Kapitulli 3°

95 14 21
                                    

Ate mengjes nuk e degjova zilen e celularit dhe keshtu qe sja kisha iden sa ishte ora kur hapa syt. Rrezet e diellit po me verbonin. Mar menjeher celularin ne dor per ta par sa shenonte ora dhe c'te shikoj , ora ishte gati 9:00 dhe kisha humbur oren e pare. Mami do te acarohej dhe nuk kisha nerva ta duroja qe ne mengjes. Ngrihem menjehere dhe as vete nuk e besova qe u bera gati aq shpejt , ne aq pak sekonda. Motren e lash te flinte sepse ajo ishte me e vogel , nuk ishte problem ne qofte se humbte nje dite shkolle. Sa dal nga dhoma shikoj mamin qe del nga dhoma e saj. Si zagonisht kur behesha vone fillonte te me qortonte me ato fjalet e saj te famshme , qe i gjithe faji qendrone te celulari. As qe nuk i vija veshin fare atyre qe thoshte , mora nj briosh ne dore , vesha atletet dhe dola , nderkohe mamaja ime akoma vazhdonte te fliste. Duke zbritur shkallet perpara me del kushuriri. Gjithashtu dhe ai ishte vone per te shkuar ne pune , ne spital. C'ti besh , e kemi ne gjak gjumin. E pa qe po nxitoja dhe me tha te me conte ai me makin. Nuk kundershtova dhe hipa edhe pse shkollen dy hapa e kisha. Ishte nje nga kushurinjte qe une hapesha me shume. Me bente te ndihesha vetvetja , pavaresisht se e kisha ngjitur , dmth dyert tona ishin ngjitur dhe hynim e dilnim te shpite e njeri-tjetrit pa kuptuar fare. Meqe ra fjala , Lorel quhej. E kisha kusheri te larget por qe kishim filluar te beheshim shume me njeri-tjetrin kohet e fundit , edhe pse ai ishte i martuar po me kushuriren time por ksaj radhe nga ana e mamit , dmth dy kushurinjte e mi ishin martuar bashke por nuk kishin lidhje me njri-tjetrin , njera nga ana e mamit dhe tjetri nga ana e babit. Hap deren e makines dhe ne ate moment i jap nje te puthur Lorit (shkurtimi emrit Lorel) ne faqe duke bere te njejten gje dhe ai dhe zbres nga makina. Ne oborr nuk qendronte asnje pervec rojes se shkolles. Normal sepse ishte duke mbaruar ora e 2. Futem brenda , pershendes rojen qe me kishte aq simpati dhe filloj ngjis shkallet. Afrohem drejt deres se klases dhe ne ate moment deli profesori.
-Po ti c'kerkon ktu ne kete ore?
-Po ja , me duhej te bej disa vizita ne spital dhe me hengren pak kohe. Me falni per vonesen.
Nuk e zgjati duke u treguar nje presor zemer mire dhe me lejoi te futesha. Edhe pse beja pjese ne nje nga nxenesit me te mire te shkolles isha mesuar duke bere keto genjeshtra dhe nuk me kerkonin shume llogari te tjeret sepse duke patur prioritetin e nje nxenesi te mire , gjithmone i besonin genjeshtrat e mija , dmth genjeshtra per te dale nga situata. Sa futem ne klase , e para qe mu hodh per qafe ishte shoqa ime e ngushte "Evi" , nje nga personat me te rendesishem te jetes time. Ishte aq e rendesishme saqe dhe jeten jepja per te. Ishte aq kurioze se pse kisha ardhur me vonese , por qe asgje nuk kishte per te qen kurioze.
-Shpejt me thuaj urgjent tani ,ku ishe qe erdhe ne ore te trete? Kush eshte synimi i radhes , kush eshte ajo goce qe ka rene ne kurthin e radhes?
-Mos me acaro qe ne mengjes me pyetjet e tua si me qene ne gjykate. Thjeshte me zuri gjumi dhe kaq.
-Ahhh atehere paske shkuar vone dje ne shtepi , normal kushedi ne shoqerine e kujt do kesh qene...

Ohhh thash qe do jepja dhe jeten per te , po , por nga ca here me acaronte ne maksimum duke e bere me vetedije per te me spanuar nga trute e kokes qe ne pike te mengjesit. Nejse pika e mengjesit nuk ishte sepse ora shenonte 10. Ra zilja per te filluar ora e radhes dhe shikoj qe hyri presori i historise. As qe e kisha iden cfare kishim asaj ore dhe nxjere librin nga canta. Evi me pyeste ne qofte se kisha mesuar por une as qe e kisha prekur me dore librin. Ne fakte cuditem qe e kisha futur dhe ne cante. Shpresoja te mos ishte dita ime per tu ngritur sot. Prit pak , cfare tha , Omer? Ah po ,Omer me fliste mua presori i historise sepse sipas tij un un ngjaja me nje aktor turk i cili luan tek seriali im i preferuar "Djamante dhe Dashuri". Por isha aq i shperqendruar saqe te gjithe po prisnin te ngrihesha ne mesim. Edhe pse nuk kisha mesuar nuk ngurova. Isha tip qe te prishja mendjen me fjale , madje dhe historine nuk ishte se e mesoja duke e lexuar shume here. Me mjaftonte shpjegimi i mesusit dhe nje i lexuar dhe fapp , mesimi u mesua. Fillova te flisja per mesimin , ca me ndihmen e Evit , ca me ndihmen e librit e ca me ndihmen e mesuesit.
-Ok , sot dukeshe paksa i pavendosur dhe keshtuqe po te coj nje 9.
U habita ne fakt sepse pa e mesuar mesimin dhe te maresh nje 9 ishte dicka e cuditeshme. Por sic thash , jam nje djale qe di ta formuloj shume mire argumentin per te cilin behet fjale , plus qe dhe presori me kishte nxenesin e tij te preferuar , perderisa me fliste Omer do te thote qe me konsideronte simpatik. Por ahh sikur te isha si Omeri , zeshkan , shtatelart , simpatik. Ok simpatik isha sepse kete ma thoshin shume goca por nga ca here nuk me pelqente vetja. Konsiderohesha nje nga cunat me te bukur te shkolles por kishte 100 here cuna me te bukur se une. Kam qene i lidhur me gocat me te bukura te shkolles dhe prandaj me kishin cuar dhe nofken "donzhuan" por disa here me dukej e tepert. Nuk zgjasnin shume lidhjet , maks 3-4 muaj dhe i shkepusja mardheniet , c'te beja kshu isha un!!!

-Bravoo , bravo , dhe pse nuk e meritoje prap se prap bravo.- degjoj nje ze mbrapa kurrizit tim. Ishte Anna.
-E pse nuk e meritonte , apo sepse ti je xheloze sepse nuk e arrin dot kurre. Te gjithe e dim nivelin e Elisit dhe nivelin tend Anna.
Ishte aq toxike , aq agresive Evi kur behej fjala per mua saqe kur e shikoja ndihesha krenar qe kisha nje persone ne jeten time , nje persone te tille qe mes ne te dyve nuk ekzistonte interesi por dashuria si nje vella e moter.
Ra zilja dhe presori del nga klasa , mesa duket ishte ora e pushimit te gjate. Dal me Evin , Orin dhe Mattian ,grupi qe ne kishim.
Duke bere xhiro rreth oborrit , papritmas shfaqet nje nga ish te dashurat e mija. Nuk e kuptova pse po qendronte para meje , pervec se nuk kishim me nje mardhenie bashk kishim shkeputur dhe komunikimin. Fapp nje shpulle me vjen ne faqe. Ishte dicka me e shpejte se shpejtesia e zerit dhe e drites bashke. Nuk e prisja vertet. Vura re qe te gjithe po na shikonin. Evi kishte mbetur me goje hapur. E kap prej dore Wendin (ish te dashuren) dhe e terheq larg prej te tjereve.

-Shikoj qe je mesuar me rrembime te kapura prej duarsh zoti Elis Sallaku.
-Cfare te duket vetja se je duke bere.! Vertet kemi patur nje mardhenie bashk , por per hir te asaj qe kemi kaluar mos , mos u bej me e hidhur sec u bere heren e fundit.
-Hidherimin e kam mesuar prej qenies tende shkelqesia juaj Zoti Elis.
-Sillu si e rritur , je nje goce e pjekur tani , ose ashtu shpresoj un te jesh.
-Jojo Wendi qe ti njihje nuk eshte me qe diten qe ti e le. Por te siguroj qe shume shpejte do njohesh Wendin e re. - dhe me zhduket nga syte si te ikte me flladin bashke. Direkt pak sekonda me vone me afrohet Evi.
-Elis , c'ndodhi? C'te tha? C'ishte ajo sjellje prej idjoteje?
-Ev me beso , as vet se di sec po ndodhe....

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Ja dhe update i ri. Shpresoj tju pelqej dhe sigurisht te me tregoni ate cfare mendoni. Ka akoma dhe me shume ndodhi ne vazhdim qe do ju bejne akoma dhe me shume konfuz , sepse e di qe jeni duke menduar shume gjera ne koken tuaj ne lidhje me Elisin. Shum faleminderit per komentet mbeshtetese dhe si gjithmone "Peace and Love"🌈❤ & sure vote and share. Thank you all!!!

Te vdesesh per se gjalli.Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora