Diku larg

13 4 2
                                    

Ca tinguj të lehtë u shpërndanë lehtas në ajër.

"Oh Zot, qenka dasem!"- thashë me vete.

Befas më lindi dëshira t'i afrohem edhe ta admiroj nga afër atë ndjenjë aq sublime. Çdo gjë ishte magjike, vajza fatlume kishte një fustan tërë shkëlqim dhe buzëqeshja i rrinte për bukuri në fytyrën ëngjëllore. Në krah të saj qëndronte, sigurisht, dashuria e jetës së saj. Një djalosh i gjatë, simpatik dhe shumë i kuruar.

"Përse,-thashë me vete,-s'e pata dhe unë një fat të tillë ? Përse unë përherë do jem me të zeza, përse gjithmonë do e ndiej boshllëkun në shpirt që nuk e kam atë?Përse sa herë që do shikoj çifte unë do jem duke qarë dhe duke kujtuar çastin kur princi im i ëndrrave ndërroi jetë para altarit? Edhe sa kohë do më duhet vallë të marr veten? Edhe sa lot më duhet të derdh që edhe unë të ndihem e plotësuar, që dhe unë të vesh vellon e bardhë dhe të shikoj sytë plot dritë të dikujt që më shikon me buzëqeshje ?... Edhe sa, o Zot?

Por sërish ngela pa përgjigje... vetëm dhe e vuajtur. Iu riktheva rutinës sime, larg lumturisë dhe sa më larg botës... madje diku edhe larg vetes,larg ëndrrave dhe ngjyrave të bukura.
Ah... larg!...😩🥺

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Aug 20, 2020 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Diku larg ...Where stories live. Discover now