Nje njeri qysh ne sekondat e para te jetes se tij njihet me personat me te rendesishem te jetes se tij,ata te cilet do ti kete gjithmone ne krah tere jetes se tij.Gjaku njeh gjakun thone dhe me e rendesishmja,gjaku nuk behet uje.Mesa duket une s'arrita kurre te hiqja nje vije mes atyre te gjakut dhe atyre te ujit.
Perballe meje qendronin gjysherit e mi,prinderit e Alba Kelmentit.Po,ky ishte emri i plote i mamase sime,personit qe njoha me pak ne jete.
Ishin te dy te moshuar,me rrudha ne duar,por te mbajtur.Nuk kishin asnje ngjashmeri me gjysherit ne shqiperi.Me siguri duart e tyre s'kishin prekur asnjehere nje pune me dore,pervecese te shijonin lukset e jetes.Kishin nje qendrim te ftohte,gati jomikeprites,ndersa masnin me sy mua nga maja e flokut te maja e thoit.
Mami ishte nje kombinim i atyre te dyve,kishte floket e dendura te mamasa se saj,zonjes Ilirjeta,por nuk kishte marre ngjyren bionde te tyre.Ate e kisha trasheguar une edhe Chiara.Kishte syte e medhenj te te atit dhe bardhesine e se emes.
Kastrioti mbante ne dore nje bastun druri,te lyer me llak qe fekste ne drite.Koke argjendi ku ishte gdhendur nje cjap.Ngjasonte me perkrenaren e Skenderbeut
Chiara ishte ulur prane meje dhe po pinte me qetesi goten e Martinit,ndersa te gjithe te tjeret s'dinin nga t'i hidhnin syte.
"Mami s'me ka folur kurre per ju.Madje...madje me ka thene se eshte..domethene ishte jetime."
Heshtja vazhdoi te mbreteroi ne gjithe kete keshtjelle.Une prisja pergjigje,pergjigje te cilat nuk vinin kurre.
"Bellà,mamaja jote ishte kokeforte dhe rrallehere degjonte.Patem disa mosmarreveshje dhe ajo..ajo u largua pa na thene gje." Ajo ngjante aq shume me mamin.Ne nje moment mendova se shkova ta perqafoja.
Pa hapur gojen te flase,burri hijerende ulur perkrah saj trokiti bastunin ne toke.
"Posso parlare con la mia nipota da solo?"
Alessandro ktheu syte nga mua.Tunda njehere koken per ta siguruar se do te isha mire.Njeri pas tjetrit te gjithe dolen jashte,pervec Chiares.
Burri me bastun po e shihte vrenger,por asaj nuk ia beri syri terr.Hoqi syte nga ajo dhe i uli perseri mbi mua.Kryqezoi duart e tij mbi bastun,pasi hoqi kapelen republike qe mbante mbi krye.
"Pra,ti je Bella?"
Foli shqip.Nje shqipe te paster.
"Deri me tash e kam njohur veten me emrin Ina,por gjithe 'italianet'me njohin me kete emer."
Uli syte perdhe,gati sikur mendohej,ndersa tunde koken lehte.
"Mamaja ime e ka pasur emrin Adelina.Alba ishte shume e afert me te.Rinte me shume me gjyshen sesa rrinte me te emen.Sidomos pas lindjes se Chiares.U be shume xheloze...Te paska vene emrin e saj."
Mami nuk me kishte thene asgje nga keto.Asgje!Dhe teksa rrija perballe ketyre dy te panjohurve,e ndija veten akoma me budallacke,minutë pas minute.Po beja nje metamorfoze.Gati po shendrrohesha ne nje cimke,njesoj si romani i Kafkes.Doja te zhdukesha ne ato momente.Isha nje njeri...jo nuk isha nje e tille.Nje njeri di gjithcka rreth vetes,ndersa une s'dija asgje.Nuk dija kush isha,kush ishin prinderit e mi,kush ishin dy te moshuarit perballe meje dhe gruaja bukuroshe e ulur ne krah,e cila edhe pse kishte nje ngjashmeri te frikshme me mamin,ishte e larget.
Kush isha une?
Isha nje njeri qe deri me sot kisha jetuar e izoluar nga ajo cka isha ne te vertete.
Dhe kush isha ne te vertete?
Cdo here qe mendoja se e kisha zbuluar,kisha gjetur personin e vertete brenda meje,njesoj si nje qepe,dilte shtresa tjeter,dilte nje familje tjeter,nje person tjeter,nje identitet tjeter.Dhe une isha perseri nje e panjohur.Nje anonim ne jeten time.
YOU ARE READING
Beautiful Liars
Romance*** E urreja ate Por si mund te hiqja nga mendja buzet e tij dhe peshperimat ne vesh, ku mes renkimesh fliste ne gjuhe hyjnore. E urrej ate Por si mund te heq dore nga genjeshtrat e tij kur jam bere e varur nga 'to? *** Nje familje apo nje genjeshte...