71120018215a
Poezi nga Fatma Jasini
TË LUTEM, ZOTI KAMARIER !
Isha vetëm edhe pse mes dhjetëra njerëzish,
Flokët , i kisha lëshuar si gjithmon',
Shtyva pakëz mesin e tavolinës,
E u ula si një gjethez që bie në tokë.
Sytë më vezulluan kur po shihja qiellin,
Përherë ngatërrohesha keq në të...
Më frymëzonte aq sa ishte vetë i tëri,
Shshshshsht ....mos të bëj' zhurmë asnjë!
''Zonjushë, zonjushë, do porosisni ndonjë gjë ?''
Dhe e tha jo një , po tre herë,
Dhe unë , pa ia hequr sytë qiellit, i thashë,
''Të lutem , një laps dhe një leter , zoti kamarier!