•30• ○ E çuditshme

1.6K 169 311
                                    


                  》Ndonjëherë gjërat
                     nuk janë ashtu siç janë
                     dukur deri në
                     momentin e së vertetës.
                                    - kurtjani__

- Eja ketu . - degjova Leon te thoshte serioz keto fjale, teksa u ktheva drejt tij duke e pare qetesisht.

- Çfare do? - fola une teksa po ecja drejt tij serioze.

Pasi i shkova prane, e pashe te drejtohej drejt zinxhirit qe qendronte pertoke, i lidhur pas hekurit ne forme ure dhe pasi e terhoqi drejt meje, e lidhi ne kemben time dhe me pas u ngrit serisht ne kembe, duke me pare drejt e ne sy.

- Nuk eshte deshira ime. Jam i detyruar qe ta bej. Me fal!

Teksa ai po fliste, une po qendroja duke e pare heshtur, sepse po mendoja se jo vetem ai por te gjithe po me trajtonin si nje hiç.

- Te lutem largohu dua te qendroj vetem. - thash une qetesisht, duke larguar syte qe po i mbaja te drejtuar drejt syve te tij blu.

E largova shikimin, sepse ndjeva lotet te me pushtonin syte prej fjaleve mjaft te renda qe po me vizitonin trurin.
Po prekja floket, qe ai te mos i shikonte ato buleza loti qe me siguri pas shume pak castesh do te pershkronin mollezat e mia.
Ne ato momente e ndjeva ate te vinte shume prane meje dhe te me perqafonte duke me mbeshtetur pas trupit te tij muskuloz qe mbante veshur nje kostum serioz ne ngjre te zi.

- Shhhhh...- degjova pasthirrmen e tij te heshtur te dilte, teksa po me perqafonte me mjaft ngrohtesi.

Me siguri perdori ate pasthirrme sepse i kishte pare bulzat e lotit teksa lundronin ne syte e mi.

- Leo duhet te ikesh! Nuk dua te te fut serisht ne telashe me ate pleren. - thashe une teksa po qendoja akoma ne krahet e tij e perlotur.
Nuk me ktheu pergjigje per ate cfare i thashe, por qendroi dhe disa caste duke me perqafuar, duke me mbeshtetur pas trupit te tij dhe me pas u shkeput prej meje duke folur.

- Te te sjell dicka per te ngrene?
- Jo, jam shume mire. Faleminderit. - fola une nderkohe qe u ula ne shtratin e suites.

- Je mire? - u degjua ai te fliste serisht dhe te mos e shkepuste shikimin e tij te ngrohte prej meje.

Nuk doja t'i ktheja me pergjigje, sepse ndihesha mjaft e lodhur nga te gjithe njerezit qe me rrethonin.
Ato caste u shtriva ne shtratin e stermadh, duke mbyllur syte dhe duke ndjere deren e suites te mbyllej prej largimit te Leos.

( Omeri )

Pasi Emily u largua me Leon per tek suita vip numer gjashte, une shkova me hapa te shpejte drejt zyres sime, ku jashte saj po me priste Sara duke qendruar e mbeshtetur pas murit.

- Futu brenda! - urdherova une, nderkohe qe hapa deren e zyres dhe u drejtova drejt nje rafti ku mbaja dosje dhe mjete te ndryshme.

Pasi hapa njerin prej syrtareve, nxorra prej tij nje prej kartave gold qe ndodheshin te renditura aty dhe me pas u drejtova drejt Sares qe po qendronte ne kembe dhe po me shikonte gjate gjithe kohes pa mi shkeputur syte.

Pasi mori karten gold prej dores sime u drejtua drejt deres pa me pyetur nese mund te largohej apo jo.
Gje qe me bente gjithmone te acarohesha ne maksimium dhe te mos permbahesha.

- Sara eja pak ketu! - u degjua zeri im i nervozuar, qe e detyroi ate te mos dilte jashte zyres, por te vinte serioze drejt meje.

- Po Boss. - u degjua ajo te fliste me nje perkedhelje femerore te tepruar.

- Edhe nje here nese ben dicka te gabuar do kalosh tek kati nendheshem! - fola une bindshem me nje ton te larte kundrejt saj.

- Ne rregull Boss por nuk ishte gabimi im...

- Shhhhh ! Ik tani! - u degjua zeri im te ndalonte ate se foluri dhe ta bente qe te largohej avash avash prej zyres sime.

Pasi Sara u largua prej zyres, u drejtova drejt karriges dhe pasi u ula ne te, hapa disa dosje qe i kisha lene mbi tavoline per trasferimin e vajzave, por ne ato caste degjova telefonin personal te zyres te binte.
Pasi e ngrita me shpejtesi, degjova Klein te fliste i shqetesuar.

- Boss eshte dicka emergjente. Sapo pashe tek kamerat e sigurise, qe sherbyesja e re bjonde po shkon drejt katit te katert ku ndodhen vajzat e rrembyera ne gjashte suitat vip. - tha ai, duke folur me nxitim dhe me frike prej tonit qe mendoi se do te merrte zeri im pasi te degjonte ato fjale.

- Ne rregull. Mi kalo pamjet e katit te katert tani ne laptopin tim. - fola une serioz si gjithmone.

- Ne rregull Boss.

Pasi degjova fjalet e tij te fundit, mbylla telefonin me shpejtesi dhe me pas hapa laptopin qe po qendronte mbi tavolinen time te punes.

Ne ate moment mu shfaqen pamjet e katit te katert dhe po shikoja Saren, teksa po hynte tek suita vip numer gjashte, pikerisht aty ku ndodhej Emily.
I cuditur hapa pamjet e suites vip numer gjashte dhe ne ate moment ngrita zerin e pamjeve per te degjuar se ç'dreqin po ndodhte ne suiten ku ajo hyri nxitimthi.

Po shikoja Emilyn te shtangej dhe te nervozohej prej pranise se Sares, ndaj ne ate moment ula zerin e pamjeve dhe pasi mora serish telefonin e zyres ne dore, telefonova Leon duke kthyer shikimin drejt sendeve pavlere qe qendronin ne zyren time.

- Shko shpejt tek suita vip numer gjashte dhe largoje ate shke*dhate qe ka hyre atje pa lejen time.

- Ne rregull Boss.

Pasi mbarova telefonaten, ktheva shikimin mbi ekranin e laptopit dhe ne ato momente u shtanga, sepse po shikoja Emilyn dhe Saren teksa qendronin te perqafuara me njera-tjetren.
Ne ato momente ngrita serish zerin e pamjeve dhe po degjoja Saren te thoshte fjale ngushelluese kundrejt Emilyt.

- Eshte shume mire, mos u shqeteso. Se shpejti do rregullohet gjithcka. Se shpejti do jemi te dyja serisht prane tij .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now