Pastër. Në një fshat te vogël të Xi'anit,diku mes malësisë dhe fushave,jetonte familja ime.Një shtëpizë e vogël zinte vend në rrugicën që të çonte për në malin Huashan,i ashtuquajturi,mali më i rrezikshëm në botë. Një rrugë e gjatë plot gunga e shkallë gjysmë të ndërtuara,të çonte në tempullin në qendër të majës së këtij mali mallëngjyes. Për mamanë time ishte veç një legjendë,për mua,ishte aventura e fundit në listën e ëndrrave të mia të pa realizuara.
Isha 19 vjeç.Pa motër dhe pa vëlla. Mendoja se jeta ishte më e saktë në këtë mënyrë,sesa duke jetuar në një shtëpi plot me fëmijë të konfuzuar e të pa zhvilluar,si pjesa tjetër e Xi'anit. Në këtë fshat specifik,moshatarët e mi,nuk gjendeshin askund. Ishte një vend i populluar kryesisht nga njerëzit e moshuar,me një barrë eksperiencash mbi shpinat e tyre. Zakonisht më trajtonin si fëmijën e fshatit,gjë që nuk e merrja në konsideratë të çrregullt. Në fund të fundit ,plakat e fshatit bënë çmos për të më rritur në mënyrë të përsosur,dukë i lënë hapsirë mamasë sime të shërohej plotësisht dhe të krijonte një jetesë të posaçme për të më çuar në qytet. Dhe ja pra,erdhi fjala e mallkuar. Qyteti. Ky ishte një ndër argumentet më të mëdha që kam kaluar me prindërit e mi. Ata donin të më çonin në qytet,të krijoja një famlje dhe të gjeja një punë të saktë për të rritur fëmijët e mi të ardhshëm. Më dukej çmenduri se si prindërit e mi e kishin planifikuar jetën time në mënyrë perfekte kohore,duke pasur mijëra e mijëra probleme të shumëllojshme,të cilave,nuk ja gjeje fundin.
Fshati e dinte se unë nuk dija gjë mbi dashurinë,(në këtë rast formula bazë për të krijuar një lidhje bashkëshortore.) dhe nuk doja gjithashtu. Isha vetëm 19 vjeç dhe ajo ç'bëja gjithë ditën e ditës ishte te ndihmoja gratë e fshatit me punët e tyre të shtëpisë,të ndihmoja babit me punimin e llullave dhe të ngjitesha në majë të malit Huashan. Këtë të fundit ja kisha vënë sfidë vetes me kujdesin më të madh mbi jetën time. Herë-herë,ngjitesha deri në portën e tempullit e më pas kujtohesha për punët e shtëpisë,duke e lënë atë të pa zbuluar deri në ditën e caktuar.
Kur vija që andej,shpesh herë,Zonja Shu më pyeste se deri ku kisha arritur me aventurën time të jetës dhe shpesh herë më shfajsonte te prindërit se si kjo do të me çonte në majat e te qënit e zonja e vetes,pasi ata flinin mbi shqetësimin e jetës sime martesore dhe ndjenjave të mia. Unë nuk ja vija kurrë veshin. Shpesh herë bëja si e pafajshme në moshë për t'iu larguar pyetjeve të pafunda të mamasë,si përshembull:"Ke ndërmend të shkosh në shkollë publike? Ndoshta do të gesh dikë aty. Dikë për ty."
Dhe pergjigja ime ishte po e njëjtë.
"Nuk është në dorën time. Do të më vijë koha. Le të mos bëjmë plane."
Ndonjëherë ajo e përfundonte fjalinë time duke ma marrë nga goja,tërë shqetësim dhe nge. Më vinte keq për nënën. Por në fund të fundit isha shumë naïve kundrejt stresit dhe kjo gjë po më tërhiqte më pranë tij.
U duhej e njëjta situatë të kuptonin se sa e shfokusuar mendja ime nga martesa e dashuria.
Më pëlqente të shkoja sado pranë malit Huashan,të shikoja perëndimin e diellit sado pak të zgjaste ai.Vë bast se nuk e kuptonin se sa në dyshim për vetveten më kishte vendosur ajo bisedë.Për më tepër mendoja se ai ishte qellimi i tyre.
Teksa kthehesha përsëri në shtëpi shikoja babain teksa zmerilonte brendësinë e pipave dhe llullave. E shikoja atë në një ambient të drunjtë ku drita ngjyrë bezhë reflektonte mbi sytë e mi.Ai shpesh herë vishej me veshjet më të rregullta e më të thjeshta që mund të gjeje në garderobën e shtëpisë sonë. Fliste me nje delikatesë përçmuese.Asnjëherë sdo mundem ta kuptoj dashurinë e tij për drurin por mendoj se arrija të lidhesha me një mendim me të. Kishim të njëjtin oreks për gjëra fare të ndryshme.Kur mendoja kështu shpesh herë me dukej,thua se më kishte bërë dëm i gjithë ai diell.
Mamaja ishte sado e sfilitur por edhe e qeshur. Më kujtonte gjithnjë simbolin e Yin dhe Yangut.Ishte po aq e bukur dhe delikate sa vendosja e ndërthurur e atij simboli të famshëm.
Më lante gjithmonë me këshilla të përsëritura që ndonjëherë bëheshin të bezdisshme.
Pasioni i mamasë ishte gatimi,ai i ëmbëlsirave.Mbaj mend kur fëmijët që njëherë e një kohë quheshin kështu,mblidheshin në portën time të shtëpisë dhe mundoheshin të gjenin se çilët ishin ingrendientët që mamaja ime përdorte mbi ëmbëlsirat e saj.
Tashmë ato fëmijë ishin rritur,martuar dhe dërguar në qytet.
Megjithëse ndonjëherë malli më pushtonte për ta,ndihesha mirë që isha e vetmja vajzë e lirë në këtë qytezë,tanimë fshat të vogël.
Shtëpia jonë ishte tejmase e madhe për një familje të vogël si tonën,dhe shpesh herë ne mbanim turistët e ardhur nga Hong Kongu apo edhe nga pjesa qëndrore e Xi'anit. Vinin njerëz të ndryshëm si familje me fëmijë ë vëgjël dhe ndonjëherë ushtarët që luftonin në luftë. Këta njerëz ishin njerëzit më delikatë dhe kërkonin kujdesin më të lartë prej nesh. Legjendat shpesh thonin se të mbaje në krahë kujdesin e një dëshmori a një luftëtari,i sillte fat të mbarë familjes.
Gushti nisi me një vapë të tmerrshme dhe acaruese. Gjë që sillte shumë e shumë turistë mbi kabinën e shtëpisë sonë.Pothuajse të gjithë donin të shihnin malin dhe për këtë arsye nuk më lejohej të shkoja aty sa herë të dëshiroja.Kjo jo vetëm më trishtonte por edhe më hiqte inspirimin për të ndihmuar nënën mbi shërbimin e të ardhurëve vendas.
Ditën e njëzetetretë të muajit të tetë,u ngrita në mëngjes nga një shi i vrullshëm. Vrapova drejt verandës në momentin e parë që dëgjova ato pika të para.Sytë i kisha akoma të turbulltë ndaj nuk vëreja siç duhej,por nga larg dy-tre tipa të gjatë e të kulluar nga shiu që vinin drejt kabinës sonë.Menjëherë mbylla perden dhe shpejtova për tek prindërit.I tunda prindërit që të zgjoheshin dhe babai vrapoi drejt portës ndrërsa mamaja u vonua duke u veshur. Teksa gjendesha e vetme në dhomë,dëgjoja dy zëra burrash që bisedonin dhë shkrepëtimat e jashtme. Nxorra një sy nga dera e dhomës dhe pashë prindërit dhe të ardhurit. Përballë derës qendronin tre meshkuj. Një i gjatë,një tjetër më i shkurtër e një tjetër akoma më i shkurtër. Burri që qëndronte në mes vazhdonte të kërkonte falje për shqetësimin. Ishte i edukuar dhe njeri i thjeshtë. Ai që ngjante si më i shkurtri ,mbante valixhe dhe fshinte djersën e tij mbi ballë vazhdimisht. Rrudha vetullat nga ky xhest. Te dy ishin veshur si meshkuj të moshuar e punëtorë,ngjasonin shumë me babanë.
Ndërsa i treti ishte i gjatë,fjalëpak dhe i buzëqeshur. Mbante dy valixhe në duar dhe i shikonte prindërit drejt e në sy. Ishte i veshur në mënyrë të sofistikuar,në ngjyrën blu. Ngjante i pastër dhe....i ri. Deri në këtë moment nuk e kisha vënë re se kisha nxjerrë gati të gjithë fytyrën nga dera e dhomës. Ai ktheu kokën e më pa drejt në njërin sy. Pikërisht në atë çast u fsheha në mënyrë direkte,urgjente.
Dëgjova se bëhej fjalë për dikë që do të futej në ushtri,dhe prindërit e mi nuk mund ti thonin jo kësaj kërkese,pavarësisht kushteve dhe turnit të tyre të mbaruar.
Ata u ulën në tavolinë në orarin e herët të mëngjesit.Ishte pothuajse akoma natë dhe mamaja më kërkoi të dilja nga dhoma edhe pse e veshur në një këmishë nate,që ta ndihmoja.Flokët e shkurtra të drejta më kishin rënë në fytyrë dhe fytyra ishte e zbehur si retë e shiut të mëparshëm.
Me pak fjalë dukesha si e nxjerrë me zor nga një qilar. Këmisha ngjyrë rozë e hapur zvarritëj nëpër dysheme dhe unë mundohesha mos të dukesha e dukshme në ato momente. Nuk e di as vetë pse por një dëshirë e brendshme më kërkonte ta bëja këtë.
Një nga një çoja ushqimin në tavolinë pa treguar fytyrën time.
Mamaja më thirri ti bashkohesha tavolinës. I dhashë asaj një shikim të turpshëm duke i kërkuar të largohesha për në shtrat por përkundrazi u ula në tryezë.
E pranoj dukesha qesharake,duke u munduar të mbaja trupin drejt kur çdo pjesë tjetër e paraqitjes sime ishte e shkatërruar.Por nuk më interesonte aspak.
Përballë meje ulej babai, dhe në anën e djathtë timen ndodhej mamaja. Sidoqoftë,në anën e majtë qendronte ai djaloshi i gjatë i cili,supozohej të ishte nje ushtar i ardhshëm. Pavarësisht qendrimit të drejtë ai më dukëj ndonjëherë si femijë. Nga mënyra se si ushqehej dhe sasia e ushqimit në pjatë,e shoqëruar nga një buzqeshje tridhjetë e gjashtë dhëmbëshe. Herë herë më vinte në mendje se si qyteti në luftë do të ishte në duar të kësisoj njerëzve por nga ana tjetër më shkonte mendja vetëm e vetëm tek gjumi.Kisha zënë një qëndrim të çuditshëm dhe djali pranë meje më dha një vështrim të çuditshëm e më pas qeshi. Bëra gjasme sikur nuk vura re asgjë të çuditshme.
Hidhja shikimin tek ai ndonjëherë si femijë i pasigurt. Ai ishte moshatar me mua dhe kjo më dukej tejmase e çuditshme. Vinte nga një familje e rritur në Xi'an dhe kishte jetuar në Hong Kong.Mendja ime qëndronte e pa kthjellët dhe vajta sërish në shtrat menjëherë pasi të ardhurit u larguan në dhomat e tyre të prenotuara.
Ëndërroja e ëndërroja sidomos në ditë e netë të tilla,kur sfilitesha ditë për ditë në këmbë për ti shërbyër mamasë dhe fshatarëve të lagjes.
Më pushtonte malli për ajrin e pastër në shkallën e fundit të malit. Aty ku mund të shihje gjithçka dhe ku skishte më gjë për të parë.Ishte pak e paparë se si për mua në çdo stinë ai vend dukej i përsosur,më marroste. Edhe pse të rënit në dashuri më dukej e pamundur në ato momente qe kaloja në majë të malit,mendoja se edhe pasi të njihja atë që doja më zemër ,do ta sillja këtu sa herë të ishte e mundur.Ishte kjo arsyeja pse nuk shkoja kurrë me turistët. Atyre i pëleqnte alpinizmi dhe pamja. Unë doja energjinë. Kohën qe kisha harxhuar për të arritur një ditë në majën e atij mali të pafund e plot histori.Dëshiroja të isha vetëm unë dhe mali. Ishte e veçantë kjo dashuri për një vend qe për dikë mund të jetë thjesht një mal.Për mua nuk shuhej kurrë.Nuk kishte fjalë midis nesh dhe prandaj ishim të pandashëm.Nuk kishte pendime.Mësoja aq shumë prej tij se si të rroja aq gjatë,dhe pa pendime.Të isha si ai.I qetë dhe i qëndrueshëm edhe kur era frynte fort.Miqësor dhe paqësor.
Por kjo ndihej si një lamtumirë e shkurtër e cila nuk dhimbte aq shumë sa ç'ishte dashuria ime për të.
YOU ARE READING
Poison:series of a past life
SpiritualQuhem Mei. Jam një vajzë adoleshente e rebeluar. Dikush që rrëfehet pas një jete të tërë. Ia përkushtoj këtë rrëfim çdo kujt në kërkim të nje qëllimi në jetë apo edhe vetëm një lirie të panjohur.Kjo histori është një zbulim i rremë dhe ju sugjeroj t...