Dita e pare jashte mbreterise

133 5 2
                                    

Ana 16 vjecare , vajza e vogel  e mbretit Majkell e Mbretereshes Sara ishte nje vajze krejt ndryshe nga princeshat e tjera.Ishte e dashur , capkene nganjehere dhe e qeshur.Nuk i adhuronte fustanet , bizhurerite , kepucet madje as  kurorat.Deshironte te ishte nje vajze si gjithe te tjerat thjesht  e zakonshme Donte te ishte  vetvetja.Por nje princeshe nuk mund te jete vetvetja pasi ka parime e rregulla qe nuk mund te thyhen.Nje dite ajo vendosi ti thyej keto rregulla fshehurazi e te dale me shoqen e saj te ngushte Erlen e cila gjithashtu kishte nje jete si Ana.Te dyja dalin neper qytet te maskuara si vajza te zakonshme.Mjaft aventuriere ne shpirt ato shetisin e mahniten nga  jeta qe njerezit e thjeshte benin.Ato nuk mbanin kurora te renda te cilat te mbulonin koken.Ne cdo cep bisedonin,qeshnin,luanin pa parime.Ishin te lire si vete era qe fluturon vend e pa vend.Parku ishte i mrekullueshem me peme e lule shumengjyreshe ku femijet luanin me njeri - tjetrin.Provuan lojera nga me te ndryshmet,hengren per here te pare pa orar e vepronin si tua shkrepte ne mendje.Ana krijoi shoqeri  me biletashitesin e lodrave Henrin . Ne pamje ishte mjaft i pashem por edhe shume i sjellshem. Ne shikimin e pare ato perjetuan nje shkendije te vogel . Filluan te flisnin per bukurite e lojerave e me pas ne jeten personale.Anes iu desh ta genjente per prejardhjen e saj ndersa Henri u tregua i sinqerte ne cdo fjale.Babai i tij ishte i varur nga pijet alkoolike ndersa nena nuk jetonte me .Iu desh te punonte ne moshe te re per te siguruar te ardhura per shkollen e jetesen.Jeta e tij nuk ishte si e moshatareve te tij qe ne fillimet e adoleshences.Ana u ndje e mallengjyer nga historia .Nuk e kuptonte sesi mundi te perballej i  vetem me jeten.Botet e tyre ndryshonin por jeta me rrjedhen e saj i bashkoi. Dhane lamtumirat pasi mendonin se nuk do te takoheshin me kurre.Te dyja vajzat u nisen per ne mbreteri me idene se prinderit e tyre gjendeshin ne nje eveniment.Ato ecin neper qytet  ku degjojne se babai i Anes kishte pesuar nje atak ne zemer.


Si do te mundet Ana te shkoje tek babai pa u vene re nga askush ? A do t'i  mbijetoje babai atakut ? 


Jete si perralleWhere stories live. Discover now