dreamyera's Reading List
2 stories
Shefi im by _aleksis26
_aleksis26
  • WpView
    Reads 67,351
  • WpVote
    Votes 4,915
  • WpPart
    Parts 33
A wattpad featured story! Highest ranking: #1 in CHICKLIT 'Sjellja e tij indiferente e bëri Enxhin të pyeste veten a e kishte kuptuar vallë që ajo ishte aty. Po vazhdonte të shikonte dosjen, sikur në dhomë të mos ndodhej askush. Manuel. Manuel. E ripërsëriti disa herë emrin e tij ne kokë. Manuel. Bëri edhe disa hapa përpara dhe kroi lehtë fytin. -Përshëndetje, jam këtu për...- filloi të flasi me zë të ulët, edhe pse ai e dinte këtë gjë më së miri. -E di përse je këtu,- e ndërpreu menjëherë me zërin më të thellë dhe më autoritar që kishte dëgjuar ndonjëherë.' Jeta nuk ka qenë shumë bujare me Enxhin. E mbetur pa prindër dhe me një motër të vogël për të cilën të kujdeset, ajo nuk i ka lënë asgjë në dorë fatit. Por pikërisht kur mendoi se gjërat nuk mund të komplikoheshin më tepër, ishte rastësia që e vuri përpara Manuelit, shefit të ri kokëforte, për ndryshe, versionit njerëzor të një migrene. Përse fati vendos përballë njëri tjetrit një femër së cilës i është dashur të luftojë gjithmonë për atë që meriton, me një mashkull që në dukje ka gjithçka? Një histori ku kryqëzohen dy realitete të ndryshme, por dy shpirtra të njejtë. Një roman me pasione, premtime të thyera, fletë të bardha zyre, të shkuara të errëta dhe një dashuri të fortë.
Kidnapped To Be His//Shqip by _aleksis26
_aleksis26
  • WpView
    Reads 49,951
  • WpVote
    Votes 3,220
  • WpPart
    Parts 28
Ktheva kokën dhe e vështrova me pikëpyetje. Instiktivisht ngrita një vetull. -E di që je shumë seksi kur e bën atë,-pëshperiti në mënyrë seduktive duke u afruar akoma më shumë. Tashmë frymëmarrja e tij ritmike më binte në buzë. Vetëm disa centimetra i ndanin sytë tanë. 〰 Kisha lexuar libra që flisnin për vajza që rrëmbeheshin dhe zgjoheshin në një dhomë të errët, e më pas binin në dashuri me rrëmbyesit e tyre. Brroçkulla me bisht! Por kjo s'kishte per të ndodhur me mua. 〰 Definitely NOT your avarage kidnapper-victim story! #1 in abuse (12/7/2018) 〰 This book is written in my native language. No part of the information is allowed to be copied, shared or reproduced in any kind of way without the author's permission./ Ky libër është shkruar në gjuhën time amëtare. Asnjë pjesë e informacionit nuk lejohet të kopjohet, shpërndahet apo ndryshohet ne çfarëdolloj forme pa lejen e autorit. 〰 P.S; I papërpunuar, thjesht sepse unë jam përtace. Do përpunohet në një të ardhme jo të afërt. 〰 WARNING: mature content (as if that's ever stopped anybody) But, read it at your own risk. 〰 cover credits: @thatawkwardgurrl