2.E detyruar.

141 12 83
                                    

Po sot kujt t'ia lëmë fajet? Kush i vrau ëndrrat, shpresën? Ne e kemi fajin për gjithçka. Ne dhe heshtja jonë...



Veç një vit pa Jonin, e trupat pa shpirt thjesht frymonin mbi tokën që merrnin heronjtë. Nga stresi dhe dhimbja për humbjen e të vellait Karolina kishte dhimbje në stomak, por do të ishte ndërhyrja e hallave të saj të cilat do të trazonin gjithçka. E asnjë nuk do të kishte forcë ngrihej për të kundërshtuar, kjo sepse ai që e donte të motrën me shpirt nuk ishte më. Ai tretej nën tokën e luleve të mjergullta të vdekjes. Ai nuk dinte asgjë se ç'lojë të fëlliqur kishin përgatitur të pashpirtët, hienat në historinë pa hero, por të mbushur përplot me heshtje të atyre që duhej të kishin ngritur zërin.



Kishin qënë në spital atë ditë, kur Karolina vuante nga stomaku, e ndërsa doktorrët bënin egzaminimet e nevojshme, hallat e saj kishin ndërhyrë me helmin e tyre.



-Nuk ka gjë nga stomaku ajo, thjesht do burrë.-ishin shprehur hallat e saj, dhe me ato fjalë kishin helmuar zemrën e plagosur të atij babai që jetonte përgjysmë.



Karolina nuk reagoi fare, nga frika se mos zhgënjente të atin, sepse ishin mësuar që të mos kthenin fjalën të rriturve, ndonëse fjalët e tyre i'a ngulën në shpirt thikat e helmëta të dhimbjes. U ndje shumë e vogël kur ato përsërisnin vazhdimisht se ishte koha që Karolina të martohej, e ajo as nuk i kundërshtonte dot.



Kur vizita në spital kishte mbaruar, të afërmit ishin mbledhur të gjithë në atë shtëpi jo shumë të madhe dhe diskutonin për fatin e një vajze që ende nuk i kishte mbushur 18 vjeçe, që të ndikuar nga tradita e zakone të vjetra, kishin krijuar përshtypjen se njerëzit duhen gjykuar sipas të përgjithshmes.



Ambienti i krijuar dukej si një ritual shtrigërie, ky tymi që shpërndahej nga fjalët e të gjithëve dukej si një vulë e pakthyeshme në vulosjen e fatit të asaj që kishte thurur ëndrra të hekurta në mundësi prej kartoni.



-Shiko,Besim ne mendojmë t'a fejosh vajzën. Ju jeni vetëm, pa përkrahje dhe ju duhet ndihmë.-tha njëra prej hallave të Karolinës, ajo më fytyrëngrysura dhe Besimi ra në mendime. Ndoshta ato kishin të drejtë.



-Ajo është e rritur, ka goxha trup. Pastaj dhe ne aq sa Karolina u martuam dhe nuk na gjeti gjë.-u hodh motra tjetër e Besimit me një ngërdheshje të shëmtuar në fytyrë.



Nëse do kishte ndonjë ngjyrë që do i përshkruante më së miri ligësinë që mbartnin ato fjalë do të qe e kotë t'ia depozitonim të zezës atë peshë. Se e zeza ka nuanca të çelëta ndonjëherë, e ngadalë, kur më shumë ligësi mbart ajo errësohet më shumë.



As e zeza e territ s'do kishte forcë të mbante peshë fatin e asaj vajze të pamësuar me jetën, që kishte ëndrra plot. Donte të vazhdonte shkollën, se notat e saj ishin shumë të larta dhe jo të detyrohej të jetonte sipas të tjerëve, për të tjerët.



-Kemi gjetur një djalë të mirë për të. Është nga fshati këtu afër,-tregoi Shpresa fytyrëngrysura me gisht drejtimin për nga fshati më i afërt.



-Djalë i mirë shumë, i pashëm, me shtëpi të madhe, punëtor.-vazhdoi të tregonte motra tjetër e Besimit dhe ai veç mendohej dhe pastaj binte dakord me çdo gjë që i thuhej.



-Pale ka dhe para në bankë. Gjithë të mirat ka. Nuk kemi çfarë kërkojmë tjetër për Karolinën.-plotësoi Shpresa dhe bënte një fytyrë të mahnitur.



-Unë do flas me vajzën njëherë.-tha Besimi, por ato nuk kishin mbaruar ende duke folur e lavdëruar personin që cilësonin si idealin për mbesën e tyre që me siguri ndërsa ata diskutonin për fatin e saj, ajo thurte ëndrra në dhomë, mes librash shkollorë me të vetmen dëshirë për të shkuar në universitet.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Jun 06, 2019 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Krahë të Thyer.Where stories live. Discover now