Pjesa 1, Seksioni 4

63 4 0
                                    

Gjithashtu m'u kujtua pse nuk e kisha askund makinën. Unë jetoj në Muldon, Kolorado, dhe nëse nuk e keni dëgjuar ndonjëherë, je praktikisht si çdo kush tjetër që nuk është nga Muldon. Ne nuk kemi as semaforë. Kaq e vogël është. E vetmja gjë që ndodh aty është panairi, një herë në vit. Fëmijët shesin bagëtit e tyre, ka karnivale dhe rodeo, dhe çdo kush ka një pretekst që të dehet gjatë fundjavës.

Unë bëj libra te një transport kamioni, zyra e së cilës është përballë basteve të garave. Zakonisht parkoj te parkingu atje, dhe kur dola nga puna herët dje aty kishte një autobus të madh që ma bllokonte makinën. Ishte e dekoruar me një logo masive Brajson Trip. Ky ishte i supozuar të ishte një star i muzikës kantri i ftuar surprizë, por, sinqerisht, as e kisha dëgjuar ndonjëherë më parë deri para disa ditësh. (Sa i madh mund të ishte përderisa po jep koncert te panairi Muldon?) Njerëzit në krye të autobusit të tij do të kenë qenë duke pritur të shkonin te rrugët rodeo ku dhe do performonte, por nuk po e gjeja kund shoferin. As nuk mund ta njoftoja tim shoq pasi telefonat ishin të zëna nga gjithë ata njerëz që po vinin nga jashtë qytetit.

Kështu që do i kërkoja bosit tim të më dërgonte me makinë. M'u kujtua tani. Vendosa të shqetësohesha për makinën time më vonë. Nuk ia kisha fort nevojën atëherë sepse Ijani, kunati im, ishte i supozuar të na dërgonte mua dhe Shaunin te panairi atë natë që të pinim, dhe më vonë do të na niste për në shtëpi.

Kështu kishte qenë plani gjithsesi.

Tani ishte te hoteli Dritylli, vetëm, pa një makinë ose celular, dhe akoma pa asnjë ide se si kisha mbërritur aty.

U mundova të rikthehesha e të rivendosja çdo kujtim e ditës së mëparshme në vendin e vet aq sa mundja. . .

- - - - - - - - - - - - - - -

Ju lutem VOTONI🌟para se të vazhdoni!

Dead in Bed / S H Q I PWhere stories live. Discover now