🌻𝖋𝖆𝖛𝖘
8 stories
5 shtigje të humbura by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 3,807
  • WpVote
    Votes 928
  • WpPart
    Parts 30
Leira asnjëherë nuk e kishte parashikuar se çfarë kthese do të merrte jeta e saj pas vdekjes së personit më të shtrenjtë për të. E ndodhur tashmë midis ndjenjave dhe një fati të pashmangshëm, dashur pa dashur asaj i duhet të përballet me sfidat që do të ndeshë në pesë rregullatorët e jetës; dashuria, suksesi, dhimbja, kurimi, ndërveprimi. Mirëpo për Leirën gjithçka do të bëhet e hidhur, e vështirë dhe në dukje e pazgjidhshme. A do ta gjejë ajo në cilin nga këto shtigje përket? Fatkeqësi të njëpasnjëshme, mistere dhe gabime fatale. Çdo hap që hedh, e afron më shumë me rrënimin, e largon më shumë nga vetja dhe e turbullon botëkuptimin e saj. Gjithnjë kemi dashur që ëndrrat të bëhen realitet, por a kemi uruar ndonjëherë që realiteti të jetë veç një ëndërr? Gjithçka vërtitet rreth një ligji të vetëm: Ligji i Pentagonit. ©apricater, Wattpad.
Melodi errësire by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 1,655
  • WpVote
    Votes 447
  • WpPart
    Parts 15
Një tragjedi e frikshme që i ndodh një familjeje në të shkuarën, do të shkaktojë që vite më vonë, Roçester Hills të përfshihet nga një masakër e vazhdueshme pa asnjë të dyshuar. Disa vrasje seriale të herëpashershme do të vënë në lëvizje policinë dhe do të mbyllin qytetin me ditë të tëra. "E dija që të merresha me një çështje të tillë ishte e rrezikshme, por vrasja e fëmijëve të pafajshëm ishte edhe më shumë. Kurioziteti nuk më linte të qëndroja pa futur hundët, dhe ideja se viktima e rradhës mund të ishte dikush pranë meje më tmerronte. Shumë njerëz e kanë frikë errësirën, por kujt ia merrte mendja se një ditë do të frikësoheshim nga melodia e një saksofoni?" Një thriller psikologjik i mbushur me mistere të pazgjidhura, krim dhe pikëpyetje pa përgjigje. Për të rrëmuar të vërtetën, kërkojmë sa më larg, por a e mendojmë ndonjëherë nëse i njohim vërtet ata që kemi pranë? ©apricater, Wattpad
Në shpëtim të Gleit by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 2,218
  • WpVote
    Votes 817
  • WpPart
    Parts 26
PËRFUNDUAR Matea u kthye drejt saj furishëm, e lodhur tashmë prej fjalëve të kota dhe shpresave të bazuara në askund: -Këtë herë është ndryshe Kenz! Shumë më ndryshe nga ti ç'e mendon. Nëse herën e kaluar jeta jonë nuk ishte në rrezik, këtë herë atyre nuk do u interesojë nëse marrin jetën e disa fëmijëve që fusin hundët në punët e tyre. Nëse atëherë ishim të humbur në një pyll shumë afër shtëpive tona, këtë herë jemi në një shtet tjetër, kilometra larg familjes! Dhe nëse atë herë udhëhiqeshim nga Glei, kësaj rradhe Glei nuk është me ne. Rreziku është shumë herë më i madh, dhe pa Glein, ne jemi ASGJË! ***** Vëllimi i dytë i "Kur shkenca kthehet në telash" ©apricater, Wattpad.
Jo si çdo verë by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 2,294
  • WpVote
    Votes 652
  • WpPart
    Parts 20
PËRFUNDUAR Për një familje të madhe me dymbëdhjetë anëtarë si ajo e Andersonëve, duket e pamundur që një verë të kalohet siç duhet. Rrëmuja dhe telashet i ndjekin ata kudo, duke krijuar situata të pakëndshme, humoristike dhe që nuk mund të harrohen lehtësisht. Mirëpo çfarë do të ndodhë me ta, pasi të vendosin të kalojnë pushimet të gjithë së bashku pas shumë kohësh larg shtëpisë së tyre? Çfarë do të shkojë keq kësaj rradhe? Një komedi familjare plot me aventura, të qeshura dhe bëma të çmendura. Në një familje si ajo, gjithçka mund të ndodhë. ©apricater, Wattpad.
Pylli i Hënës by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 3,854
  • WpVote
    Votes 1,039
  • WpPart
    Parts 20
PËRFUNDUAR "Kris Hadler dhe Albert Hadler njihen si shkencëtarët më të mëdhenj të kohës. Përveç sukseseve që ata kishin, njiheshin edhe për marrëdhënien e ngushtë si vëllezër. Padyshim që vdekja e Albertit gjatë një ekspedite në Hënë, ku ai u nis dhe nuk u kthye më kurrë, ishte një hidhërim i tmerrshëm për të vëllanë. Kris shprehet se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë, madje do të dëshironte të kishte vdekur ai në vend të tij. " -Pra vëllai i tij ka vdekur në një mision për në Hënë...Mision për në Hënë...Mision i dështuar për në Hënë... Dhe ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer atë ... Do të bënte gjithçka... -A mund të mos i përsëritësh fjalët që thua? -i tha Glei. -Eureka! -thirri Matea dhe sërish të gjithëve iu ngriu gjaku. -Matea, duhet të fillosh të praktikosh pak këto shpërthimet e tua, - i tha Kenzi. -Ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë. I vëllai u nis për një mision në Hënë, por nuk u kthye kurrë. Kështu që ai po mundohet... Po mundohet të sjellë Hënën këtu. -Ai po bën çfarë? -thanë ata të gjithë njëzëri. ***** Vëllimi i parë i "Kur shkenca kthehet në telash" ©apricater, Wattpad.
Azariela✔️(Short story)  by Ninushja
Ninushja
  • WpView
    Reads 860
  • WpVote
    Votes 134
  • WpPart
    Parts 5
Përbindëshat janë realë, fantazmat gjithashtu. Ata jetojnë brenda nesh dhe ndonjëherë ia dalin të fitojnë. Ata zgjedhin njerëzit e dobët, ata zgjedhin njerëzit që dorëzohen lehtë. Njerëzit si Azar. . . . . . . © Të gjitha të drejtat e këtij libri, kësaj ideje janë të miat, AKA @Ninushja . Kopertina bërë nga @Selenophilenian
Më e çmuar se vetë jeta by selenophilenian
selenophilenian
  • WpView
    Reads 5,442
  • WpVote
    Votes 1,230
  • WpPart
    Parts 40
Një vepër arti e natyrës, një magji universale me një ngjyrë blu të thellë. Shkëlqimi i tij është unik dhe ka një karakteristikë të vetme: t'i "dhurojë" vuajtjen e vdekjen atij që e zotëron. Jemi në Indinë misterioze dhe magjike, ku historia ngatërrohet me legjendën, e shenjta me laiken, e mira me të keqen dhe jeta me një, diamant? The Hope Diamond, ose i quajtur ndryshe Le Bijou du Roi (Bizhuteria e mbretit), Le bleu de France (Bluja e Francës) apo Tavernier Blue, ka qenë diamanti më i çmuar dhe më i kërkuar në botë, por njëkohësisht edhe më famëkeqi, më misteriozi dhe më i rrezikshmi. Gjithçka filloi kur diamanti u vodh, nga syri i një idhulli të shenjtë, hyjnisë hindu Sita. Ditët e sotme qëndron i sigurt në Muzeun Kombëtar Smithsonian i Historisë Natyrore në Uashington, D.C., në krye të koleksionit të gurëve të çmuar. Por edhe për sa kohë do të jetë i tillë? Kush do të mundohet ta zotërojë atë sërish, pavarësisht mallkimit që ai gur mbart? Cilat janë objektivat e tjera të këtij personi? Aksion, aventurë, tradhëti, krim. A do të ketë ky diamant sërish një pronar pas kaq shumë vitesh? Nominuar në "The Wattys 2023". ©selenophilenian, Wattpad.