RozalindaStoja's Reading List
3 stories
Nje Fund Me Ty (3) by AIGIMIV
Nje Fund Me Ty (3)
AIGIMIV
  • Reads 276,123
  • Votes 11,186
  • Parts 52
Xhoni Gega kishte ndjere gjithcka ishte per tu ndjere. Ishte i bindur qe pasketej , asgje te re nuk do te ndiente. Vec versione me te pakta te ndjesive qe tashme kishte perjetuar. Perdite e me pak, derisa te mirepriste fundin. Po ta pyesnin a mund te ishte nje femer fundi i tij, ai nuk do te hezitonte aspak qe te pergjigjej 'kurre'. Po ta pyesnin a ishte aq i bindur per kete sa te vendoste doren ne zjarr, do ti pergjigjej 'jo'. Jo vec doren. Do ishte hedhur i teri ne zjarr. Do kishte hedhur shpirtin ne zjarr i bindur qe nje femer nuk do te mjaftonte kurre per te qene nje ndryshim per te, lere pastaj te ishte nje fund. Mirepo, teksa priste me entuziasem nje fund per episodet e ndjesive te njejta, nuk e kishte idene se ndryshimin do e gjente pikerisht tek fundi. Oh, fundi do ti dhimbte ndryshe. E ajo do ti dhimbte si nje fund.
Nje Mes Me Ty (2) by AIGIMIV
Nje Mes Me Ty (2)
AIGIMIV
  • Reads 150,783
  • Votes 9,836
  • Parts 54
- Pra, beson ne fund te lumtur? -Jo.-nuk ndaloi te mendonte qofte edhe nje sekonde. -Jo?!-nuk u mundua aspak te fshihte zhgenjimin qe mori nga pergjigja e tij. -Nuk mund te jete edhe fund, edhe i lumtur. A nuk vdesim te gjithe ne fund?-mblodhi supet e vajza vec tundi koken.-Besoj ne mes te lumtur.-shtoi me tej duke mbire keshtu nje buzeqeshje te madhe ne fytyren e saj me menyren sesi ai i shikonte gjerat.
Nje Fillim Me Ty (1) by AIGIMIV
Nje Fillim Me Ty (1)
AIGIMIV
  • Reads 106,235
  • Votes 6,233
  • Parts 30
Teksa linte pas pemen ne fund te rruges, xhamin gjysem te hapur te dritares se katit te dyte, shpinen kishte kthyer. Nuk do te kthente kurrsesi koken per te pare mungesen e nje shikimi qe nga pas nuk po e ndiqte ne kete nate te erret. Le te ishte nje arrogant ne ikje. Me shpinen e kthyer do e braktiste gjithcka. Le te konsiderohej nje fatlum mosmirenjohes qe nuk denjoi te hidhte syte e te pershendetej per te fundit here me gjithcka kishte nderkohe qe ne realitet ai thjesht ishte nje fatkeq qe e kishte te pamundur ti thoshte 'lamtumire' asaj gjithckaje nese do te kthente koken edhe njehere. Teksa braktiste naten, pemen, rrugen e mbase gjithcka tjeter qe njihte, nuk mundej te mos mendonte se nderkohe qe njerezit luteshin per nje fund te bukur, ai kishte dashur fare pak. Ah, sikur Argenti te kishte patur fatin te kishte vec nje fillim.