POSTIMI I PARË - 12/27/2013 1:34pm

115 12 2
                                    

Okej, ja tek po e bëj. Postimi im i parë. Frymë thellë...

Atëherë, përshëndetje të gjithëve! Ose, mendoj se duhet të them: përshëndetje absolutisht askush! Pasi jam e sigurit plotësisht se zero njerëz do ta lexojnë këtë, dhe pakashumë do të jem duke bërtitur në boshësinë e thellë dhe të errët të Wattpad-it. Por gjithsesi. S'më intereson. Nëse nuk e detyroj veten të postoj segmente të novelës sime çdo ditë a diçka e tillë, e di që nuk do ta shkruaj kurrë. Dhe kam shumë dëshirë ta shkruaj këtë novelë. Kjo do të thotë shumë për mua. Ja pse kam vendosur të angazhohem publikisht në postimin e parë.

Në rast se dikush përfundon duke ndjekur këtë histori, faleminderit SHUMË që po e lexoni! Seriozisht. Je i mrekullueshëm dhe të dua! Të lutem injoroje faktin që nuk e di se kush je-- po lexon librin tim, kështu që të dua gjithsesi pavarësisht kësaj të mete madhore në marrëdhënien tonë. Nëse keni ndonjë pyetje, thjesht komenti! Mënyra më e mirë për të kontaktuar me mua. Do përgjigjem padyshim.

Gjithsesi, pjesa e parë fare e kësaj novele do të vijë në update-imin e ardhshëm. Do të quhet Vdekur në Shtrat. Do të jetë shumë argëtues, i çuditshëm, dhe seksi, dhe thjesht i ri dhe ndryshe. Si asgjë që keni lexuar ndonjëherë. Ju premtoj. Kështu që jini gati.

Dead in Bed / S H Q I PWhere stories live. Discover now