anitaflamuraj
një histori e këndshme e fillimit të dashurisë së vërtet, ndrëthurur me fantazi dhe meditim mbi jetën e vërtetë. sfidat, uljet dhe ngritjet, çdo e papritur dhe kthesë që e bën jetën një aventurë.
Në një botë ku secili bën atë që i duket e drejtë në sytë e tij, është shumë e vështirë të kuptosh ngjyrat e vërteta të jetës. Dikur në një mur lexova të shkruar me ngjyrë jeshile këtë shprehje: " Sa herë që arrij të zbuloj kuptimin e jetës ata e ndryshojnë sërisht". Sa të mirëkuptoj i dashuri im njeri, arrij të të kuptoj shumë mirë atë që po më thua. Më ndodh edhe mua , sa herë mendoj se kam bërë dikë të lumtur, ndodh diçka, vjen dikush dhe e prish krejt punën time. Kështu që unë ngelem sërisht përballë pyetjes, a duhet të tërhiqem apo të nis nga e para?