Ashtu si momentet në foto, aq e lumtur prej detajesh të vogëla që bëjnë diferencën të dua përherë. Nuk e di në duhet të të uroj 1000 apo 1000 vite, se nga njëra anë kam frikë se do të duhet të duroj kërcënimet e tua, por ç'rëndësi ka! 1000 qofshin, e nëse aq është shumë atëherë le të bëhen shumë më shumë se 3 zero pas, le të bëhen pafund zero pas. Numër i palexueshëm qofshin vitet e jetës tënde, se une e di që ti jetës i bën dush me ujë të ftohtë dhe e kap nga flokët që të bëhet si thua ti.
Bjonde, o bjonde e ke radhën sot të festosh ditëlindjen tënde.
Gëzuar ditëlindjen @Renisahoxha 💕❤❤💕🌷🌹🌺💯💯🎂🎂🎂🎂🎂
Por sot nuk feston veç ti! Ti feston ditëlindjen ndërsa unë festoj se në këtë datë ka lindur një e çmendur me flokët bjonde, ajo që mes brunesh më shoqëroi dhe pak nga pak u bë shoqja ime.E çmendur, ti me shpirtin me drita Gëzuar ditëlindjen 🤩🤩😘😘😘😘😘💕💕💕💕🌷💕💕💕
Prolog
Dielli me rrezet e tij kishte degdisur tutje retë që kërcënonin shi, e ajo e vetme në një sallë lindjesh të shkretuar priste të vinte në jetë ajo foshnje që do e shoqëronte atë të jetonte ferrin bashkë me të. Ishte vetëm, ashtu siç kishte ardhur në jetë... Vetëm, pa ndonjë mbështetje... Vetëm! Por ne e njihnim atë flokë gështenjën me tipare fëmijënore që luftonte vetëm për të mposhtur përbindëshat që rrugën e kryenin me të, e kurrë nuk do e linin të ndahej prej tyre.
Se në rrugën e saj ajo kish njohur demonë, demonë që mbanin veshur tipare njerëzore, e humanë nuk ishin ngase kishin njollosur e shkatërruar ëndrrat që i kishte qendisur më bukur nga sa kishte qendisur lulet në copat e bardha. Kishte patur ëndrra shumë, por sa keq që shpirtin i'a kishin dënuar, e kishin sakatosur dhe i kishin ndërprerë fluturimin shtegëtar që kishte ndërmarrë për të shpëtuar prej realitetit që e përplasi në mure të ashpra e të ftohta që të futnin të dridhurat në trup.
Kish dashur edhe ajo që si shoqet e moshës së saj, të shkonte në universitet, por përpara kësaj edhe ajo e brishta qenie njerëzore kish ëndërruar të mbante veshur një fustan të gjatë e të festonte mbrëmjen e maturës, por qenie të pashpirt e kishin zbritur prej ëndrrave për t'i sajuar një realitet të frikshëm, se i sajuar qe. I planifikuar nga një njeri i vetëm.
Një fëmijë po vinte në jetë atë ditë, priste të përballej me realitetin, i pafajshëm me ngulm kërkonte të merrte frymë, por i paditur se frymëmarrja do ishte asgjë më shumë se një zgjerim e ngushtim i kraharorit e aspak jetë.
-Edhe pak,-e orientonte doktorresha, por ajo nuk e ndjente veten të gatshme të sillte në jetë atë fëmijë, jo nga mosdashuria por sepse mundësitë që ai fëmijë të jetonte jo vetëm që do ishin të ulëta, por ndoshta dhe inegzistente. Se kushdo që lind nga një person i shtypur prej realitetit i shtypur do bëhej, e askush nuk do kishte guximin të ngrinte dorë mbi atë realitet që vriste pa mëshirë. E në më shumë dhimbje do të egzistonte, atëherë vetmia e saj në atë çast a do kishte kurë?
-Është vajzë,u tha pasi të qarat pushtuan dhomën që duhej të ishte e bardhë, me kushte të përshtatshme për një të porsalindur, por pluhuri kishte mbuluar gjithçka. Ai nuk ishte një vend ku një foshnje duhej të qëndronte, por ja që e tillë ishte shëndetësia, ku i sëmuri fundosej, e i shëndetshmi sëmurej.
-Tani çojeni në dhomë,-tha e painteresuar doktorresha që as nuk e kontrolli vajzën e vogël në ishte e shëndetshme.
E nëna e re qante për fatin e saj. Në heshtje i uronte të bijës një jetë ndryshe nga e saja, por a do e kishte atë të drejtë ai foshnje i ardhur në jetë mes padrejtësish?! Ç'faj kishte ajo vajzë që deshi të merrtë frymë në ambientin e egër të një xhungle me njerëz të babëzitur? Ç'faj kishte se nuk ishte djalë? Ajo nuk erdhi me dëshirë, por u detyrua.
Kjo është një histori e vërtetë, e përjetuar në kohë të ndryshme por me të njejtat ndjesi nga unë dhe bashkëautorja @Renisahoxha
أنت تقرأ
Krahë të Thyer.
روحانياتNuk po përpiqemi t'ju bëjmë të qani, por nuk kemi faj nëse ju bën për të qarë. Do e humbim të gjithë të njëjtin hero në këtë histori, por do gjejmë zërin e heshtur brenda vetes, atë që ndoshta do krijojë një revolucion.