"Këtu," tha ajo, duke pëshpëritur. "Këtu. Është këtu."
Ndoqa nga pas, duke u munduar të mos pengoja rrugën.
Në fillim kur pashë se çfarë ishte në dyshemenë me pllaka - në të njëjtin vend ku kam bërë dush me qindra herë në gjimnaz - mendova se ndonjë fëmijë po bënte ndonjë shaka, duke u munduar të frikësonte nxitëset tifoze a ndonjë gjë.
Kishte gastare xhami të thyer kudo nëpër dush, dhe, një nga dritaret e mëdha ishte bërë copë e çikë.
Nuk kishte aspak gjak. Thjesht një person, lakuriq, me fytyrën poshtë. Nuk ishte një gjimnazist fare, por një burrë i rritur, me bythën lakuriq në ajër, me lëkurë të zbehtë në mënyrë të panatyrshme nga koka te këmbët.
Ai ishte dukshëm i vdekur.
Nuk kisha parë ndonjëherë trup të pajetë, asnjëherë. Por isha e sigurt se asnjë person i gjallë nuk mund të qëndronte në atë mënyrë të ngurtë.
Kjo padyshim nuk ishte se ç'kishte pritur Ijani kur na ftoi neve të vinim. Ai nxitoi për te trupi duke u gjunjëzua para tij. Në çfarë dukej një lëvizje, ai hapi çantë e mjekimit të tijën dhe vendosi një dorashkë bluhe plastike. Ai kapi njërin nga kyçet e trupit, butësisht, duke kontrolluar për ndonjë puls, besoj. Por nuk do ta ketë gjetur se ç'i duhej, pasi vendosi dhe dorashkën tjetër, kapi njërën nga shpatullat, dhe e solli të gjithë trupin rrotull.
Ai u kthye me shpinë dhe me fytyrë lart.
Nuk besoj se e njihja atë që dergjej aty, por fytyrën e kishte aq të deformuar dhe grihe sa nuk isha e sigurt a do e njihja. Për mua, dukej si dikush që kishte kohë i vdekur, me javë, ndoshta. Por besoj se nuk di asgjë për dekompozimin e trupave- nxitëset tifoze do t'i kenë përdorur dushet para ca orësh dhe trupi nuk mund të kishte qenë këtu atëherë.
Ijani preku fytin e trupit, sërish duke kontrolluar për ndonjë puls, të cilën e dija se nuk do ta gjente.
Isha aq e shpërqëndruar nga fytyra e deformuar sa nuk e kisha vënë re se ku po shihte Ijani.
- - - - - - - - - - - - - -
Ju lutem VOTONI🌟para se të vazhdoni!
YOU ARE READING
Dead in Bed / S H Q I P
Mystère / ThrillerThis story is written by Adrian_Birch. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author to translate the book, and I am doing just that. Kur një epidemi që përhapet seksualisht godet në qy...