Elenco di lettura di Alissa111
59 stories
Kur Errësira Flet. by MyEmoGuideInspire
MyEmoGuideInspire
  • WpView
    Reads 681
  • WpVote
    Votes 53
  • WpPart
    Parts 25
Ëndrrat janë dritat e fundit që ndizen në shpirtin e atyre që duan të ikin nga kjo botë. Dritat që mbajnë të gjallë ata që ecin në errësirë. Por... çfarë ndodh kur ëndrrat më në fund realizohen, dhe ti prapë ndjen dëshirën të largohesh? A është ky fundi... apo fillimi i së vërtetës që ke shmangur gjithë jetën?
Tradhëtarja✔ by DanielaTraja
DanielaTraja
  • WpView
    Reads 1,841
  • WpVote
    Votes 221
  • WpPart
    Parts 27
E mira dhe e keqja...cfare eshte nje tradheti? E keni pare ndonjehere tradhetine ne kendveshtrimin e tradhetarit/es?
Trëndafili i Gjakut by O_Troka
O_Troka
  • WpView
    Reads 703
  • WpVote
    Votes 277
  • WpPart
    Parts 35
Coralia ka mësuar t'i fshehë plagët nën një buzëqeshje të heshtur. Trupi i saj është fushë beteje, mendja e saj është strehë stuhish. Me sytë e artë që të gjithë i gjykojnë dhe një shpirt që s'e ka prekur askush, ajo s'e di më nëse kërkon shpëtim apo dënim. Sylusi - një mjek i ftohtë, i martuar, me një zemër që ka harruar si të ndjejë. Kur ajo hyn në zyrën e tij, diçka në të çahet. Ajo s'është si pacientet e tjera. Ajo është rreziku që tërheq, shpirti që digjet pa flakë. Në kufirin midis shërimit dhe mëkatit, nis një histori që s'duhej të ndodhte. Por disa zjarre nuk digjen. Ata ndriçojnë errësirën.
Rikthim i Prangosur by Ksevia21
Ksevia21
  • WpView
    Reads 30,019
  • WpVote
    Votes 1,150
  • WpPart
    Parts 65
Ai e urren për pushtetin, që ajo ka mbi jetën e tij. Ajo e do për përbindëshin, që ai është në botën e saj. Për të marrë kurorën e përgjakur të hakmarrjes dhe të posedojë helmin e fitores, Gideon Tenebri sfidohet, që të paguajë si çmim edhe jetën e saj, dhe ajo vendos të zgjedhë luftën kundër tij, për të arritur paqen e humbur. Plotësisht e ndaluar, për t'u pasur edhe në mendime, ai duhet ta mbajë emrin e asaj gruaje me çdo kusht në listën e armiqve të vet, pavarësisht se kthimi tek ajo vazhdon t'i jehojë në mendje si melodi e preferuar, që nuk e harron dot dhe tundimi, për të rrënuar çdo pengesë ndaluese, sado plagë të marrë prej tyre, fillon të ngjajë i pashmangshëm. Ama i kujt armik duhet të bëhet ai tani, për t'ia dalë mbanë: i vetes, që ka qenë gjithmonë zgjedhje e dytë, i familjes, që ka vetëm atë për litar shpëtimi, apo i gruas, që premton se jeta do bëhet shumë më tepër interesante dhe e bukur me atë në krah?
Konviktorja by annelann
annelann
  • WpView
    Reads 8,392
  • WpVote
    Votes 1,192
  • WpPart
    Parts 100
Ajo e kapi prej jakës së bluzës, e afroi pranë vetes dhe i pëshpëriti: "Dua të bëj dashuri me ty..." Kian ngriu, mbylli sytë një sekondë, duke bërë llogaritë me veten dhe universin. Po pyeste veten nëse e kishte dëgjuar mirë por nuk guxoi ta pyeste. E dëshironte aq shumë atë femër sa ishte e dhimbshme, por jo kështu, jo ndërsa asaj i ngatërrohej dyshemeja me tavanin. - Shpirt... je e dehur- i tha me vështirësi, si dikush që po lufton me zjarrin brenda vetes. Ajo u shty pak mbrapa, e lënduar, e hutuar. - Pra... nuk më dëshiron? - Po të dëshiroj," tha ai, duke buzëqeshur me një butësi që i dilte në pah sa herë që ishte me Sarën. "Por ti nuk je mirë. Dua të jesh e kthjellët kur ta vendosësh këtë gjë. Ajo u ngrit pak, e çoroditur, e emocionuar, e nervozuar, të gjitha bashkë. "Dhe unë që vesha setin sexy... atë që më bleu Ela... për ty!" Kian qeshi lehtë, me atë lloj qeshje që nuk tall, por që thjesht e do personin për pafajësinë e tij të çmendur.
Fiksimi i errët (Shqip) by Erieri27
Erieri27
  • WpView
    Reads 9,773
  • WpVote
    Votes 585
  • WpPart
    Parts 41
Kur Phakan-i i ardhshëm dhe i pamëshirshëm i Bratvas i vë sytë te bija e bukur dhe e paprekshme e një Capoje të fuqishëm rus, asgjë - as gjaku, as plumbat apo tradhtia - nuk do t'i qëndrojë në rrugën e tij. Nikova Morozov ka jetuar gjithmonë nën hijen e perandorisë së babait të saj, e stërvitur për të qenë një gur i përsosur në një lojë të rrezikshme aleancash. Por kur Ronan Volkov, phakani i ftohtë, llogaritës dhe pa emocione i Bratva-s, deklaron se do të jetë nusja e tij, bota e saj shkatërrohet. Ai nuk pyet. Ai kërkon. Nikova duhet të vendosë: t'i dorëzohet burrit që e sheh atë si të tijin... ose të bëjë një luftë që mund të mos mbijetojë. "Fiksimi i Errët" është një romancë e errët mafioze e mbushur me rrezik, dëshirë dhe një dashuri që digjet si një armë e mbushur. #1-Fiksimi i Errët (Ronan Volkov - Nikova Morozov)-në vazhdim #2-Fiksimi i Ëmbël (Emilio Russo - Sofia Harper)-[së shpejti] #3-Fiksimi i Gabuar (Viktor Markov - Anika Romaro)-[së shpejti] #4-Fiksimi i Heshtur (Rafael Orolov - Aleksandra Valentini)-[së shpejti] #5-Fiksimi i Ndaluar (Dante Romaro - Elena Danverport)-[së shpejti]