𝐌𝐘 𝐁𝐎𝐎𝐊𝐒
22 stories
Zbatica e fundit ne Gjirin e Henes. ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 46
  • WpVote
    Votes 3
  • WpPart
    Parts 6
Ne te dashte zemra, do me japesh nje dore ta shtrengoj dhe nje shpatull ku te mbeshtetem sa here qe fryma me zihet ne kraharor. Ne te dashte zemra, do me puthesh syte, hunden, ballin dhe do me perqafosh fort aq sa te degjohet kercitja e kockave. Ne te dashte zemra, e shtrenjta ime, do perkujdesesh per mua si te jem ende foshnje ne djep, do me ushqesh me doren tende kur imja dridhet e do me zgjedhesh teshat qe do vesh dhe per kete vere. Ne te dashte zemra, s'do me leshosh kurre se ne me lente dora jote e bute e shtrengimi gati memesor te zere te davaritet, zbatica do me marre e do me çoje ne fund te detit me planktonet fotosintetizues. Ne te dashte zemra, s'do me harrosh kurre: menyren se si flisja me togje fjalesh te perzgjedhura, si ecja krah teje me autoritetin e nje burri pakça se femer, si te buzeqeshnin syte e mi kur buzet s'bindeshin. Ne te dashte zemra, e shtrenjta moter, do me lesh te shkoj kur te ta kerkoj ne e gjetsha guximin te ta kerkoj ndonjehere. Filluar me: 04/11/2025. Mbaruar me: 14/11/2025.
Hijet nen veren e 1969. ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 321
  • WpVote
    Votes 70
  • WpPart
    Parts 34
Vera e '69-tes u njoh per levizjen e hipive, muziken e paharrueshme dhe protestat e vazhdueshme kunder luftes duke u mundesuar njerezve ta shikonin nga nje kendveshtrim tjeter te gjithe boten e mrekullueshme kur rrethohej nga drita e rrezeve te diellit. Tre motrat dhe dy vellezerit e familjes Elsuorth perplasen ne skuta te ndryshme duke i dhene vetes dhe njeri-tjetrit nje vere magjike dhe perrallore qe ose do i perndiqte gjate gjithe kohes, ose do i digjte per se gjalli ne dhimbje, shprese dhe mall. "-Nese bota do te perfundonte sot, per çfare do te pendoheshe me shume? -Qe mendova per vdekjen gjate gjithe kohes qe isha gjalle. " Filluar me: 25/02/2025. Mbaruar me: 12/08/2025.
Premtome qe do e mbyllesh deren. ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 1,202
  • WpVote
    Votes 120
  • WpPart
    Parts 42
Ne nje toke te huaj, poshte avioneve luftarake me pilotet armiq, nje grup i çoroditur i ushtareve trima çapiten ne balte me uniformat e perlyera ne gjakun e miqve luftetare. Nje arme ne brez, nje dridhje ne fundshpine, nje buzeqeshje shokut te plagosur qe fryma po e leshon ngadale. Kjo lufte e mallkuar, qe vrau, theri nje milion shpirtra dhe nje mije te tere i copetoi. Nje thirrje per ndihme. Nje buzeqeshje pas kraheve. Nje e shtene, nje fishkellime. Perpara luftes, Xhuliusi ndiqte monotonine e nje jete te thjeshte me shoket e ngushte te femijerise duke imituar avionet luftarake dhe duke luajtur nje loje aksioni inekzistente me llastike te parrezikshem. Menjehere ne hyrje te 1939-tes kur Polonia bie ne duart e gjermaneve, jeta e Xhuliusit ndryshon pergjithmone duke u kthyer nga nje monotoni e thjeshte dhe e lodhshme ne nje ferr te perbindshem. Filluar me: 19/09/2024. Mbaruar me: 15/04/2025.
Qiriri i shpreses. ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 4,495
  • WpVote
    Votes 726
  • WpPart
    Parts 28
"Qiriri i shpreses" Telefonata e mberritur ne jetimore e ben Amourin te reflektoje se prinderit e tij jane gjalle dhe duan ta kene serish ne krahet e tyre. Bashke me vellain e tij me te madh, Benjaminin, largohet prej jetimores drejt shtepise se tij. Aventura qe ai kishte menduar se do te ishte e thjeshte, rezultoi te ishte nje rruge e mbushur me gropa. Njerezit qe Amouri njihte kishin ndryshuar dhe bota me ngjyra ishte bere e zeze dhe e shemtuar. E vetmja gje qe ai kerkon te arrije eshte pasteli i ngjyrave qe do te gjeje ne familjen e tij.
Zambaku i ujit. ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 321
  • WpVote
    Votes 25
  • WpPart
    Parts 5
Trafiku i tmerrshem ne rrugen kryesore te Melburnit çon ne nje menyre tragjike ne zhdukjen e nje vajze trembedhjete vjeçare. I vellai, Xhasperi qe ishte shoferi ne makine, pohon se e motra ishte ne sediljet e pasme gjate gjithe kohes duke degjuar kenget e Eminemit. Ajo qe gjen policia ne sediljet e pasme nuk jane as pika gjaku dhe as gjurme gishterinjsh, por vetem nje zambak uji.
Nëse të vras i pari. ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 2,427
  • WpVote
    Votes 166
  • WpPart
    Parts 49
Një zinxhir vrasjesh të çuditshme në Arlingtonin e 2007-tës tërheqin vëmendjen e Celestës. Në trupat e viktimave nuk gjendet asnjë shenjë ADN-je dhe asnjë gjurmë që të lë të ndjekësh një pistë, përveç disa faqeve të librave të Shekspirit. Në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur vrasësin në dokumentet e të atit polic, Celesta kërkon ndihmën e shokut të saj të klasës dhe njëherësh vëllait të njërit prej viktimave, Lysander Rajsit. Shtatëmbëdhjetë vjet më pas, Arlingtoni verior trondit departamentin e policisë dhe prish imazhin e paqtë të jetës së Lysander Rajsit. Duke e kuptuar se po luhet e njëjta lojë e pisët si më parë, ai merr përsipër çështjen dhe fokusohet në gjetjen e vrasësit përpara se gjërat të shkojnë më ters. I vetmi ndryshim nga vrasjet e mëparshme është se në trupat e viktimave ndodhen faqe të librave të Dostojevskit. Filluar më: 28/03/2024. Mbaruar më: 12/06/2024.
Ters ne hotelin "Tersi". ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 1,720
  • WpVote
    Votes 209
  • WpPart
    Parts 27
Helbruket zor se arrinin te gezonin pushimet e luksit. Kur burri i familjes, Fin Helbruku rezervon suiten me te madhe te hotelit luksoz "Tersit" gjate pushimeve te dimrit per nje jave pushime vere, ata e dine tashme se i pret nje vere e re dhe e paharrueshme. Por vera e paharrueshme dhe e mrekullueshme u tregon per te disaten here se familja e madhe e Helbrukeve eshte e destinuar te gezoje me shume tersin se kenaqesine. Çfare ndodh kur ne suiten me te madhe te hotelit "Tersi", Helbruket gjejne nje trup te vdekur dhe te panikosur nga ideja se policia do te dyshoje tek ta, zgjedhin ta fshehin trupin?
Une ne mes. ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 990
  • WpVote
    Votes 114
  • WpPart
    Parts 20
'-Ne te gjithe besojme ne Zot. -Po Zoti a beson tek ne?' Patrik Esuardi, burre beqar pas divorcit me te shoqen, bie ne kurthin e kujdestarise per vajzen e tij adoleshente pas nje vdekjeje te papritur. Duke u perpjekur te balancoje kujtimet e se shkuares dhe te fokusohet ne ato te se ardhmes, ai e gjen veten ne mes. Perpjekja e tij per te qene versioni me i mire i vetvetes e ve perballe zgjedhjeve te reja ne jeten qe nuk e dinte se e kishte.
"Perqafime, numri nje". ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 2,762
  • WpVote
    Votes 499
  • WpPart
    Parts 34
Ne vitin 2023, Marta Almasit i vjen nje ftese nga nje i panjohur qe i prenzatohet si numri nje se i ka prere nje bilete per ne ishullin e Thonuzit, ne Greqi. Ende e rrenuar nga divorci me te shoqin dhe duke u ndjere e vetme, ajo pranon t'i besoje nje te panjohuri dhe te shkoje ne nje qytet te panjohur vetem per te gjetur aty nje grup njerezish nga e shkuara e saj. E vetmja gje qe Martes nuk i kishte shkuar ne mendje ishte fakti se numri nje do te ishte edhe vrasesi i pabesueshem ne ate ishull te vogel. Dy vite me pare, Xhudi Kardos e shihte jeten bardhe e zi. Nje viktime e bullizmit dhe duke u perpjekur te dale ne siperfaqe, ajo zhytet ne nje bote me ngjyra me te erreta se grija. Jeta qe ajo enderronte te bente ishte vetem nje enderr e larget, te cilen ajo nuk mund ta arrinte kurre. Pikerisht pranimi i faktit se nuk je i afte ta kapesh diçka, e ben njeriun te dorezohet perpara gjithçkaje: edhe perpara jetes. Filluar me: 22/06/2023. Mbaruar me: 28/07/2023.
321 agime larg. ✔ by blue__writer1
blue__writer1
  • WpView
    Reads 1,660
  • WpVote
    Votes 278
  • WpPart
    Parts 31
Filadelfia me ndertesat e saj te larta i kishte dhene Akait gjithmone nje pamje te bukur te agimit te diellit. Jeta e saj e thjeshte dhe monotone qe pas largimit te te vellait ne ushtri ndryshon menjehere kur ajo behet deshmitare e nje virusi vdekjeprures qe vret shokun e saj me te mire. Rrethanat e bashkojne me te vellain dhe me njerez qe nuk i njeh, te cilet perhere duke rendur perpiqen te gjejne nje menyre si dhe pse te mbijetojne ne nje kaos te pakuptimte. Filluar me: 04/05/2023 Mbaruar me: 04/06/2023