Jona list
2 stories
Më e çmuar se vetë jeta by selenophilenian
selenophilenian
  • WpView
    Reads 5,442
  • WpVote
    Votes 1,230
  • WpPart
    Parts 40
Një vepër arti e natyrës, një magji universale me një ngjyrë blu të thellë. Shkëlqimi i tij është unik dhe ka një karakteristikë të vetme: t'i "dhurojë" vuajtjen e vdekjen atij që e zotëron. Jemi në Indinë misterioze dhe magjike, ku historia ngatërrohet me legjendën, e shenjta me laiken, e mira me të keqen dhe jeta me një, diamant? The Hope Diamond, ose i quajtur ndryshe Le Bijou du Roi (Bizhuteria e mbretit), Le bleu de France (Bluja e Francës) apo Tavernier Blue, ka qenë diamanti më i çmuar dhe më i kërkuar në botë, por njëkohësisht edhe më famëkeqi, më misteriozi dhe më i rrezikshmi. Gjithçka filloi kur diamanti u vodh, nga syri i një idhulli të shenjtë, hyjnisë hindu Sita. Ditët e sotme qëndron i sigurt në Muzeun Kombëtar Smithsonian i Historisë Natyrore në Uashington, D.C., në krye të koleksionit të gurëve të çmuar. Por edhe për sa kohë do të jetë i tillë? Kush do të mundohet ta zotërojë atë sërish, pavarësisht mallkimit që ai gur mbart? Cilat janë objektivat e tjera të këtij personi? Aksion, aventurë, tradhëti, krim. A do të ketë ky diamant sërish një pronar pas kaq shumë vitesh? Nominuar në "The Wattys 2023". ©selenophilenian, Wattpad.
Kaos: Teoria e Fundit by selenophilenian
selenophilenian
  • WpView
    Reads 3,452
  • WpVote
    Votes 654
  • WpPart
    Parts 24
Të gjithë e kanë frikë vdekjen. Shpesh e përshkruar si e egër dhe e errët. Të paktën kështu mendojnë njerëzit. Por a është në të vërtetë e tillë? Doktor Valdmar Andris, gjatë një eksperimenti shkencor mbi një trup të vdekur në Lituani, zbulon diçka që do ta çonte botën drejt shfarrosjes. I bindur se e kishte të pamundur të jetonte me një ide të tillë, kryen vetëvrasje një ditë më vonë, duke varrosur kështu këtë sekret me veten e tij. Disa muaj hetim për shkaqet që çuan doktorin në vetëvrasje pa asnjë rezultat, bëjnë që vajza e tij Svajone Andris, të vihet në kërkim e vetme për të mësuar më shumë, duke anashkaluar jetën e saj të përditshme. Çfarë do të mësojë ajo? A do të mund ta menaxhojë situatën në të cilën është futur? Vetëvrasje apo sabotim? E errët dhe e egër. Jeta apo vdekja? Një kaos do të ndodhë. Nga dëshira për ta jetuar jetën, apo për t'i dhënë fund asaj? ©selenophilenian, Wattpad.