Kohet e lumtura

24 0 0
                                    

Pershendetje te gjith ju qe do te lexoni historin time. Jam Drena 19 vjet dhe jam protagonistja e librit. Jam nje vajz e thjesht e rritur ne nje familje fanatike shqiptare. Kam nje te kaluar te nderlikuar sepse me esht dashur te jetoj ne shtete te ndryshme per te ardhur ketu ku jam sot. Kam lindur ne nje shtet te vogel te ballkanit, i cili sot mban emrin Maqedonia e Veriut. Femijrin kalova ne shtepin e gjyshit ne nje fshat ne Strug.
Jetova bashk me gjyshin, gjyshen, tre axhollaret (vellezrit e babait tim) dhe tre djemt e tyre dhe mamin. Ndoshta po pyesni veten se cfar ndodhi me babain tim dhe pse un nuk jetoj me te. Per shkaqe financiare ai u desh te largohet nga vendlindja per te emigruar drejt Italis. Familja ime aso kohe ishte e perber prej mamit, babit dhe motres time te vogel Vera. Kur un mbusha 9 vjeq na u dha mundesia qe te shkonim ne Itali dhe te jetonim bashk me babain ton. Ishte nje nder perjudhat me te bukura dhe njekohesisht nder me te veshtirat. Mua dhe motres time na kushtoj shum koh dhe mund deri sa mesuam gjuhen italiane. Dhe pikerisht sapo filluam ta flisnim ne menyr fluide ne menyr te rrjedhshme pa patur probleme na u desh serish te kethehemi ne Maqedoni. Pse? Sepse kriza ne Itali kish filluar te perhapej me hapa te medha dhe firma e babait tim ra ne humbje te medha. Ne nderkoh Zoti kish bekuar familjen time edhe me nje moter te vogel. Te trea motrat bashk me mamin u rikethyem ne Maqedoni, ndersa babai emigroj drejt Gjermanis per mundesi me te mira punsimi dhe jetese. Pas nje viti u bashkuam serish dhe qe ateher akoma vazhdojm jetojm ketu. U ben plot 5 vite tashme. Ketu vazhdoj shkollimin e lart per ekonomi me deg menagjim te financave. Endrra ime esht qe ne te ardhmen te behem nje femer me karrier dhe te mos jem e nvarur prej nje mashkulli. Dua qe vendimet te mundem ti marr vet dhe jo dikush tjeter te vendos per jeten time.
Edhe pse jam rritur ne nje familje fanatike ku traditat respektohen dhe kan fler te caktuar, jam un ajo qe ndonjeher shkel disa rregulla apo thyej tabu.
Jam shum pro te drejtave te grave,te drejtave themelore qe atyre u shtypen nga qenja mashkull,dhe jam e gatshme ti mbroj ato dhe te tuftoj kunder atyre qe shkelin ato. Qoft ky edhe babai im.
Kam qen vajz e sjellshme por njekohesisht kokforte dhe paksa rrebele. Kam respektuar fjalen e prinderve, deri aty ku un mendoja se duhej te respektohej.
Isha nje vajz qe me pelqente te lexoj, te kendoj, te bisedoj,te qesh dhe te ndermarr aventura te reja. Isha shum tip bipolar tani qeshja dhe pes minuta me von do çaja. Nuk e kontrolloj dot esht pjes e karakterit tim.
Por kjo nuk esht ajo pjes e imja qe me pas do te ndryshoj jeten time. Esht ajo pjesa avaturdashese e imja qe ndonjeher me ben te kaloj kufijt.
Nuk di se si ta shpjegoj nuk di as se ku tja filloj.
Hmm....
Po e filloj keshtu....

Dhe loti, di te fal -Dashuri Ne Largesi-Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt