prolog

55 7 16
                                    

Mbaj në duar fotografinë, imazhi i së cilës mban makthin më të frikshëm në jetën time, e ndërkohë rikujtoj gjithçka që ndodhi, si ndodhi...por arsyeja për të cilën ndodhi vazhdonte të mbetej një mister.

                                   ***

Mbrëmje e së enjtes, 18 korrik.
Miqtë, Hilda, koncerti...
Gjithçka i përngjante perfeksionit.
Tingujt magjepsës që dilnin nga zëri i ëmbël klasik, muzikën e së cilës isha rritur, e ngritën atmosferën në piedestal.
Fundi i interpretimit u shoqërua me duartrokitjet që kumbuan kudo përreth, së bashku me zërat brohoritës.
Për një fragment sekondash salla u mbulua nga errësira, duke pritur interpretuesen e radhës.
Blitsi i skenës shfaq diçka të cilën nuk mund ta shquaj për momentin dhe ndjej dritën të më verboi sytë.
Picërroj sytë për të parë më qartë siluetën që ndodhet përpara meje.
Ndaloj.
Dalloj një femër.
Të bukur. Magjepsëse.
Por efekti i saj magnetik ndërkohë që neuronet e mia i kthente në metal më bëri të stepesha i trembur e në të njëjtën kohë të ndihesha si i burgosur brenda një makthi.
Një kontakt i rastësishëm sysh i cili më ndryshoi jetën.
Neuronet e trurit lëshuan sinjale paniku, ankthi...
Një gjendje e cila ishte e pashmangshme.
Definitivisht e pashpjegueshme.
Ishte një frikë e përzier me një dëshirë të zjarrtë.
Diçka të cilën doja ta shkatërroja e në të njëjtën kohë isha i gatshëm të shkatërrohesha për të.

                                   ***

Të gjithë e kemi një pikë të dobët.
Të gjithë stepemi prej saj,
të gjithë përpiqemi ta fshehim.

Por çfarë ndodh atëherë, kur frerët e mendjes sonë bien në duar të saj?
Doemos që nuk bien lehtë.
Vetëm nëse jemi ne, ata që e lejojnë.
Vetëm nëse jemi ne që duam si dreqi të kontrollohemi prej saj.

Dhe ja pra, përtej fasadës së perfeksionit në sytë e të tjerëve, vetë ne njerëzit jemi një mister.
Mendja jonë, është si një labirint brenda të cilit fshihet Minotauri që të gjithë i friksohen.
Edhe vetë ne, i friksohemi.

Askush s'e ka një shpjegim të qartë për lojërat që shpesh herë na bën mendja.
Deluzionet, haluçinacionet, ankthi...
Janë të përcaktuara si çrregullime mendore.
Por përse ndodhin çrregullimet mendore?
Vallë është një kujtim i zbehtë nga e kaluara, një traumë të cilën nuk mund ta harrojmë, apo diçka që e shohim krejt rastësisht dhe mbetet në mendjen tonë?

Askush nuk e di këtë përveç mendjes.
E vetmja mënyrë për ta zbuluar, është të marrim sërish në duar frerët e saj.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Aug 12, 2021 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Potenciali i një mendjeWhere stories live. Discover now