Ai dhe të gjithë të tjerët. Znj. Uipëll po lëshonte një dënesë të mbytur dhe më në fund u shkreh në vaj.
Iani më hodhi vështrimin, dukshëm i penduar që më kishte lënë mua dhe Shaunin të vinim këtu. Por tani nuk kishte se ç'të bënte për këtë punë. Ai ia riktheu vëmendjen trupit, ndoshta jo komplet i sigurt se ç'të bënte më pas.
Po i mungonte ajo gjëja. Po, ajo gjëja poshtë. Aty ku supozohej të ishte ndodhej një cung i shkurtër i mishtë. Plaga ishte si një leckë e zgjebosur dhe dukej e infektuar.
Isha kaq e shokuar sa nuk ndjeja as neveri. Nuk kisha parë ndonjëherë diçka kaq të lebetitshme.
Mund të dëgjoja frymëmarrjen e rënduar të Shaunit prapa meje. U shqetësova se mos do t'i biente të fikët dhe nuk do të dije se ç'të bëja.
"Dreqi e mori," pëshpëriti ai.
Në mes të gjithë kësaj, zilja e telefonit të Ijanit ra. Ai ngurroi që t'i përgjigjej.
Ai mbajti vesh. "Po, është këtu," tha ai. Mund ta dalloja se ishte spitali sërish. "Tani ma thua," tha Ijani i irrituar pastaj ndaloi. "Tani?" Edhe një ndalim tjetër. "Nuk është kjo mënyra si i bëjmë gjërat. Nuk më intereson se kush-" ai ndoli dhe mbajti vesh sërish. Pas një minute, me hezitim tha, "Epo, kështu besoj. Meqë kështu thojnë. Nuk e di. Do bëj ç'mundem. Krisht."
Ijani u ngrit dhe u drejtua nga ana e kundërt e jona. Për një moment thjesht mbajti kyçin te balli, me sa duket duke u munduar të gjente se ç'të bënte. Nga jashtë, në distancë, alarmi i fushës së futbollit u dëgjua nga spikerat.
"Dreq."
Më në fund Ijani u soll nga ne.
"Duhet ta heqim këtë nga këtu." i dha tim shoqi një shikim të fortë. "Shaun, shoku. E kam zët të ta kërkoj të bësh këtë gjë. Por më duhet një dorë. Nuk mund ta bëj vetëm. Mora urdhra të prerë që ta hiqja para se të vijë ndonjë turmë pas lojës." ai bëra me kokë nga drejtimi i fushës së futbollit. "Dhe të gjithë janë nisur tanimë."
Shauni ishte i heshtur. Ai hodhi një hap mbrapa.
Pastaj volli mbi një stol.
Prej intuitës, vendosa një dorë mbi shpinën e tim shoqi ndërsa nxirrte. Nuk dija se ç'të bëja tjetër. Pashë nga Ijani. Ai dukej komplet i humbur.
"Do ndihmoj unë," thashë. "Do e bëj unë."
Kalova shpejt nga trupi para se të më iknin nervat. Ijani dukej ekstremisht i parehatuar, por e dalloja se nuk kishte zgjedhje tjetër veç të pranonte ndihmën time.
"Eshli," filloi, "nuk ke pse..."
"Mund ta bëj." thashë.
- - - - - - - - - - - - - -
Ju lutem VOTONI🌟para se të vazhdoni!
YOU ARE READING
Dead in Bed / S H Q I P
Misterio / SuspensoThis story is written by Adrian_Birch. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author to translate the book, and I am doing just that. Kur një epidemi që përhapet seksualisht godet në qy...