》Të rikthehesh sërisht në
zhurmë, pas një pushimi
të qetë dhe të rehatshëm
është aq e veshtirë dhe
aq e lodhshme
njëkohësisht.
- kurtjani__Pas disa ditesh ...
Ditet kalonin sa hap e mbyll syte.
Gjendja e tim ati filloi te permiresohej, duke sjelle serisht ate buzeqeshjen e munguar prej kohesh ne shtepine tone.Arsyen se si tim ate ishte plagosur aq rende, dhe se pse per rreth dy muaj u deklarua i vdekur, akoma nuk e kisha mesuar dhe ne fakt nuk kisha deshire ta mesoja, sepse per mua mjaftonte qe ai ndodhej prane meje tashme.
Gjithcka po stabilizohej serisht edhe pse une vazhdoja te ndjeja nje brenge ne vetvete.
Dicka ose me sakte dikush vazhdonte te me mungonte.
Mungesa e mamit me bente te dorezohesha gjithmone ne lote, edhe pse mundohesha te behesha e forte, ashtu sic ajo donte qe une te isha gjithmone.
Tashme per te folur me mua si nje mama, si nje shoqe dhe si nje degjuese e mire ishte dadoja e femijerise sime, Maria.
Ndodhej gjithmone aty prane meje, kur une ndihesha e zymte dhe deshiroja te shprehja erresiren, qe me karakterizonte me lote apo me fjale.Shoqeria ime ne ndryshim nga e shkuara tashme ishte pakesuar ne maksimum.
E vetmja shoqe qe vazhdoja te mbaja kontakte ishte Keisi, shoqja ime e femijerise, qe vinte tek shtepia ime rralle per te kaluar kohen me mua dhe kryesisht per te me treguar rreth ish-shokeve dhe ish-shoqeve te ish-shkolles sime.
Shkollen nuk po e vazhdoja serisht aty ku kisha qene me pare, sepse edhe per shume pak dite, kur im ate te ishte ne gjendje per te udhetuar, do te transferoheshim diku larg Anglise, bashke me Andrean dhe Marien qe tashme ishte kthyer ne nje pjestare te familjes sone te vogel.( Omeri )
Hapa syte dhe po shikoja mjegullt per disa caste.
Dale ngadale ai shikim po me pastrohej, duke me lene hapesire te shikoja se ku drreqin ndodhesha.Ne koke po ndjeja nje dhimbje te tmerrshme, qe nuk po me linte te arsyetoja se cfare dreqin kishte ndodhur me mua.
Ne momentin qe shikimi mu pastrua plotesisht, pashe qe ndodhesha ne suiten time, i shtrire ne krevatin e stermadh dhe ne krah kisha te vendosur nje serum.
Perballe meje qendronin dy prej badygardeve te mi, te cilet ne momentin qe me pane te permendesha, reaguan.Njeri prej tyre u largua me shpejtesi nga suita, ndersa tjetri erdhi prane meje dhe u degjua te fliste :
- Boss si jeni?
Ne ato momente hoqa surumin prej krahut dhe u ngrita prej shtratit ngadale.
- Boss mos levizni sepse tani do vije ...
- Shhhhhhh ... - peshperita une, duke e nderprere se foluri dhe duke vazhduar ecjen drejt garderobes.
Gjate kesaj kohe ne mendje me kaluan fragmente nga ajo qe kishte ndodhur me mua para disa ditesh.
- Sa dite kane kaluar? - fola une, teksa hapa garderoben per te ndryshuar veshjen e bardhe qe po mbaja ne trup, si nje i semure.
- Boss tani do te vije Bossi tjeter dhe mund te flisni me te ...
- Sa dite kane kaluar ?! - fola serisht kundrejt tij i nxehur, teksa po e shikoja i nervozuar.
- Gati nente dite Boss. - u degjua pergjigjja e tij indiferente, teksa po qendronte ne kembe pa levizur.
- Ku ndodhet vajza vip numer gjashte? - pyeta serisht ate, teksa mora ne duar nje bluze te bardhe me menge te shkurtra dhe nje pale tuta te zeza sportive.
- Boss tashme vjen Bossi ... - u degjua pergjigjja e tij me nje ze te ulet dhe te frikesuar.
Ne ato momente nuk e mbajta dot veten, por u drejtova i nxehur drejt tij dhe e kapa fort prej jakes se kemishes, teksa fillova t'i bertisja i nxehur.
- Kush k*rin je ti qe nuk kthen pergjigje per ate qe te pyes?! Ketu behet ajo cfare them une ! More vesh?!
Ne ato momente u degjua te hapej dera e suites, nderkohe qe une po ndjeja nje dhimbje te forte ne kraharor dhe po vazhdoja te shtrengoja jaken e kemishes se badyguardit, qe po qendronte i frikesuar perpara meje.
- Omer cfare dreqin po ben?!
Ishte Barini, qe erdhi drejt meje dhe pasi me ndau prej badyguardit, foli i nervozuar kundrejt tij.
- Dil jashte !
- Ne rregull Boss. - u degjua badyguardi te fliste qetesisht kundrejt tij, dhe me pas u largua nga suita, duke rregulluar jaken e zhubrosur te kemishes se tij te bardhe.
- Omer duhet te qetesohesh ! - degjova Barinin te fliste me nje ze te qete, teksa une po e shikoja drejt e ne sy me vetullat e ngrysura.
- Ku dreqin eshte vajza? - pyeta une, teksa po vazhdoja ta shikoja i nervozuar.
- Flasim me vone per kete ... Shiko ç'dreqin i bere plages ! - foli ai, duke pare i shqetesuar kundrejt bluzes sime te bardhe, qe ishte gjakosur prej plages qe kisha ne anen e majte te kraharorit.
- Ku dreqin eshte vajza? - pyeta serisht, teksa ne fytyre po qendroja i ngrysur prej inatit.
Ne ato momente u degjua te hapej dera e suites dhe te hynte brenda saj doktori i viles sone.
Shikimin vazhdova ta mbaja fiksueshem drejt Barinit, duke pritur pergjigjen e tij, qe mesa dukej nuk kishte ndermend te dilte.- Eja Kander! - u degjua Barini te fliste kundrejt tij.
- Z.Omer nuk duhet te levizni nga shtrati, sepse keni marre nje plage te rende, ndaj duhet te pushoni ... - u degjua te fliste doktori, teksa une po vazhdoja te shikoja drejt Barinit, duke injoruar fjalet e tij.
Pas nje casti nuk po duroja dot keshillat e pa nevojshme qe po me thoshte, prandaj fola i nervozuar kundrejt tij.
- Dil jashte ! - ne momentin qe degjoi fjalet e mia, u largua pa kthyer pergjigje, duke me lene serisht vetem per vetem me Barinin.
Pasi qendruam disa sekonda ne heshtje, u degjua zeri im te dilte serisht i nxehur.
- Pergjigju ! - urdherova une bindshem perpara atij, si kurre me pare i fola me nje ton te larte atij qe ishte me i madh se une ne kete vile.
Fola per here te pare me nje ze te nxehur kundrejt atij qe e konsideroja vella.- Vajza u arratis, Omer. - sapo degjova keto fjale, qendrova pak sekonda ne heshtje dhe me pas fola serisht me nje ze te qete edhe pse brenda po zjeja nga inatit :
- Ku ndodhet?
- Nuk e dime akoma. Vrau nje prej badyguardeve tane dhe me pas ishte larguar me vrap ne drejtim te paditur ...
Pasi tha keto fjale serioz, u degjua zilja e telefonit te tij te shperthente dhe ta ndalonte se foluri, per situaten rreth asaj cfare kishte ndodhur me Emilyn .....
-----------------------------------------------------------
▪Barini eshte nje personazh qe nuk eshte shfaqur shume ne pjeset e historise, ndaj per te marre me shume informacion rreth tij mund te rilexoni pjesen "•12• ○ Mllefi i se shkuares". Bejeni kete per te mos e ngaterruar ate me ndonje personazh tjeter. Faleminderit ☺
ESTÁS LEYENDO
Hiraeth (shqip)
Romance"Hiraeth" - përshkruan një ndjenjë të thellë dhe të lindur të dëshirës së zjarrtë për një ndjenjë, një vend apo person që është përtej këtij plani të ekzistencës . ○ Hiraeth "Nje histori e paparashikueshme dhe tërheq...