Pjesa 1, Seksioni 2

90 10 0
                                    

U mundova të mos mendoja për faktin se nuk kishte arsye të mirë që të më është dashur të merrja një hotel nëse kisha qenë me tim shoq. Jam goxha e re, por jetoj në një qytezë të vogël ku pothuajse të gjithë martohen para të njëzetave, si unë. Thjesht këto gjëra bëjnë njerëzit këtu. Pashë rrëmujën rreth meje. Kam dalë me Shaunin që kur isha në gjimnaz, një kohë e mjaftueshme për të marrë vesh se ai nuk e pi verën. As uiskin, në fakt.

Dhe pavarësisht frikës për çfarë mund të kisha bërë natën e kaluar, dhe pavarësisht një boshllëku në memorien time, e aromës së përhapur të cigareve të ndenjura - dhe disa aromave të tjera gjithashtu, që po vija re tani, diçka e prishur - ndihesha, epo... shkëlqyeshëm.

Thua se kisha fjetur me ditë dhe isha zgjuar komplet plot energji. Nuk kisha aspak dhimbje koke. Nuk ndjeja as më të voglën trazim stomaku. Kur u ngrita, gati sa s'kërceva nga shtrati. Vesha pantallonat dhe ndihesha sikur isha gati t'i ngjitesha një mali.

Por akoma nuk kujtoja gjë.

Përveç shisheve kudo, nuk kishte prova të ndokujt që mund të kishte qenë me mua. Rrobat e vetme që gjeta në dysheme ishin të miat, dhe banja ishte bosh. E vetmja gjë në frigoriferin mini bar, çuditërisht, ishte një shishe bosh qumështi.

Pashë poshtë shtratit dhe kontrollova xhepat e mi, por nuk e gjeta do celularin tim. As nuk mund të shihja telefonatat e mia që kisha bërë rreth kësaj kohe. A e kisha humbur, apo ma kishte vjellur ndokush? Nuk e kisha idenë...

- - - - - - - - - - - - - - -

Ju lutem VOTONI🌟para se të vazhdoni!

Dead in Bed / S H Q I PWhere stories live. Discover now