》Ndonjëherë, plaget që ke në
trup nuk te dhembin aq
shumë saç përcëllojne fjalët
apo veprimet e një njeriu që
e ke njohur si engjëll dhe të
ka dalë djall.
- kurtjani__( Emily )
- Emily, zemer zgjohu. Mberritem tek surpriza. - hapa syte ngadale, teksa po degjoja Omerin te me peshperiste lehte keto fjale.
E surprizuar dola nga makina me shpejtesi, teksa e gjeta veten mbi nje shkemb gjigand dhe perpara syve po me serivej nje det magjepses dhe madheshtor, i pushtuar nga nje blu e thelle, e perzjere me ngjyrat portokalli dhe roze te perendimit te diellit qe pasqyrohej aq paqte mbi ate det joshes.
- Kjo ketu eshte e jona tashme.- u degjua Omeri te fliste, teksa po me tregonte me dore nje vile qe qendronte mbrapa nesh, qendronte mbi shkembin gjigand ku ndodheshim edhe ne te dy.
- Omeri cfare te ka ndodhur?! - pyeta une e cuditur, dhe u drejtova drejt tij e shqetesuar, teksa po shihja qe kemisha e tij e bardhe ishte pushtuar prej gjakut.
- Asgje me rendesi. Eja futemi brenda ! - u degjua ai te ndryshonte temen, per te mos iu pergjigjur pyetjes sime, teksa po vishte xhaketen e zeze te cilen sapo e kishte hequr prej trupit dhe teksa po ecte drejt viles qe ndodhej shume pak metra larg nesh.
- Omeri cfare te ka ndodhur? Duhet te mjekohesh. - u degjua serisht zeri im i shqetesuar, teksa po futeshim ne vilen madheshtore qe karakterizohej nga luksi, dhe muret e se ciles qendronin te mbuluara me panorama romatike.
- Mos bej me pyetje ! - u degjua ai te fliste i nervozuar, teksa po ngjiste shkallet per te shkuar ne katin e dyte te viles, nderkohe qe une po e ndiqja e shqetesuar nga mbrapa.
I nervozuar u drejtua drejt nje dhome gjumi, muret e se ciles ishin ngjyre blu dhe mbanin te varura ne to disa panorama luksoze e erotike.
Ne nje pjese te murit qendronte nje ballkon me pamje nga deti, i cili ne ato momente po lejonte rrezet portokalli te perendimit te diellit te binin mbi faqet e mureve te saj dhome.
Dhoma kishte nje shtrat gjigand dhe perballe tij nje garderobe qe shtrihej ne te gjithe faqen e murit.Ne momentin qe u futa brenda saj pashe Omerin te hapte garderoben me nerva dhe te merrte prej saj nje kemishe tjeter te bardhe, teksa po fillonte te zberthente kemishen e gjakosur qe mbante veshur.
- Prit te te ndihmoj une. - u degjua zeri im, teksa i shkova prane dhe fillova te zbertheja kemishen e tij, teksa po shikoja qe fashoja ne anen e tij te zemres ishte e pushtuar prej gjakut te mpiksur.
- Ooo Zot. Omeri te lutem ulu te te mjekoj plagen. - u degjua zeri im te dilte i shqetesuar, teksa u drejtova drejt nje komodine per te gjetur kutine e ndihmes se shpejte.
Pas pak castesh, pasi e gjeta, u drejtova serisht drejt tij qe po qendronte akoma ne kembe duke me pare serioz dhe duke mos e shkeputur per as nje cast shikimin e tij prej meje.
- Ulu aty ! - teksa thashe keto fjale, e terhoqa lehtazi prej krahut dhe pasi e ula ne shtratin e stermadh po qendroja perballe tij, teksa po i hiqja ngadale fashon e meparshme qe e kishte te rrethuar pas trupit te tij muskuloz e te mireformuar.
Ne nje moment u shperqendrova prej shikimit te tij qe ishte fokusuar gjate gjithe kohes drejt meje.
Ne kohen qe ai pa syte e mi te ndesheshin me te tijet u degjua te fliste :- Pse kaq shume e shqetesuar per armikun e perbetuar te babait tend?
Teksa degjova keto fjale, shkeputa shikimin prej tij dhe u mundova te injoroja pergjigjen e vaket qe po me vinte ne mendje ngadale, teksa po vazhdoja te hiqja fashon e gjakosur prej plages se tij.
- Oooo. Ngadale ! - u degjua zeri i tij te dilte i nxehur, teksa shkeputa fashon qe i ishte ngjitur me plagen e thelle prej gjakut te mpiksur.
- Me falllll ! - u degjua zeri im i shqetesuar, teksa djerset po fillonin te me pushtonin ballin prej asaj qe po shihja. Nje plage qe ishte acaruar dhe penjte e se ciles ishin shkeputur prej njeri tjetrit dhe prej mishit te enjtur e te skuqur.
Ne ato momente ne mendje po me riktheheshin fjalet qe Andrea i kish thene Omerit perpara disa oresh, ne momentin e celebrimit.
"Kete here i paske shpetuar vdekjes paq, por nese guxon edhe nje here t'i afrohesh motres sime do te te vras me duart e mia, e jo me pistolete si heren e fundit."
Teksa po mjekoja plagen e tij, ndjeva syte te me mbusheshin me lote dhe ne zemer po ndjeja nje zemerim per ate qe kish ndodhur ne te vertete dhe per dhimbjen e tmerrshme qe ai mund te kish pasur mbi kurriz gjate gjithe ketyre diteve prej asaj plage te thelle.
- Omeri me fal ! - u degjua zeri im, teksa po vazhdoja te mjekoja plagen e tij dhe teksa po ndjeja lotet te me pushtonin faqet.
- Per cfare? Pse po qan? - u degjua ai te fliste i shqetesuar, teksa u ngrit ne kembe duke me kapur nga krahet dhe duke me ngritur edhe mua gjithashtu.
- Omeri cfare po ben? Mos leviz, sepse plaga jote eshte shume e thelle ...
- Shhhhh... Qetesohu ! Jam shume mire, nuk kam dhimbje. Pak me pare bera shaka me ate pasthirrmen.
- Omeri mos fol budalliqe, po del gjak. Plaga jote duhet te qepet serisht. O Zotttt ... - po flisja une e shqetesuar, teksa qaja dhe teksa shikoja gjakun e tij te kalonte kufirin e plages prej penjve qe ishin gati te shkeputur nga mishi i skuqur i plages.
- Me shiko ne sy ! - u degjua ai te fliste i nxehur, teksa vendosi duart e tij ne faqet e mia per te shkeputur shikimin tim prej plages se gjakosur dhe per ta drejtuar ate drejt syve te tij.
- Nuk ndjej dhimbje, jam shume mire, prandaj fshiji lotet dhe dil jashte sepse do mjekohem vete. - i tha keto fjale, teksa fshiu lotet e mi dhe po me shikonte serioz plot bindje.
- Jo nuk mund te dal. Nuk mund te mjekohesh vete ... Ne rregull nuk do qaj ... thjesht me ler te te mjekoj. - u degjova une te flisja e bindur, teksa po fshija lotet qe po fillonin serisht te me rrokulliseshin mbi faqe .
Dhe pasi me pa per nje cast serioz, u dorezua dhe u ul serisht mbi shtratin e madh duke pershperitur i nervozuar disa fjale prej kokefortesise sime.
Vazhdova te mjekoja plagen e tij duke menduar se sa shume dhimbje mund te ndjente prej saj.
Pasi mbarova, mora kutine e ndihmes se shpejte dhe e vendosa serisht ne komodinen perkatese, teksa Omeri u ngrit ne kembe dhe po vishte kemishen e bardhe qe e kishte marre perpara disa castesh prej garderobes.- Me ler te te ndihmoj. - u degjua zeri im, teksa u drejtova drejt tij dhe vazhdova te mbertheja kopsat e kemishes se bardhe qe ai e kishte veshur disi.
- Duket te jem gjithmone i plagosur qe te kujdesesh kaq mire per mua? - u degjua ai te bente kete pyetje, teksa po buzeqeshte paksa, si rralle ndonjehere.
- Se di ! Ndoshta po. - u degjua pergjigjja ime, teksa po shikoja ate te buzeqeshte aq bukur.
- Duhet te kujdesem gjithmone per ty qe te buzeqeshesh sado pak? - u degjua pyetja ime e perngjashme me te tijen, qe e beri ate ta hiqte ate buzeqeshje prej buzeve dhe te qendronte serisht serioz duke me pare ne sy sikur t'i kisha thene se ishte duke gabuar me mimiken e tij te meparshme.
Qendruam pak sekonda ne heshtje duke pare njeri tjetrin ne sy dhe ne nje moment, ndjeva duart e tij te ferkonin te pasmet e mia, teksa po e degjoja te fillonte te fliste qete dhe te me terhiqte ngadale drejt trupit te tij :
- Me ka marre shume malli. Kane kalur kaq shume kohe nga hera jone e fundit. A mundem ?.....
▪Si thoni, a do pronojë Emily propozimin e Omerit?
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Hiraeth (shqip)
Romantizm"Hiraeth" - përshkruan një ndjenjë të thellë dhe të lindur të dëshirës së zjarrtë për një ndjenjë, një vend apo person që është përtej këtij plani të ekzistencës . ○ Hiraeth "Nje histori e paparashikueshme dhe tërheq...