Isha i vetmuar, i brishtë, i thyer. E urreja veten time. Isha ndjerë gjithnjë i padëshiruar, i padobishëm, i tepërt. Nuk kisha asgjë, dhe nuk po flas vetëm për të mirat materiale. Kishim një ekonomi krejt normale në familje. Nuk ankohesha për këtë, nuk kërkoja gjëra të tepërta sepse e dija se dhe to që kisha prindërit e mi i kishin siguruar me jo pak lodhje. Po flas për dashurinë dhe ngrohtësinë që rrethonte të tjerët por mua më qëndronte vite dritë larg. Ose ndoshta kështu i qëndroja unë.
Me siguri pas 10 vitesh do të qeshja me veten time adoleshent, por ndihesha i pasigurt në gjithçka. Si të mos kisha asnjë vlerë të mirë brenda vetes. Ndihesha tërësisht budalla. Dhe e dija mirë se ishin vetëm pasiguritë e adoleshencës, se në të vërtetë nuk ishte kështu, por nuk arrija ta bindja veten për këtë.
Nuk isha njeri i shoqërueshëm, as që i afrohesha kësaj.Mbaja gjithnjë me vete shumë libra, miqtë e mi ti përhershëm, ata më besnikët. Të vetmit MIQ që kisha. Dhe përveç tyre gjithnjë mbaja veshur një xhaketë me mëngë të gjata. Pak rëndësi kishte në ishte verë apo dimër, në temperaturat ishin nën 0 apo mbi 35°C, ajo xhaketë ishte lëkura ime e dytë. Nuk kishte asnjë domethënie të veçantë për mua, ose në fakt kishte por shumë larg domethënies që mund të mendonte gjithkush. Nuk e kisha kujtim nga asnjë person i dashur. Arsyeja ishte se ajo xhaketë mbulonte dhimbjen time, mbulonte ato vraga të mallkuara që kisha mbi krahë, pasqyra të gjendjes sime shpirtërore. Por ato vraga nuk i kisha vetëm në trup, por edhe në shpirt. Dhe aty ishin shumë e shumë herë më të thella. Tashmë kisha arritur në atë pikë ku ai lëmshi që krijohet në fyt dhe të duket sikur po mbytesh ishte kthyer në normalitet për mua.
YOU ARE READING
PAS HIJEVE
Teen FictionMiguel, nje djale ne dukje normal fsheh brenda vetes nje bote te erret. Derisa ne jeten e tij shfaqet nje fije shprese, nje drite. Por a do te jete kjo drite mjaftueshem e forte sa per te mposhtur erresiren?