Nxorra dy doreza nga kutia mjeksore e Ijanit dhe i vesha.
"Dreqin," tha ai, sërish.
"Vetëm më thuaj se ç'të bëj. Çfarë të bëj?"
Ijani morri frymë thellë. "Mirë. Dreqin. Ti kapi kyçet e këmbës. Nuk janë larg. Shpejtojmë e ta kryejmë këtë punë. Ta hajë dreqi, Esh. Ta kam borxh."
U mundova të mos mendoja për atë që po bëja. Mundohesha t'i mbushja mendjen vetes që nuk ishte ndryshe nga një kafshë e vdekur, ose manekin.
Por, teksa shtrëngoja kyçet e trupit, muskujt dhe kockat poshtë lëkurës ndiheshin kaq njerëzore sa fillova të turbullohesha. U mundova të merrja frymë, por nuk e prisja që era të ishte kaq e fortë. Ishte padyshim kutërbimi i mishit të kalbur. Pyesja veten nëse era e mishit të ndenjur vinte nga plaga; dukej sikur po e zinte gangrena.
Duhej të bëja diçka që ta shpërqëndroja veten, që të mos villja. Isha e dëshpëruar që të mos e zhgënjeja Ijanin. E dija që ime motër nuk do mund ta bënte këtë, dhe diku thellë brenda gjithmonë e kuptoja se Dianiela nuk mund ta lejonte veten të imagjinonte ç'kishte hequr Ijani në luftë. Ndoshta duke e ndihmuar atë tani, në këtë mënyrë të pamenduar, ndoshta mund të vija re çfarë motra ime nuk mundte.
"Çfarë mendon se i ka ndodhur?" pyeta Ijanin.
Nuk më interesonte se çfarë i kishte ndodhur, jo në atë moment. Por nuk po mendoja ndonjë mënyrë tjetër për të hequr mendjen nga era dhe trupi i qullët e i lehtë në peshë në duart e mia teksa endeshim në dhomën e ndërrimit.
"Nuk e kam idenë," pëshpëriti Ijani. "Do të ketë dashur të përgjojë nga dritarja. Dhe pastaj do të ketë rënë."
"Po për sa i përket...?" fillova por nuk e mbarova dot. "Pse po i mungon?"
Ijani më dha një shikim të shushatur pastaj shkundi kokën. "Nuk kam asnjë ide."
"Është një nga ato punonjësit e panairit!" znj. Uipëll akoma po qante, por kishte kontroll mjaftueshëm sa të jepte këtë njoftim teksa na e mbante derën hapur për ne, me dridhje. "Janë të gjithë të droguar!"
Pjasa më e vështirë ishte ngritja e trupit te SUV-i i Ijanit.
Ijani mbate shpatullat e trupit nga dera e pasme teksa unë e mbaja nga kyçet. Munda të kontrolloja të përzierat e mia, por tani krahët po më digjnin, as që doja të mendoja ta lëshoja trupin, ose për zhurmën që do të bënte për çimento. Ijani u ngjit në makinë dhe i tërhoqi shpatullat brenda, dhe më në fund mund ta lëshoja. Pashë rrotull parkingut jashtë palestrës. Nuk mendoj se na pa njeri, por mund të dëgjoja turmën nga loja që po vinte në drejtimin tonë.
"Je mirë?" pyeti Ijani.
Pohova.
"Më vjen shumë keq, Esh," pëshpëriti ai. "Vërtet."
"S'ka gjë." u mundova të buzëqeshja. "Më duhet një pije," qesha, "por jam mirë."
Ijani qeshi gjithashtu, i qetësuar që munda ta përballoja këtë. Madje dukej dhe pak i impresionuar.
Pasi qeshëm, tha me seriozitet, "Teknikisht ti nuk duhej të shihje asgjë nga këto. Mirë?"
"Mirë," pohova "Sigurisht. Mirë."
- - - - - - - - - - - - - -
Ju lutem VOTONI🌟para se të vazhdoni!
YOU ARE READING
Dead in Bed / S H Q I P
Misteri / ThrillerThis story is written by Adrian_Birch. The ideas, writing style, the story itself belongs to her and her only. I was given premission by the author to translate the book, and I am doing just that. Kur një epidemi që përhapet seksualisht godet në qy...