"Kapitulli 3"

199 12 2
                                    

Mbremja erdhi. Kisha kaq ore qe ecja sa para mbrapa neper dhome duke menduar nje menyre si te arratisem. Kur befas hapet dera dhe futet perseri ai bukuroshi i meparshem.

Aman Lola edhe ne kete situate qe je ja sheh bukurine. Nuk e di dmth. Bravo!

X : Makina po te pret jashte se bashku me 3 bodyguarda.
Lola : Nga e di ti qe do ta pranoj? Mbase nuk pranoj kushtin tend.
X : Heh, nese te njoh sadopak jam i bindur qe s'ke pasur nevoje fare ta mendosh. Menjehere ke thurur ne koke planet e tua si do ia thuash mamase.

"E drejte - mendova me vete - plane kam thurur plot ama jo si do ia them mamase. Por si te arratisem nga duart e tua."

Lola : Nuk gabon aspak per cudi. Dakord, e pranoj oferten tende. Do flas me mamane, do e bind disi dhe do kthehem.
X : Eja atehere zbresim poshte.

Zbritem poshte, pasi mi rikujtoi kercenimet e tij, se c'do ndodhte nese largohesha prej tij apo beja ndonje te pabere, hipa ne makine dhe u nisa. Me mbyllen syte dhe me lidhen duart derisa u afruam afer shtepise. Kur zbrita njeri prej tyre me bere me shenje 🤫 qe te mbyllja gojen dhe me pas beri me shenje nga arma 🔫
U futa brenda ne shtepi. Mamin e kishte zene gjumi prane oxhakut, me nje liber ne dore dhe syzet e vena. Kur e pashe ashtu, mu dhimbs tja prishja gjumin. I hodha nje batanije siper. Ia putha te dyja duart dhe u mora ere thellesisht.

Lotet nisen te me rridhnin si pika shiu e s'po i ndaloja dot. S'doja ta zgjoja keshtu qe u nisa tek dhoma dhe bera gati valixhen. Futa gjera te panevojshme brenda me idene se do blej te reja kur te largohem nga ky shtet. Vend i ri, jete e re, rroba te reja! Ne rrethana te tjera do fluturoja nga gezimi nga ideja e shopping dhe e rrobave por kete here nuk ndodhi keshtu. Duke i futur shpejt e shpejt, gjej nje foto timen me mamin dhe babin. E mora foton me dy duar dhe rashe ne gjunje fiks mu para pasqyres.

Po shikoja gjendjen time te mjere dhe kete here se mbajta dot. Ja plasa te qares me ze derisa hapet dera dhe futet mami brenda.
Liza : Lola, cke mami?
Lola : Ma, te zgjova. Me fal. - fola nderkohe qe fshija lotet.
Liza : C'ke mami qe qan keshtu? Te jane fryre syte e te jane skuqur nga lotet. Ka ndodhur gje?
Lola : Jo, ma, asgje. Thjesht gjeta nje foto nga femijeria edhe me preku shume. - i tregova foton. Edhe mami u merzit. Jam e bindur qe per kaq shume vite i ka munguar prezenca e partnerit ne krah. Por ajo nuk e dha veten.

Me hoqi foton nga duart dhe me perqafoi fort.
Liza : Ngrihu bej nje dush te ngrohte. Te te bej mami kakao me biskota? Te preferuaren tende
Lola : Ehe. Pastaj do me krehesh floket? Sic beje kur isha e vogel?
Liza : Po si jo, shpirt i mamit. Hajde ngrihu.
U ngritem te dyja. Une hyra ne dush. Uji i ngrohte me beri mire. Vesha pizhamet e mia te ngrohta dhe zbrita poshte tek oxhaku.

Liza : Loolaaa - thirri mami nga kuzhina. Vajta me vrap tek ajo.
Lola : Mami, ca ka?
Liza : Ka ardhur nje leter per ty. Burse shkolle? Qe kur ke aplikuar per burse internacionale ti dhe une nuk dikam gje?

Mosss, ai debili i kishte marre masat per te gjitha. Cfare te beja? Te genjeja mamin per te miren e saj apo ... ti tregoja te verteten edhe tia mbathnim te dyja?! Nuk kisha qene kurre ne kaq shume veshtiresi.
Liza : Lola, planeti Toke te therret.
Lola : Ma, kete bursen,,, nuk eshte e vertet.
Liza : Si nuk eshte e vertete? Lola ca po thua mami?

Mu kujtuan fjalet e atij, e dija qe kudo te shkoja do me gjente. S'mund te rrezikoja nenen time. S'do ia falja vetes kurre nese asaj do i ndodhte gje.
Lola : Dua te them qe, kam aplikuar... para shume kohesh. Edhe une madje e kisha harruar. Pa ma jep ta lexoj..... qenka burse arkitekture, ne Boston. 5 ore larg nga ketu.
Liza : Nuk e dija qe ishe e interesuar per arkitekture. Mendova se te pelqente muzika se me kendon nonstop neper shtepi.

Eh mami as une nuk e dija qe kisha pasion arkitekturen.

Liza : Nje sekond, ketu thote qe neser ne dreke ke fluturimin. Obobo
Lola : Ca ka?
Liza : S'ke bere gati valixhet akoma. Jemi vone. Ah sikur t'na kishte ardhur me heret kjo letra. Ah
Lola : Mami, qetesohu. Mendoja se s'do me lije te ikja.
Liza : Seriozisht mendon se do te ta hiqja nga duart kete mundesi te arte? Absolutisht jo. Marsh perpara te besh gati valixhet.

I qesha dhe ika lart. Sapo kalova kuzhinen u mbeshteta ne mur dhe nisa te qaj pa ze. Nderkohe degjova mamin tek peshperiste ne kuzhine :
Eh Lusi, te erdhi koha ta lesh tet bije te rritet e te perballet me jeten. Sikur te qendronte femije dhe pak.
U ngjita me vrap ne dhome dhe nisa te qaj me ze por duke e mbytur zerin me jastek. Po ulerija pafund por askush s'mund te me degjonte.
E ndava mendjen, do i le nje leter mamit ku i shpjegoj gjithcka dhe do arratisem qe ketu. Sapo te gjej nje vend te sigurt do marr dhe ate me vete.

Shkoi ora 2 e nates. Isha e bindur qe te gjithe po flinin. Mora nje cante te vogel dhe futa te gjithe parate qe kisha mbledhur. Te dilja nga dera e dija qe do pergjohesha. Keshtu lidha carcafet nga krevati e deri ne kat te pare. Zbrita avash avash pa u ndjere por kishte raste kur desh do bija. Sapo kembet me preken token, qesha e lumtur dhe nisa te vrapoj me shpejtesi drejt pyllit pas shtepise. Fantastike! Tani humba rrugen! Si do dal nga ky pyll?

X : Ku po shkon Kesulekuqe? Nuk te ka mesuar mamaja qe nuk dilet vetem ne kete ore?

E njihja kete ze ende pa kthyer koken per ta pare. Te dridhurat me vajten deri ne palce. Dhe kur kthej koken e shoh drejt e ne sy nderkohe qe ai drejt meje mbante armen te drejtuar....

~ To Be Continued ~

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Oct 27, 2020 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Kryqezim fateshWhere stories live. Discover now