"Pse nuk pranove apo kerkove nje shpjegim nga ata?"
Signora Lucia qendronte e ulur prane meje ne koltukun tim.Kishte te vendosura nje pale syze te trasha katrore,kishte veshur xhinse me stil cawboy, nje kemishe te derdhur ngjyre kafe e lehte dhe floket e mbledhur.
Marcella,sekretarja e saj,hyri shpejt sa per te lene mbi tavoline dy filxhan caj dhe doli pa bere zhurme,edhe pse takat e saj kercisnin zhurmshem ne parketin e zyres.
Jo prape caj!
Nuk e dija nese duhet te hapja zemren me kete te panjohur.Nuk isha rritur me frymen e psikologes dhe madje e shihja veten me dyshim kur dilja perpara pasqyres.
Mos ndoshta me te vertete kam vida manget?!
Me vinin ne mend fjalet e nenes,e cila thoshte kur debatonte me hallen:"Nuk do nxjerr ne treg zorret e barkut."Zakonisht e thoshte kur halla e detyronte te shkonte ne doktor.
"Eshte...ndoshta nuk..." mbulova fytyren me duar dhe shfryva nga nervat.
"Nuk e di,nuk jam psikologe,por une arrij ta shoh veten nga kendveshtrimi i te tjereve.Dhe kam vene re se vuaj nga ndjenja e inferioritetit.E sheh,nuk mendoj se ata duhet te me jepnin nje sqarim mua.Jam thjesht...jam thjesht nje vajze e huaj,qe ata kane thjesht lidhje gjaku."
Thashe me ne fund ate qe ndodhej me te vertete ne thellesi te mendimeve te mia.Ishte nje perceptim qe une kisha krijuar mbi mardhenien tone,mes meje dhe atyre,mes vajzes jetime dhe familjes perfekte,mes vajzes dhe nje babai qe se njeh.Pashe drejt ne syte e Signora Lucias dhe vura re zhibrimin qe po kalonin ne syte e saj ne ato momente.Ajo po perpiqej te me kuptonte,te me zberthene ne pjese te vogla dhe pasi te deshifronte secilen prej tyre te arrinte te me formonte si nje te tere.
Isha kthyer ne nje pazell.Nje nga ata qe kalonin vite dhe ngelnin te pazgjidhur mbi tavolinen e ndonje studioje apo papafingoje te ndonje shtepie amerikane.Po prisja te zgjidhesha.Njesoj si ai pazell po prisja te me kuptonin,ne menyre qe te kuptoja edhe une veten.
Signora Lucia nuk beri asnje koment.Pasi shenoi dicka ne bllokun e shenimeve dhe konfirmoi orarin e ardhshem te takimit,me shoqeroi me nje buzeqeshje jashte zyres,gati sikur po me debonte nga zyra.Vetem mund ta imagjinoja sesi mund te vraponte neper zyren e saj per te rrembyer telefonin dhe t'i telefononte Alessandros,per t'i shprehur sa e tmerruar ishte nga mua.Dhe ta mendosh,nuk isha as maja e ajsbergut ajo cfare kisha zbuluar nga mendimet e mija.
Shfryva dhe kalova neper korridorin e gjate,ku Marcella qendronte e ulur ne tavolinen e saj zhytur ne telefon.Nuk me vuri re dhe une kalova pa bere zhurme.
Patetike!
Duhet te ndaloja se theni gjera vend e pa vend.Paolo ndosha kishte te drejte.Jam nje e cmendur.
Ishte ende nxehte ne Palermo edhe pse kishte hyre Shtatori.Dielli ende pervelonte dhe dukej sikur te digjte lekuren.Zbrita shkallet para nderteses dhe dola jashte portes se saj.Nuk kishte ardhur njeri.Pashe oren dhe isha fiks ne orarin e duhur.Ndosha Signora Lucia e kishte marre vertete ne telefon Alessandron.
Nxora kufje,u ula anes trotuarit atje ngjitur me murin e jashtem te godines dhe ngrita zerin ne maksimum,ndersa tingujt e kenges "Unsteady-X Ambassadors" mund te degjoheshin edhe nese kaloje prane meje.
Shume shpejt,nje makine ndaloi para portave te hekurta,uli xhamin poshte dhe qe andej dolen disa gishta te trasha qe mbanin midis tyre nje cigare gati te mbaruar.
Ishte Loranzo.Arrita ta njohja vetem kur nga dritarja e shoferit doli koka e tij qe ma bente me shenje te hipja.U ngrita duke kaluar njehere duart ne te pasmet,eca drejt makines.Ne sediljen e pasagjerit ishte rehatuar Nikolai dhe gishtat e trasha me cigare i perkisnin atij.Vetem nga afer aarita t'i dalloja disa tatuazhe te vogla neper 'to,edhe pse disa ishin te zbehura.Duhet t'i kete bere kohe me pare.
YOU ARE READING
Beautiful Liars
Romance*** E urreja ate Por si mund te hiqja nga mendja buzet e tij dhe peshperimat ne vesh, ku mes renkimesh fliste ne gjuhe hyjnore. E urrej ate Por si mund te heq dore nga genjeshtrat e tij kur jam bere e varur nga 'to? *** Nje familje apo nje genjeshte...