Pjesa 1, Seksioni 6
"Kush thotë që nuk mund ta pi një birrë?" ma shkeli syrin Ijani. "Është koha e panairit. Vetëm pak dhe e lë me aq" ia luajti krahun Shaunit. "Thjesht mos i trego Danielës."
Isha mëse e sigurt se Ijani nuk do pinte më shumë se një gotë. Nuk mendoj se njoh dikë që është më i përgjegjshëm se ai. Megjithatë, edhe sikur të pinte, motra ime do ta merrte vesh në një mënyrë a në një tjetër, e do ta vriste.Doja ta pyesja a do merrte Hejlin, vajzën e tij të vogël, te karnavalet sonte, por në atë moment i ra telefoni.
Zëri i ashpër, dhe gjysëm i shqetësuar në telefon duhej të kishte qenë i një njoftuesi spitalesh, por nuk mund ta dalloja se kush ishte. "Ijan, a je te shkolla?" pyeti zëri.
"Sapo u largova," tha Ijani.
"Dikush ka patur probleme te zona e dhomave të zhveshjes së vajzave, a diçka e tillë. Ndoshta asgjë, por a mund ta kontrollosh? Ambulanca ka ngecur akoma te spitali."
Ijani e uli zërin dhe e ngriti telefonin te veshi. "Po, do jem aty për pak minuta."
E mbylli.
"Nuk e keni problem nëse ndërrojmë pak rrugën, apo jo? Ndoshta nuk është gjë, por më duhet ta kontrolloj."
"S'ka gjë," thashë.
Por e vërteta ishte se ndihesha egoiste dhe pak e zhgënjyer që Ijani nuk po na dërgonte te panairi si fillim. Çfarë qyteti ka vetëm një ambulancë? Mendoj se SUV-i i Ijanit ishte plani rezervë.
Ijani u ndal mu para derës së dhomës së zhveshjes së vajzave. Pjesa e dytë e lojës së futbollit kishte filluar. Mund të dëgjoja brohoritjet e turmës atje tej fushës, por palestra ishte e shkretuar. Shauni u ul nga automjeti, por si e ka pasur zakoni i tij i vjetër i gjimnazit, ai nuk hezitoi të shkonte te dhoma e zhveshjes, gjë që mendova se ishte akoma qesharake në mënyrë të trishtë, sikur të ishte akoma një fëmijë.
Ijani e kishte me nxitim. "Eja, nëse do," tha ai. "Jemi shkurtër në staf." qeshi. "Ndoshta më jep një dorë, nëse më nevoitet."
Nuk kisha hyrë aty prej vitesh. Madje Bernisë Uipëll, zysha ime e vjetër e fiskulturës, ishte atje. Dukej sikur aty jetonte.
"Çkemi, Znj. Uipëll." i dhashë versionin tim më miqësore të përshëndetjes. Por ajo as nuk e mori parasysh prezencën time.
Ishte e trullosu, pa shprehi. Ajo shkoi menjëherë drejt Ijanit. E kapi për xhakete, dhe e dërgoi drejt dusheve.
- - - - - - - - - - - - - -
Ju lutem VOTONI🌟para se të vazhdoni!
YOU ARE READING
Dead in Bed / S H Q I P
Mistério / SuspenseThis story is written by Adrian_Birch. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author to translate the book, and I am doing just that. Kur një epidemi që përhapet seksualisht godet në qy...