Të dua, motër!

20 5 5
                                    

Që kur prekja përmes lëkurës së barkut të mamit dhe ndjeja shkelmat e tua të vogla, që atëherë kuptova se ne të dyja do ishim shumë të lidhura. Kur linde ti, m'u duk sikur dhe unë u ktheva pas në kohë, sillesha çuditshëm vetëm që të të bëja ty të qeshje. Sa kohë e bukur ishte!
Me kalimin e viteve, koha mes nesh krijoi lidhje, krijoi besim dhe shumë dashuri. Tashmë ishte e kotë të hynin mes nesh, jo për gjë, po nuk ia arrinin dot. Por jeta ka sfidat e saj motër, mua më duket sikur po më "godet" më shumë dhe po largohem nga ti. Nuk dua që asnjë dhimbje të zbehi atë që e ruajtëm me fanatizëm unë dhe ti. Nuk dua që asnjë pikë loti të ndaja gëzime në mes. Të dua motër, të kam dritë syri! Mbase më duhet të heq unë çik më shumë që më vonë të di se çfarë këshillash të të jap ty. Më përpara revoltohesha se përse duhesha unë të hiqja dorë nga gjërat që doja, vetëm që të shmangia sherr e mërzi, por tani jam e lumtur që e kam bërë. Si motra e madhe, më takonte mua që të ruaja balancat mes nesh... uroj ta bëj akoma. Edhe tani po heq dorë nga shumë gjëra, por jo më nga dëshira, por po m'i largon jeta. Lutem vetëm që lidhjen tonë mos ta cënoja jeta, le të na lëri siç jemi sepse është koha për të "shijuar" njëra-tjetrën. 
Ke kujdes motër, se bota është e egër, të rrëmben, mbase jo çdo herë mund të jem pranë teje. Bëj kujdes nga njerëzit, sepse ata të zhgënjejnë shumë kur rastisin në zemër të pastër e njomë. Ruaj veten nga plagët e zemrës se thonë që nuk shërohen, përzgjidh me kujdes këdo që zgjedh ta kesh në jetën tënde. Nëse dikush të zgjat dorën kur je në nevojë, mos e lësho kurrë, përpiqu t'ia kthesh kur të ketë nevojë për ty! Ah motër, janë shumë pak ëngjëj në Tokë, por mos ki frikë! Zoti do të të udhëheqi aty ku djajtë e veseve e të mllefit nuk do arrijnë dot kurrë, ki besim! 

Të dua, motër! Where stories live. Discover now