Prolog

59 9 23
                                    

Ishte nje nate e fresket vjeshtore ku flladi i lehte qe frynte i mundesonte gjetheve te mbetura ende ne deget e holla te pemeve te krijonin nje melodi te vecante me feshferimen e tyre. Nata, per cudi ishte e kthjellet. Zakonisht qiejt e neteve te vjeshtes ne ate fshat jug-perendimor te Anglise ishin te mbuluara me shtresa reshe qe here - here rendoheshin e zbraseshin mbi fushat e blerta e mbi catite e shtepive. E ne ate ore pakez te vone shumica e dritave te shtepive ishin fikur, ndersa dyqanet kishin kohe qe ishin mbyllur. Nuk kishte te rinj qe ti jepnin jete atij fshati te qete, popullsia e te cilit dominohej nga moshat e thyera dhe femijet e vegjel. Te rinjte kryenin studimet ne qytet e aferta si Cardiff-i, Bristol-i, dhe Londer. Zakonisht ata nuk ktheheshin me ne fshatin e tyre te lindjes por vazhdonin jeten e tyre ne qytet. Pra, me pak fjale, fshati Berkeley kishte filluar te zhytej ne harrese.

Por dritat brenda mureve te keshtjelles Berkley qendronin akoma ndezur. Kjo ishte keshtjella e famshme Angleze qe kishte sherbyer si burg per mbretin Edward II i Anglise i cili u syrgjynos nga gruaja e tij mbretereshe Isabella e ishte vrare me 21 shtator te 1327 nga mbeshtetesit e mbretereshes duke i futur metal te shkrire ne vrimat e trupit te tij dhe si pasoje ai u dogj perbrenda pa asnje shenje te jashtme dhune. Pas kesaj ngjarjeje keshtjella kaloi ne pronesi te familjes Barkley per rreth 11 shekuj. Ne vitin 1965 familja Berkeley hapi dyert per turistet por para disa vitesh kur keshtjella kishte rene ne trashgimtarin e ardhshem, Edward Berkeley, dyert u mbyllur per njerezit dhe ajo keshtjelle ishte kthyer ne laboratorin e tij shkencor.

E, ne ato ore te vona te nates, Edward Berkeley bashke me djalin e tij 8 vjecar, ishin ne laboratorin brenda ne keshtjelle duke sjelle ne jete nje makineri te re. Edwardi ishte diplomuar ne Londer per inxhinieri robotike, kishte kryer mjaft mastera e doktoratura ne shume shtete e pas shume viteve ishte kthyer ne fshatin e tij. Ai ishte femija i vetem i familjes dhe keshtu pronesia e shtepise kishte rene ne doren e tij. Menjehere pas vdekjes se prinderve te tij ai e kishte mbyllur keshtjellen per turistet per ta kthyer ne laboratorin e tij shkencor. Ai ishte martuar me nje vajze Londineze me emrin Rosy qe e kishte njohur viteve te universitetit dhe jetonin te dy ne Berkeley. Ata linden nje djale i cili i shtoi shume gezim jetes se tyre por vetem kur djali i tyre nuk i kishte mbushur te 4 vjetet, Rosy kishte vdekur nga kanceri. Sigurisht kjo gje e trishtoi shume Edward-in i cili ra ne depresion por tashme ai ia kushtoi cdo qelize te tij djalit dhe shkences. Keto dyja ishin gjerat me te rendesishme tashme ne jete per te.

Keshtu, Edwardi ishte perkulur mbi nje makineri me tela ne dore e me djalin e tij te vogel qe i qendronte te koka. 

- Babi, c'bejne kto telat qe po vendos ketu? - pyeti djaloshi me nje veshtrim kurioz.

- Keto do te bejne percjellje e energjise nga reaktori ketu ne kraharor ne cdo pjese tjeter te trupit. - i'u pergjigj i ati pa i ngitur syte nga makineria.

- Si ene gjaku do te thuash? - pyeti perseri djali.

- Pak a shume.

Djali veshtronte te atin me vemendje sesi i vendoste telat e ndertonte qarqet. I pelqente shume te shikonte babin e tij te ndertonte gjera thjesht me disa pjese te vogla metalike dhe donte te mesonte shume. Gjithmone enderronte te behej nje shkencetar i madh si i ati. Donte te shpikte gjera e te behej i famshem. Donte te rritej sa me pare e te studionte. Kishte shume deshira.

- Babi, mbaj mend qe me ke lexuar per nje shkencetar keshtu si ti qe jetonte ne nje keshtjelle dhe qe shpiku nje njeri. Nuk me kujtohet emri, hmmmmmm si e kishte........ - foli djaloshi nderkohe qe po perpiqej te nxirrte emrin e fshehur ne ndonje neuron te trurit te tij.

- Frakenshtajni. - ia ktheu i ati.

- Pikerisht, Frakenshtajni. Dhe ne babi jemi si Frakenshtajni keto momente. Por njeriu qe krijoi ai ishte i keq apo jo? Po sikur i joni te dale si i Frakenshtajnit babi? A mundet te ndodhe? 

I ati u kthye dhe shikoi fytyren e djalit qe kishte marre nje pamje paksa te shqetesuar. Ai i buzeqeshi djalit embel dhe i tha:

- Mos ki frike, nuk do ta bejme te keq kte tonin. Ai do te jete i mire dhe do te jete miku yt. Mos u shqeteso djalosh.

- Sa mire babi. Po si do t'ja vendosim emrin?

- Hmmm, s'e di, vendosja ti. 

- Nuk me kujtohet asnje tani, do te te them nje neser ne mengjes. Do ta mendoj gjithe naten, do te gjej me te bukurin. - foli djaloshi me nje fytyre entuziaste.

- Meqe ra fjala vajti vone, duhet te shkosh ne shtrat tani. Eja, do te ikim ne shtepi. - tha i ati e u ngrit ne kembe.

- Po pse? Dua te rri dhe pak babi te lutem. - i'u lut ai te atit.

- Je i vogel bukurosh, te nevojitet gjume. Eja tani.

Edward-i e kapi djalin per dore dhe e terhoqi drejt deres. Dolen ne korridor, zbriten shkallet dhe dolen jashte keshtjelles. Nata ishte e ftohte dhe Edward-i hoqi xhaketen e ja vendosi djalit kraheve. Shkuan me hap te shpejte ne shtepine 2 kateshe qe ishte rreth 200 metra larg keshtjelles. U futen brenda dhe Edward-i e coi djalin ne dhome per ta nderruar.

Babi, - tha djaloshi teksa vizhte pizhamat. - mezi pres te rritem dhe te behem shpikes si ti. Atehere do te qendoj sa te dua ne keshtjelle.

- Shume mire djale. Por per tu rritur te duhet te flesh. - ia ktheu i ati me buzqeshjen qe nuk e hiqte kurre nga fytyra kur i fliste te birit. Djali u nderrua plotesisht edhe u fut ne shtrat. I ati e mbuloi dhe u be gati te dilte.

- Babi, po shkon ne keshtjelle perseri? - pyeti djali. I ati u kthye dhe shikoi djalin qe kishte nje fytyre te pafajshme e paksa te trishtuar. Ai i'u afrua te shtrati dhe e puthi fort.

- Po, do te punoj dhe pak. Mos u shqeteso per mua. 

Ai u drejtua perseri te dera dhe vuri doren te celesi per te fikur driten.

- Naten babi. - e pershendeti djali.

- Naten e mire, Thomas. - i'a ktheu i ati perseri me buzeqeshje.

Fiku driten e doli nga dhoma. Tashme do te shkonte e do te punonte dhe pak e pastaj do te shkruante ditarin e dites. Nderkohe djali, i shtrire, po mundonte te gjente nje emer te vecante per makinerine e re te te atit. E ne ato mendime ate e zuri gjumi pa ditur qe ishte zhytur nje mesnate te pafund.







You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Feb 16, 2020 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

ThomasWhere stories live. Discover now