Risveglio

173 9 2
                                    

Chiara nuk ndenji gjate.Iku ashtu si erdhi,por duke premtuar se do kthehej serisht.Atmosfera ishte e ndere pas largimit te saj dhe migrena ime dukej sikur po shtohej.

Alessandro me dha ilacet dhe me shoqeroi deri ne krevat,ku ndenji me mua derisa me zuri gjumi.E ndejva kur u ngrit nga krevati dhe me qetesi doli nga dhoma.

Gjumi me doli rishtaz nga endrrat e cuditshme qe shihja.Ndoshta e kishin fajin ilacet.Ose ndodhta shfaqja e papritur e njerezve qe as nuk e dija qe ekzistonin.

Chiara dukej qe ishte me e vogel se mami.Kishte nje ngjashmeri te madhe mes tyre.Edhe pse make-up qe vendoste Chiara nuk te lejonte t'i shihja ato ngjashmeri,arrita te vereja buzeqeshjen e saj dhe syte.Keto dy tipare i kishin identike.Hija e mamit mbizoteronte ne tiparet e Chiares dhe gati doja t'i ngulja syte dhe ta shihja gjithe diten.

Fabrizio trokiti lehte ne dere per te lajmeruar per dreken,por nuk doja te takoja njeri tani.Keshtu qe kur ai hyri ne dhome,une bera sikur flija.

Gjithe dreken ndenja ne krevat,beja nje cope gjume dhe me pas filloja e mendoja per gjerat nga me te ndryshmet.Mendoja per cka lash pas ne Shqiperi dhe per ate qe me priste ketu,ne nje shtet te ri,me njerez qe s'i njihja,por qe tani e tutje do te ishin familja ime.

Eshte e cuditshme.Eshte e cuditshme sesi me eshte mbajtur e fshehte nje bote e tere,me eshte mbajtur e fshehte nje pjese e imja.Dhe tani ,bashke me kete pjese qe me eshte mohuar,po arrij te njoh edhe veten time,ate cope qe s'kam arritur t'i jap kurre nje shpjegim.

Te vetmit qe mund t'iu kerkoj nje shpjegim s'jane me.Iken pikerisht atehere kur mua me duheshin me shume.Me lane si nje jetime,me hodhen ne rruge ku perpara me doli nje burre me emrin Baba.

Por sa keq qe tashme une e kisha nje te tille.Arrij ta shoh dhimbjen ne syte e tij sa here i therras Alessandro,por nuk e di nese ai arrin te shoh gjithe dhimbjen qe ka mpire trupin,mendjen dhe ndjenjat e mija.

Do ishte me mire sikur te isha djegur bashke me tane ate zjarr.Flaket te me kishin perpire edhe mua,te clironin shpirtin tim nga ky burg prej mishi dhe kocke,ndjenjash dhe mendimesh.

Me la nje njeri te gjymtuar.Nje sakate qe ecen me kembet e veta,prape e pamundur t'i kontrolloj ato,e paafte te drejtoje ate cka ndodh brenda saj.

Koka me filloi te dhimbte serish dhe kete here s'po arrija te merrja as fryme lirisht.

Zgjata doren poshte krevatit ku qendronte maska ime e oksigjenit bashke me qetesuesin tim.

E vendosa dhe mbeshteta koken ne derrasen e krevatit dhe mbylla syte me shpresen qe mendimet do pushonin se rrjedhuri.

Perkundrasi,ata vazhdonin duke u bere me te dhimbshme.

Ti duhet te vdisje!

Jo!Mjaft!Pusho!

Nje ze rrenqethes buciste ne dhome.

Askush s'te do tyj!

Kishte nje nenqeshje ne ate ze te mhelmur.

"Pusho!"bertita me shpresen qe s'do fliste me.

E qeshura e asaj krijese mbushi dhomen.

"Mjaft te lutem!" Pshehretiva e lodhur,pa fryme.Maska e oksigjenit s'po punonte.Nuk po ndieja asgje.Nuk po ndieja as trupin tim.

Ngrita doren e dredhur dhe me mundim hoqa aparatin,me dukej sikur po me merrte dhe ate pak fryme qe kisha brenda.

Ata s'te duan!

Ata u larguan!

Ti nuk perket askujt!

Duhet te vdesesh!

Beautiful LiarsWhere stories live. Discover now