•38• ○ E zezë përthithëse

1.5K 165 334
                                    


            》Kur e ardhmja vendos se   
               errësira do të jetë fundi yt,
               është shumë e veshtirë për
               tu përballur me mbijetesën
               në mes të asaj errësire
               përthithëse.
                                      - kurtjani__

( Emily )

U tremba prej te shtenes me arme dhe zhurmes se alearmit te viles, qe u degjua paritur ne ate heshtje.
E trembur u drejtova drejt Omerit qe po shikonte vrenjtur, si fillim drejt meje dhe me pas drejt viles nga ku kishte krisur alearmi.
Kapa lehtazi doren e tij qe po qendronte pasive edhe pas shtrengimit tim, dhe ne doren tjeter po shtrengoja nga frika trendafilin e kuq, duke harruar se gjembat e tij nuk do tregonin meshire per doren time.

Teksa alearmi vazhdonte te degjohej deri ne mesin e pyllit ku ndodheshim ne, pashe Omerin te shikonte serish drejt meje i nevrikosur, sikur te donte te me thoshte dicka dhe me pas e pashe te nxirrte pistoleten prej brezit dhe ta bente gati per te shtene.
Teksa une po e shikoja e cuditur me menyren se si ai po sillej.
Ne ato momente u ndjene te vinin drejt nesh disa hapa te rende qe shkelnin mbi gjethet e thara dhe te rena te pemeve.

- Boss ... Boss. Jeni mire? - ishte nje prej bodyguardeve te tij, qe po vinte me vrap drejt nesh me armen qe mbante ne dore.

- Qendro ketu ! Ruaje vajzen ! Je i vdekur nese i ndodh gje asaj ! - u degjua Omeri te fliste me ze te larte kundrejt tij dhe me pas te vraponte mes pyllit ne drejtim te viles, me pistoleten e zeze qe e kishte bere gati per te shtene.

- Omeri ... - u degjua zeri im fuqishem per te ndaluar Omerin, i cili po largohej pa marre parasysh te bertituren time shurdhuese.

Ndjeva bodyguardin e tij te me kapte prej krahut dhunshem dhe te nxirrte prej xhepit prangat metalike.
Pistoleten qe para disa castesh po e mbante ne duar, tashme e kishte lene mbi tavolinen e zeze sepse po mundohej te prangoste duart e mia.

Ne ato momente po me kujtohej qellimi i deshires sime per te ardhur ne mes te pyllit.
Ishte mundesia me e mire per tu arratisur dhe per tu larguar nga burgosja e keti vendi te ashper plot vrere e ligesi.

Ndjeva bodyguardin te me prangoste se pari doren e gjakusur, ku mbaja akoma trendafilin e kuq dhe me pas e pashe ate te priste qe une t'i drejtoja doren tjeter.
Ne ate moment rrembeva nxitimthi prej tavolines pistoleten dhe pasi e drejtova drejt tij u spostova pak me mbrapa duke bertitur e tmerruar.

- Mos u afro me, sepse do qelloj ! - bertita une kundrejt tij teksa ai po vinte ngadale drejt meje.

Ne momentin qe degjoi te bertituren time ndaloi, ndersa une po vazhdoja te ecja dale ngadale mbrapsht, teksa ne njeren dore mbaja pistoleten e drejtuar drejt tij dhe ne doren e prangosur mbaja trendafilin e kuq qe me gjembat e tij kishte gjakosur doren time.

Papritur ne ato caste nje krisme u degjua ne oborrin e viles, e cila me beri te shperqendrohesha duke kthyer koken drejt pemeve qe midis tyre tregonin muret e bardha te viles.
E shperqendruar prej asaj krisme te menjehershme pashe bodyguardin te vinte drejt meje me hapa te medha, duke perfituar nga shperqendrimi im dhe ankthi qe me kishte pushtuar.
Nga frika se do te perfundoja serisht si nje skllave, qellova drejt tij duke e bere te ndalonte ne vend i mpire.

Nje zhurme shurdhuese pushtoi vendin.
U shfaq gjaku mbi kemishen e tij te bardhe.
Po e shikoja e shokuar, teksa po vendoste doren e tij mbi plage dhe syte e zmadhuar i mbante akoma drejt meje i lenduar. 
Po e shikoja teksa po binte i rraskapitur me gjunje ne toke dhe nga goja po fillonte t'i rridhte gjak.
Po dridhesha e gjitha nga ajo ngjarje e tmerrshme qe kisha perpara syve.

Dale ngadale zhurma shurdhuese e te shtenes po largohej, duke u pasuar nga te bertitura dhe zhurma hapash qe po vinin drejt vendit ku une po qendroja ne vend e tromaksur.

Ne ate moment leshova pistoleten dhe trendafilin e kuq mbi token e mbuluar prej gjetheve dhe fillova te vrapoja neper pyll.
Zemra po me rrihte sa me shume te ishte e mundur. Lotet me kishin pushtuar syte prej asaj qe kisha bere. Dridhesha e gjitha teksa vrapoja pa ndalim me shpejtesi, neper pemet qe zhyteshin nen mjegullen e erret te nates.

( Omeri )

Po vrapoja i shokuar me pistoleten qe mbaja ne dore neper pemet e zhveshura te pyllit, per te shkuar sa me pare ne oborrin e viles dhe per te pare se c'dreqin po ndodhte.
Teksa po i afrohesha viles po degjoja nje ze qe bertiste duke permendur emrin tim vazhdimisht :

- Omer. Dil nga vila ! Shke*dhate do te te vras me duart e mia nese i ke bere gje Emilyt ...

E kuptova qe ishte Andrea, nje esmer me floket kafe qe dukej rreth njezet e pese vjec, me gjatesi pak me i shkurter dhe me i dobet se une, teksa mbante ne dore nje pistolete dhe qendronte i rrethuar nga bodyguardet e mi qe kishin drejtuar gjithashtu pistoletat e tyre drejt tij.
E kuptova qe ishte ai prej fjaleve dhe tonit te nxehur qe po perdorte kundrejt meje.

- Ulini pistoletat ! - fola une kundrejt bodyguardeve qe zbatuan ne moment urdhrin tim dhe me pas po ecja serioz drejt Andreas, qe u shtang i nevrikosur kur me pa dhe drejtoi nxitimthi pistoleten e tij drejt meje i frikesuar.
Bodyguardet ne ate moment drejtuan serisht pistoletat e tyre drejt tij, gje qe me beri te nxehesha dhe te bertisja serisht kundrejt tyre.

- Ulini pistoletat thash !

Andrea vazhdonte ta mbante pistoleten e tij drejt meje, teksa une po afrohesha gjithmone dhe me shume drejt tij, me pistoleten qe e mbaja pasive ne dore dhe te drejtuar drejt tokes.
Pasi i shkova perballe e degjova te fliste i nxehur kundrejt meje.

- Nese i ka ndodhur gje Emilyt do te te vras me duart e mia ! -  degjova kercenimin e tij, qe nuk me beri fare pershtypje.

Fytyra ime vazhdonte te qendronte e ngrysur prej atij zjarri qe buronte ne brendesi te shpirtit tim.
Ne ato momente hodha pistoleten ne toke, per t'i treguar se pistoleta nuk tregon burreri dhe u drejtova drejt tij i pushtuar nga zjarri. 
E kapa fort prej jakes se kemishes dhe fillova te bertisja i nxehur, teksa po e shikoja ne sy plot urrejtje dhe teksa po ndeja pistoleten e tij te qendronte e ngjeshur ne kraharorin tim.

- Shke*dhata qe te ka bere koken me ka borxh nje jete. Do ju vras te gjitheve per ate qe me keni bere. Do ju shkaterroj rrenjet dhe gjithcka keni ... - ne ate moment fjalet e mia u nderprene sepse u degjua nje krisme e forte te pushtonte oborrin e viles, me nje zhurme shurdhuese.

- Boss ... Boss ... Jeni mire ? Boss ....

Fillova te degjoja dhe te shikoja te gjithe bodyguardet e mi te vinin drejt meje te shokuar.
Disa sekonda pas asaj krisme shurdhuese, leshova duart prej jakes se kemishes se atij shke*dhates dhe me pas pashe bodyguardet te me kapnin prej krahesh.

Ne ato momente ndjeva ne zemer nje shtrengim te forte dhe e ndjeva trupin te me mpihej me nje ftohtesi te akullt ne cdo qelize.
Syte po me erresoheshin teksa nje krisme tjeter me lehte se e para u degjua te shperthente ne pyll.
Te shtena te tjera u degjuan te pushtonin oborrin e viles teksa une po ndjeja erresiren te me mpikste dale ngadale trupin, mendimet dhe mendjen me ngjyren e saj te erret .....

▪Pres me padurim mendimin tuaj rreth pjesëve në vijim ...

Hiraeth (shqip)Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz