se cfare kisha bere ma leshoi me shapke ne koke dhe me pas filloi te qante.Filloi te qante me ngasherima aq sa halla erdhi e shqetesuar ne dhome dhe une u detyrova t'ia thosha.
I kam akoma para syve fytyren e lenduar te halles dhe syte e saj te mbushur me lot.
Me mori ne krahet e saj dhe me tha se s'kisha pse ta beja kete.Por une e dija shume mire se duhej.E dija qe brenda vetes,nese qendroja ketu,do isha nje barre,nje i jashtem qe se kishte vendin ketu.E di qe halla, Eideni e Sofia me donin,por une s'i perkisja ketij vendi.

Eshte e cuditshme apo jo?Eshte e cuditshme sesi mund te ndihesh nje e jashtme ne vendin qe ka qene familja jote.Ndien dicka qe te mungon. Nje ngushtim te perhershem qe te thote se ti s'perket ketu.Se cdo kafshat qe ha eshte nje borxh,nje harac qe me vone do ta paguash.

Sigurisht,keto nuk ia thash halles.Ajo s'kishte asnje faj.Problemi isha une.Gjithmone une kam qene.E perqafova fort figuren e vetme amesore qe me kishte mbetur ne jete dhe i thash qe per cdo feste dhe gjate pushimeve verore do vija ta vizitoja.
Ajo nuk tha asgje,vetem vazhdoi te qante dhe me tha se duhet te shkonim ne varreza.

Sofia vazhdonte te qante dhe me kerkoi falje per shperthimin e saj histerik duke u justifikuar se ishte me "ato".Qendruam bashke ne dhome dhe filluam te flisnim per gjerat me te rendomta,gjerat me te thjeshta dhe te zakonshe,duke u perpjekur te ndiheshim si te tilla.

Kur erdhi Eideni dhe hyri ne dhome pa trokitur duke kerkura karikusin e telefonit dhe pa syte tona te fryra si buke njeqindshe.Na pa me sy te zgurdulluar dhe filloi te bente kryqin dhe te kerkonte shpetim te zoti edhe pse ai s'ishte i krishtere.Kete e bente per te kerkuar falje per mekatet qe mund te kete bere ne jetet e tjera qe i kishin rene ne pjese motra si ne.Ky ishte shpjegimi i tij.Por kur Sofia i tha se une do ikja erdhi u ul ne krevatin tjeter dhe me tha qe te hidhja nje foto ne instagram me te.Fillova te qeshe,por shume shpejt keto te qeshura u kthyen ne lot qe s'ndalonin dhe u shtuan me shume kur ndjeva krahet e Eidenit dhe perqafimin e Sofise.

Alessandro me kishte then se do me telefononte per daten e ikjes,por une i thash se me duhej 1 jave kohe per t'u bere gati.Ne fakt,nuk me duhej aq shume.Te gjitha perkatesite e mia u dogjen ate dite dhe rrobat qe kisha blere e mbushnin a se mbushin nje valixhe.

Ajo cka kisha nevoje per aq shume kohe eshte qe ta pranoja edhe vete vendimin e marre.Nuk eshte aq e thjesht te heqesh dore nga ajo cfare ka qene jeta jote per vite me radhe.Te heqesh dore nga njerezit e tu te dashur,nga Leoja.

Leoja!Kur i thashe se duhet te ikja syte e tij te medhenj u thyen ne mijra copeza dhe me perqafoi aq fort dhe filloi te me lutej,te me pergjerohej mos te ikja.Nuk do bej me zhurme kur luaj me makina,s'do te ta marr me telefonin,do i bej pa grindur detyrat..1001 premtime vetem qe mos ta lija vetem ashtu si mami dhe babi ben.Fillova te qaja ndersa ai ne shtrengonte forte.Qava aq shume sa filloi te me dhembte koka dhe te me merrej fryma.
Me kishte kapur migrena.
Halla me coi masken me oksigjen ndersa Eideni me tha se isha debile dramatike.Halla e pa shtrembert dhe e kercenoi me vrasesen e mizave.

Isha me te vertet nje debile dramatike.Ate nate fjeta bashke me Sofine ndersa beme stalking gjysmes se gjimnazit ku do shkonte Sofia.Gjumi na zuri ne oret e para te mengjesit dhe kur halla erdhi me fshese korenti qe ne 7 se me pas do shkonte ne pune,filluam te ankoheshim dhe te shfrynim.

U ngritem vone,hengrem mengjesin,veshem rrobat e banjes,morem leket qe na kishte lene halla dhe u nisem per ne dyqane.

Filluam te provonim rroba si te cmendura dhe te blinim gjera qe me siguri s'do na lejonin t'i vishnim kurre. Por Sofia kembengulte dhe thoshte se ne Itali ishte ndryshe dhe s'kishe nje gomar fshatar mbi koke si puna e Eidenit.
Nga dreka pasi mbaruam me pazaret i lame qeskat te nje dyqan,shoqja e halles dhe me urban u nisem per ne plazh,ku gjetem plazhin me te boshatisur dhe filluam te merrnim rrezet e diellit sikur te ishte nje ilac kunder kancerit.

Kur u kthyem ishim te rraskapitura dhe ishte erresuar.Beme nje banje dhe shkuam t'ia fusnim gjumit,te lodhura per te peshperitur edhe nje fjale te vetme.

Keshtu kaloi nje dite,dy, te gjitha ditet, derisa Alessandro me mori ne telefon dhe me tha se te shtunen  do niseshim.

Dhe Sofia filloi te qante perseri ndersa  Eideni e tallte nga mbrapa.
Nuk fjeta gjume ate nate.Ne mendje me kalonin te gjitha skenaret e mundshem te cfare do lloj situate.

Leo erdhi naten te krevati in dhe me tha se kishte frike te flinte vetem.

"Edhe une."i peshperita dhe u zhyta ne nje gjume te thelle.

E shtuna erdhi dhe valixhet e mia ishin gati.Njera ishte vetem me ilace dhe buke per rruges.Sofia mbante te qeshuren kur pa pitet e halles,por une i thash te mos nxirrte ze.

Alessandro,Amelia,Paolo e Fabrizio me prisnin ne makine ndersa une takohesha per here te fundit me te gjitha.Disa qanin,disa me thoshin qe t'i merrja ne telefon e disa me perqafonin si te ishte hera e fundit qe me shihnin.
Ishte nje rremuje,nje kujtim qe mbeti te mua pergjithmone,sepse njerezit gjithmone tregojne ndjenjat e tyre te verteta ne "lamtumirat"famekeqe.Dhe une pash lote,buzeqeshje inkurajuese,zemra te thyera e sy te trishtuara,por cfare eshte me e rendesishmja pashe nje familje,nje familje qe do ishte atje per mua pergjithmone.

Beautiful LiarsWhere stories live. Discover now