Pjesa 1, Seksioni 5

63 4 0
                                    

Si fillim, u kujtova se kur bosi më la në shtëpi, Shauni ishte aty, duke parë televizor, si zakonisht. Vendi i tij në divan ishte më së shumti aty ku e kalonte kohëtbe fundit kohën kur nuk ishte në punë. Kishte turne te fabrika e miellit, gjë që e di se mund të jetë sfilitëse, por kishte muaj që nuk dilte jashtë. Dhe kohët e fundit kishte filluar të thoshte se nuk donte që unë të dilja me shoqërinë time vetëm. Një nga arsyet që mezi po e prisja panairin prej javësh ishte se Shauni nuk do të kishte zgjidhje tjetër por ta luante prapanicën e të shkonte diku. Po shpresoja se do bënim qejf sërish.

"Po bëj dush," thirra, duke konkuruar me zhuzhuritjet e kanalit të sportit. "Ijani do jetë këtu për një orë, të kujtohet?"

Pasi një momenti, Shauni bërtiti.

"Sonte? Do shkojmë nesër," tha ai. "Askush nuk shfaqet deri të shtunën gjithsesi."

Duhej ta kisha parashikuar. Nëse im shoq nuk donte të dilte fare më, pse do të dilte për dy net rresht pa u ankuar? Mendoja se gjërat do ishin ndryshe gjatë panairit, por besoj se qenkam gabuar.

U mundova të mos dukesha shumë e irrituar. "Të gjithë shkojnë sonte," u anova nga dhoma e ndenjes dhe fillova të bisedoja me pjesën e prapme të kokës së tim shoqi. Ai ishte vetëm njëzet e gjashtë por flokët kishin filluar t'i holloheshin. "Të gjithë miqt e tu do ikin. Dhe të mitë. Morgani ka mbërritur aty dhe po më pret. Dhe Ijani po lë ndeshjen e futobollit të Tajlerit që të na qojë. Do ishte e çuditshme nëse nuk do vije."

Para se Shauni të mund të përgjigjej, hyra në banjo dhe ndeza dushin. Shpresoja se duke mos patur mundësi të ma kthente ai do dorëzohej e do pranonte të dilte pa pasur sherr.

Teksa u zhvesha, detyrova veten të shihesha në pasqyrë. Padyshim që kisha shtuar ca peshë që nga gjimnazi, por jo aq sa Shauni, sidomos pas aksidentit. Por dukesha mirë, kështu vendosa. Jo aq sa Morgani, e cila disi ishte aq e dobët sa kishte qenë gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Por të paktën dukesha mirë.

Teksa uji ngrohej, pa dashur, vendosa të imagjinoja se si do ishte nata ime nëse Shauni do qëndronte në shtëpi. Mendova për rastin që të udhëtoja qytezën me Ijanin vetëm. Mendova të pija me Morganin, vetëm ne të dyja. Noshta nuk do ishte gjëja më e keqe nëse Shauni nuk do të vinte. Në mesin e larjes së flokëve të mi, fillova të mendoja seriozisht si ta bindja të qëndronte në shtëpi.

Nga koha kur dola nga dushi e dëgjova atë te ndërrohej nga rrobat e punës, dhe vendosa të mos bëja zë. Nuk mundja. Jo mbasi ia kisha mbushur mendjen të vinte. Do ndihesha shumë fajtore nëse bëja diçka të tillë, gjithsesi. Megjithatë, do na bënte mirë nëse deheshim bashkë.

Ijani mbërriti në shtëpi sapo po mbaroja grimin.  Kisha veshur një bluzë të shkurtër që kisha blerë posaqërisht për panairin dhe xhinset më të ngushta që kisha. Ndoshta nuk ishte ekzaktësisht se çfarë vishnin në Denver, por këtu në panairin e Muldonit nuk ishte keq.

Mund ta dalloja sa kunati im e kishte me nxitim që të kthehej para se të mbaronte ndeshja e gjimnazit, por ishte shumë i sjellshëm që të fliste. E kishte lënë kamionin ndezur, eci avash te Shauni duke ia goditur shpatullat.

"Hej, shoku, je gati për sonte?"

"Po," tha Shauni. Si gjithmonë Shauni ishte i qetë dhe pak i trembur nga Ijani. "Gati të shkoj."

"Hej, motërz!" Ijani më dha një përqafim të shpejtë, dhe po aq shpejt më lëshoi dhe hipi te automjeti i tij.

Ijani ishte në një humor të mirë. Në rrugë e sipër na tha se Tajleri po luante mrekullueshëm,  dhe përveç gëzimit të kësaj, edhe ai mezor priste të dilte te panairi sonte, gjithashtu. Mund ta dalloja.

"Je i sigurt që je mirë po të mos pish?" e pyeta. "Jam e çliruar që nuk do jamë unë ajo që do ngasë."

Isha e gëzuar që Ijani na kishte ofruar të na shoqëronte me makinë, por e vërteta ishte se më pëlqente se si bëhej Ijani pas ca gotash. Kishte qenë një mejk në Irak, dhe tani punonte si mjek te spitali jonë i vogël. Kur u rikthye nga lufta shqetësohesha se do thyhej a diçka e tillë nëse do pinte, por nuk ndodhi kurrë. Më së shumti ai bëhej më pak serioz dhe do dilte në pah sensi i tij i humorit. Unë do qeshja me shakatë e tij ironike, dhe ai do qeshte bashkë me mua në atë mënyrën e ngrohtë e të këndshne djaloshore që kishte. Ai në fakt është shumë tërheqës - tepër më tërheqës se Shauni - por ndonjëherë mendoj se ime motër nuk e kupton gjithnjë këtë.

- - - - - - - - - - - - - -

Ju lutem VOTONI🌟para se të vazhdoni!

Dead in Bed / S H Q I PWhere stories live. Discover now