__Immortal___'s Reading List
2 stories
Pylli i Hënës by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 3,850
  • WpVote
    Votes 1,039
  • WpPart
    Parts 20
PËRFUNDUAR "Kris Hadler dhe Albert Hadler njihen si shkencëtarët më të mëdhenj të kohës. Përveç sukseseve që ata kishin, njiheshin edhe për marrëdhënien e ngushtë si vëllezër. Padyshim që vdekja e Albertit gjatë një ekspedite në Hënë, ku ai u nis dhe nuk u kthye më kurrë, ishte një hidhërim i tmerrshëm për të vëllanë. Kris shprehet se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë, madje do të dëshironte të kishte vdekur ai në vend të tij. " -Pra vëllai i tij ka vdekur në një mision për në Hënë...Mision për në Hënë...Mision i dështuar për në Hënë... Dhe ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer atë ... Do të bënte gjithçka... -A mund të mos i përsëritësh fjalët që thua? -i tha Glei. -Eureka! -thirri Matea dhe sërish të gjithëve iu ngriu gjaku. -Matea, duhet të fillosh të praktikosh pak këto shpërthimet e tua, - i tha Kenzi. -Ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë. I vëllai u nis për një mision në Hënë, por nuk u kthye kurrë. Kështu që ai po mundohet... Po mundohet të sjellë Hënën këtu. -Ai po bën çfarë? -thanë ata të gjithë njëzëri. ***** Vëllimi i parë i "Kur shkenca kthehet në telash" ©apricater, Wattpad.
Në shpëtim të Gleit by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 2,216
  • WpVote
    Votes 817
  • WpPart
    Parts 26
PËRFUNDUAR Matea u kthye drejt saj furishëm, e lodhur tashmë prej fjalëve të kota dhe shpresave të bazuara në askund: -Këtë herë është ndryshe Kenz! Shumë më ndryshe nga ti ç'e mendon. Nëse herën e kaluar jeta jonë nuk ishte në rrezik, këtë herë atyre nuk do u interesojë nëse marrin jetën e disa fëmijëve që fusin hundët në punët e tyre. Nëse atëherë ishim të humbur në një pyll shumë afër shtëpive tona, këtë herë jemi në një shtet tjetër, kilometra larg familjes! Dhe nëse atë herë udhëhiqeshim nga Glei, kësaj rradhe Glei nuk është me ne. Rreziku është shumë herë më i madh, dhe pa Glein, ne jemi ASGJË! ***** Vëllimi i dytë i "Kur shkenca kthehet në telash" ©apricater, Wattpad.