Hyrje.

336 33 101
                                    

Kohë pa u parë apo jo?

U ktheva dhe shpresoj këtë histori t'a vazhdoj deri në fund. Frymëzimi erdhi nga këngët spanjisht që kam dëgjuar këto kohë dhe shpresoj mos të mbarojë.

Kjo është historia e Ainohas, një vajze të brishtë e cila pak nga pak humb shikimin por jo edhe dëshirën për të jetuar.

Është historia e atyre që luftojnë botën pa armë dhe fitojnë çdo herë.

&Sikur bota të shembej më pas.

-"Ainoha! E di ç'më tha gjyshi im pak para se të vdiste?" Prita të ngrinte ajo vetullat për të kërkuar përgjigjen dhe pastaj i buzëqesha.

-"Po t'a dija nuk do më dhimbte kaq shumë ikja e tij." E dija që ajo ishte duke qarë përbrenda. Më shtyu paksa në kraharor dhe e dija se po më kërkonte t'a strehoja në krahët e mi.

-"Puthe, sikur bota të shembej më pas. Por puthe pa i'a prekur buzët... Puthe me erën dhe ajo do jetë e jotja çdo herë... Nuk e kuptova për kë e kishte." I pashë sytë e saj të zmadhoheshin në formë habie. Kishin një shkëlqim ndryshe pasi ato fjalë u përfunduan.

-"Mirë të thotë." Uli kokën dhe buzëqeshi lehtë. "Kështu si e ke nisur ti do ngelësh pa martuar. Gjynah se je dhe gjithë ky djalë. Kot nuk thonë ata të mirët fare janë pa fat."

-"Atëherë... Ainoha.... Më puth!" I buzëqesha dhe ajo rrethoi duart në qafën time. Buzët tona u bashkuan për pak çaste dhe më pas ajo u largua disi.

-"Sikur bota të shembej më pas." Shtoi pas puthjes dhe më pas vrapoi larg meje. Nga ajo ditë unë e shoh Ainohan prej së largu.

Shihemi së shpejti. Besos 🥰😍

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Oct 19, 2019 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Më puth! Sikur bota të shembej më pas.Where stories live. Discover now