1.Ai hero i përkiste qiellit.

151 19 61
                                    

Ylli ra! Nga kupa e qiellit zbritën ëngjëjt për të marrë me vete një hero që nuk ishte e thënë të qëndronte në tokë. Një mizëri njerëzish jepnin ngushëllime për familjarët që humbën djalin e tyre 22 vjeçar nga një sëmundje që i shkatërroi gjakun. Ç'ironi! Se supozohej të ishte gjaku ai që shpërndante jetë nëpër trup, e në trupin e Jonit, që shumë e patën idhull, ishte gjaku ai që i qe sëmurur.

Njerëzit që vinin të veshur me të zeza dhe me lotë në sy i'u dukën sikur e kuptonin mirë dhimbjen e saj, por qe mendim i pabazë, se kush e dinte se sa dhimbje kishte ajo për të birin 22 vjeçar që humbi jetën prej leuçemisë! Nuk qe aspak e parashikueshme dhimbja e saj, se kush e dinte se ndërsa dheu hidhej mbi të birin ishte edhe dhe mbi varrin e saj për së gjalli. Priste nipër e mbesa prej Jonit trupmadh dhe hero, por ëndrrat e saj nuk u realizuan se një sëmundje e gërryu përbrenda atë syshkruarin me flokë në nuanca të errëta e të çelëta me raste.

I kujtoi ata sytë në blu e jeshile të bashkuara bashkë në mënyrë tejet kaotike por të kënaqshme për syrin, e u gjunjëzua kur befas kuptoi se nuk do i shihte më të gjallë. Sa shumë kishte ndihmuar Joni nënën e tij, e sa shumë buzëqeshje i kishte dhënë asaj ai që ngadalë, në çdo grusht dhe që i hidhej përmbi, po humbte nën errësirën e pashpresë të një jete që shuhet.

Kish patur edhe jetë në zemër, dhe e ëma e kujtonte se si ai ishte një vëlla i madh i fëmijëve të atij fshati. I erdhi i largët momenti kur kishte parë shumë fëmijë në dhomën e ndenjes, te shpërndarë në divane, e kur kishte pyetur të birin se pse ata ishin aty, ai me një buzëqeshje që sillte veç pozitivitet i ishte përgjigjur:
“Shhhhh, lëri të flenë nënë.”

Atëherë nuk e kishte kuptuar se kaq pak fjalë ishin shumë të ngarkuara me emocione, e ishin panoramë e të birit i cili kishte dashuri për të gjithë. Sot ato fjalë i tregonin për shpirtin e pasur të Jonit që nuk reshti kurrë së dhëni dashuri.

Për nënën ai qe ëngjëlli që nuk e mbante dot toka, se ishte e ligë dhe e ngjyente shkëlqimin e 22 vjeçarit me baltën e egoizmit, por ai nuk u përlye kurrë, ngase zemra e tij ishte dritë në mes të humbëtirës. Ndoshta ja pse Joni kishte trup të madh, se ai mbante një galaktikë madhështore me veten.

Por Joni nuk ishte veç kaq, nuk ishte veç biri i një nëne, ishte miku i një reparti të tërë ushtarak. Ishte integruar në ushtri, e fiziku i tij ishte i duhuri, por aq do jetonte ai. Aq do merrte frymë është fjala e duhur, se ai do të jetojë përherë në zemrat e miqve të tij ushtarë që qëlluan qiellin me armët e tyre. Ndoshta do e godisnin më fort qiellin me plumba, nëse qielli do dorëzohej për t'i kthyer Jonin, mikun e tyre. Por ja që as qielli kompromise nuk bënte, se kishte xhelozuar që toka kishte ëngjëj.

Se Joni nuk do lindë më kurrë për babain që nuk e trajtoi ashtu si ai meritonte. Nuk do të lindë që ai t’i bërtasë sërish, se i vodhën paratë për vazhdimin e universitetit, e nuk do jetë më dëshmitar i tentativave për largim të të birit. Sot do të donte të kishte ikur nga shtëpia atëherë kur ai kishte qënë 18 vjeç, e jo të ijte tani përgjithmonë.

Ah sa i dhimbte shpirti kur ngadalë djali i tij po zhdukej nën dhe! Sa pendohej që nuk e deshi pak më tepër, ose të kish kaluar me të birin, çaste për t'u kujtuar me mall e ndoshta dhe me buzëqeshje ndonëse dhimbte fort. Por jo!

A gëzoje sot? Ç'qenie e ligë të kish qënë?

Po të kishte besuar se i biri nuk ishte mirë, do e kishte dërguar më herët në spital, pavarsisht gjendjes së dobët ekonomike. Po të kishte besuar se ai nuk nxirrte justifikime kur thoshte se dhimbja e mbante të mbërthyer, nuk do i kishte thënë kurrë “Ti bën vetë se nuk do të punosh".

Krahë të Thyer.Where stories live. Discover now