Nentori

73 10 15
                                    

Perjashte po frynte nje ere e forte dhe e çuditshme. Po me dridhej mishi prej asaj gjeje aq te çuditshme. Ishte nje ndjesi qe nuk arrija t'a pershkruaja dot as me fjale e as me telajon time. Ishte diçka therese, renqethese, me therriste dhe me kerkonte, por nuk doja t'i afrohesha. E ndjeja sesi po me therriste qe nga horizonti i pafundem ku ndodhej edhe ajo drite e venitur e agimit. Hapa paksa syrin t'a shikoja te pakten sesi ishte; menjehere i mbylla syte. E kisha te ulur kembekryq ne mendimet e mija ate pamje qe po me çirrte, griste, shkaterronte, digjte gjithçka. E tanime, vetem pakez frasher i zi ndodhej sa te ndriçonte ne ate erresire. Ishte aq i vogel sa nuk mund te duronte dot gjithe ate ere te terbuar nentori; nuk po me ngrohte shume. Teksa qendroja dhe e shikoja ate hir ne mendjen time, degjoja nje ze te embel qe se largu me therriste. Ishte ime me qe me therriste qe prej kases se deres qe te zgjohesha se mund te vonohesha per ne shkolle.

Ngrita koken duke pare, tanime me shume vemendje nga ana tjeter e dritares ku gjendej dielli ne te aguar, rruga plot me njerez qe perpiqeshin te perplaseshin me shoku-shokun gjate rruges se tyre te perditshme per ne pune, dhe si gjithmone pallatin fqinje me tonin. Sot me dukej me i erret se kurre. Po veshtroja ne çdo xham e ne çdo qelq te thyer, duke kerkuar me sy nese do te gjeja arsyen e gjithe asaj zymtesije e zbrasetije, por ishte e kot, nuk do te arrija t'a kuptoja sot kurre arsyen se perse.

U çova prej atij vendi te qete dhe u hallakata duke kerkuar si e çmendur banjen, ndonese ajo eshte ngjitur me dhomen time. Nuk e kuptova se perse isha aq e hutuar dhe e çorientuar kur kjo ishte thjeshte nje dite e zakonshme shkolle.

Teksa po me çelej fytyra prej ujit brisk te ftohte, degjoja mamane qe po kendonte nje kenge te vjeter shqiptare me zhurmen e nje bilbili qe e shoqeronte. Ishte nje nga ato kenget e festivaleve qe une kurre nuk do t'a vendosja t'a degjoja pafunde ne telefon, por kurre nuk do te me shqitej nga mendja ajo melodi aq e bukur dhe e veçante, ashtu si edhe shume kenge te asaj kohe.

Dola dhe po kerkoja rreth e perqark librat qe me duheshin per sot duke u munduar qe te mos vonohesha me ate pune. E dija shume mire qe te gjithe gjerat i kisha lene ne nje vend, por pavaresisht kesaj do t'a harroja diçka, ndonese mund te ishte perpara syve te mi. Me pas, perpiqesha te zbukurohesha paksa per te fshehur sado pak gropezat neper faqe, por edhe ndonje puprri qe kishte dale papritur dhe pa asnje lajmerim, megjithese une i lyeja shpeshhere me krem qe te mos me infektoheshin.

Shkoja nga kuzhina, ndonese s'kisha oreks per te ngrene, duke buberruar kanatet e duke bere ndonje gje per ne pushimin e madh te shkolles. Ndonjehere blija ndonje gje edhe tek marketi afer shkolles. Gjithmone do te ishte ndonje kek i vogel ose me raste ndonje briosh, por kishte edhe momente qe doja çdo gje te mundshme.

Pasi mbaroja pershendetesha me prinderit qe akoma ishin ne shtepi dhe shkonin pakez me vone ne pune. Mamaja me keshillonte dhe me mbante gjithmone afer, duke u bere keshtu mikja ime. E dija qe ai nuk do te ishte momenti i vetem qe do te flisnim bashke, pasi e kishim gjithmone te mire pjesen qe flisnim gjate dites me ane te mesazheve; po me thoshte diçka ne ate momente, por si zakonisht mendoja per oren e pare dhe gjerat qe mund te ndodhnin ate dite.

U vesha shpejt e shpejt, duke pare gjithmone oren e voçkel qe mbaja gjithmone ne dore. Sapo dola prej shpije, po nxitoja qe te zbrisja shkallet duke pare hapin. Ne ate moment kthej koken duke pare time me tek bordura e shkalles.

-Lili... Kujdes sot.

U habita nga ajo fjali, por, megjithate i buzeqesha, duke u perpjekur t'i jepja siguri me ane te fytyres qe bera. Me pas u ktheva per poshte dhe vazhdova rrugen per ne shkolle, duke mos e ditur se çfare do te me ndodhte kete dimer. Era po frynte me e çmendur se kurre dhe po me frynte floket kaf,dhe jo vetem aq. Po perpiqesha t'i ferkoja forte atletet mbas tokes qe te mos me merrte era me vete e te me shpinte tutje tehu. Isha e lumtur.

Ktheva koken pas per te pare serish pallatin tjeter qe dukej perseri i zymte. Nuk do ta kuptoja kurre se perse dukej i atille ne ate moment. Po perseri nuk e vrava shume mendjen dhe vazhdova rrugen time drejt shkolles.

*Pershendetje, Momoni ketu :). Siç kisha thene edhe tek pjesa e fundit e librit tim "Bergeri" per kete liber te ri, ja tek eshte. Kjo eshte vetem pjesa e pare dhe besoj qe do te shtoj pjese te reja shpeshhere. Librin tjeter nuk do t'a harroje. Edhe diçka... ky liber do te jete me i shkurter ne seri dhe shpresoj qe do t'a mbaroj shpejt. Shpresoj qe t'a shijoni. LDMomon*

Dimri i PafundmeWhere stories live. Discover now