onlyonequeen's Reading List
4 stories
Në shpëtim të Gleit by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 2,218
  • WpVote
    Votes 817
  • WpPart
    Parts 26
PËRFUNDUAR Matea u kthye drejt saj furishëm, e lodhur tashmë prej fjalëve të kota dhe shpresave të bazuara në askund: -Këtë herë është ndryshe Kenz! Shumë më ndryshe nga ti ç'e mendon. Nëse herën e kaluar jeta jonë nuk ishte në rrezik, këtë herë atyre nuk do u interesojë nëse marrin jetën e disa fëmijëve që fusin hundët në punët e tyre. Nëse atëherë ishim të humbur në një pyll shumë afër shtëpive tona, këtë herë jemi në një shtet tjetër, kilometra larg familjes! Dhe nëse atë herë udhëhiqeshim nga Glei, kësaj rradhe Glei nuk është me ne. Rreziku është shumë herë më i madh, dhe pa Glein, ne jemi ASGJË! ***** Vëllimi i dytë i "Kur shkenca kthehet në telash" ©apricater, Wattpad.
Pylli i Hënës by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 3,854
  • WpVote
    Votes 1,039
  • WpPart
    Parts 20
PËRFUNDUAR "Kris Hadler dhe Albert Hadler njihen si shkencëtarët më të mëdhenj të kohës. Përveç sukseseve që ata kishin, njiheshin edhe për marrëdhënien e ngushtë si vëllezër. Padyshim që vdekja e Albertit gjatë një ekspedite në Hënë, ku ai u nis dhe nuk u kthye më kurrë, ishte një hidhërim i tmerrshëm për të vëllanë. Kris shprehet se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë, madje do të dëshironte të kishte vdekur ai në vend të tij. " -Pra vëllai i tij ka vdekur në një mision për në Hënë...Mision për në Hënë...Mision i dështuar për në Hënë... Dhe ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer atë ... Do të bënte gjithçka... -A mund të mos i përsëritësh fjalët që thua? -i tha Glei. -Eureka! -thirri Matea dhe sërish të gjithëve iu ngriu gjaku. -Matea, duhet të fillosh të praktikosh pak këto shpërthimet e tua, - i tha Kenzi. -Ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë. I vëllai u nis për një mision në Hënë, por nuk u kthye kurrë. Kështu që ai po mundohet... Po mundohet të sjellë Hënën këtu. -Ai po bën çfarë? -thanë ata të gjithë njëzëri. ***** Vëllimi i parë i "Kur shkenca kthehet në telash" ©apricater, Wattpad.
Melodi errësire by apricater
apricater
  • WpView
    Reads 1,655
  • WpVote
    Votes 447
  • WpPart
    Parts 15
Një tragjedi e frikshme që i ndodh një familjeje në të shkuarën, do të shkaktojë që vite më vonë, Roçester Hills të përfshihet nga një masakër e vazhdueshme pa asnjë të dyshuar. Disa vrasje seriale të herëpashershme do të vënë në lëvizje policinë dhe do të mbyllin qytetin me ditë të tëra. "E dija që të merresha me një çështje të tillë ishte e rrezikshme, por vrasja e fëmijëve të pafajshëm ishte edhe më shumë. Kurioziteti nuk më linte të qëndroja pa futur hundët, dhe ideja se viktima e rradhës mund të ishte dikush pranë meje më tmerronte. Shumë njerëz e kanë frikë errësirën, por kujt ia merrte mendja se një ditë do të frikësoheshim nga melodia e një saksofoni?" Një thriller psikologjik i mbushur me mistere të pazgjidhura, krim dhe pikëpyetje pa përgjigje. Për të rrëmuar të vërtetën, kërkojmë sa më larg, por a e mendojmë ndonjëherë nëse i njohim vërtet ata që kemi pranë? ©apricater, Wattpad
Crime and punishment by Fyodor Dostoyevsky by mathsskov
mathsskov
  • WpView
    Reads 11,287
  • WpVote
    Votes 144
  • WpPart
    Parts 42
Raskolnikov, a destitute and desperate former student, wanders through the slums of St Petersburg and commits a random murder without remorse or regret. He imagines himself to be a great man, a Napoleon: acting for a higher purpose beyond conventional moral law. But as he embarks on a dangerous game of cat and mouse with a suspicious police investigator, Raskolnikov is pursued by the growing voice of his conscience and finds the noose of his own guilt tightening around his neck. Only Sonya, a downtrodden sex worker, can offer the chance of redemption.